Author: Jeta almakos

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në takim është shprehur gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke i theksuar mundësitë potenciale për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i riafirmuar përpjekjet për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet, përmes përforcimit të vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

“Italia është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut, kurse rezultatet e arritura të vendit tonë në rrugën e integrimeve evropiane duhet të kenë përfundim adekuat me hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim”. Këto ishin pikat kryesore nga takimi i djeshëm i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij italian Mario Dragi, i cili u zhvillua gjatë vizitës dyditore të delegacionit të Maqedonisë në Romë me rastin e 24 majit – Ditës së Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Të dy kryeministrat ishin të përpiktë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është kyç për rajonin dhe prosperitetin…

Lexo më Shumë

Statistikat e Fondit për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut tregojnë se barnat që ndikojnë në sistemin qendror nervor, bëjnë pjesë në treshen e barnave më të përdorura nga ana e qytetarëve të vendit, krahas atyre që përdoren për traktin digjestiv dhe për sëmundje të zemrës. Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 2 milionë e 400 mijë receta për sëmundje që kanë të bëjnë me shqetësimet e shëndetit mendor, përkatësisht barna për të trajtuar çrregullime të panikut dhe ankthit. Ky numër është më i madh se numri i përgjithshëm i banorëve të këtij vendi. Mjekët thonë se këto…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, ku në Shkup do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq. Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe për perspektivën evropiane…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.05.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 370 drejtues mjetesh të sanksionuar. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 110 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 260 në vend të banuar. Aksionet e intensifikuara…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë bullgare në pushtet “Vazhdojmë me ndryshimet” Venko Sabrutev kërkon reliktet e Car Samuelit që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë. Ai kërkon garanci dhe gjeste nga Maqedonia që të lejojnë vendin të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE). Ai thotë se temat aktuale për popullin bullgar janë inflacioni, çmimet e karburanteve dhe kriza e gazit, jo Maqedonia. Deputeti mendon se duhet kërkuar konsensus kombëtar për çështjen e Maqedonisë së Veriut. “Fqinji ynë perëndimor duhet të përmbushë detyrimet e saja dhe të bëjë gjeste ndaj Bullgarisë për t’i konfirmuar popullit bullgar se do të ndryshojë politikën e saj”,…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është në Romë për vizitë pune në kuadër të shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi. Në kuadër të të vizitës, të pranishëm janë gazetarë dhe punëtorë mediatikë në disa mediume që të informojnë për ngjarjen. Për zgjedhjen e këtyre mediumeve private, që është në llogari të buxhetit të qytetarëve, nuk ka sqarime nga ana e Qeverisë, cilat janë kriteret dhe pse pikërisht këto mediume janë ftuar. Jashtë faktit që vizitat qeveritare në llogari të shtetit duhet të ndiqen nga serviset mediatike publike,…

Lexo më Shumë

Emra të njohur të zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut ndaj të cilëve janë deponuar akuza për dyshime për korrupsion dhe veprime të paligjshne. Gjithë këtë punë e ka bërë kabineti i zëvendëskryeministres për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, e cila ka dërguar deri te institucionet akuza për sjellje të mundshme korruptive dhe kanë nisur procedurat. Këto dyshime Kabineti i merr ose përmes qytetarëve, përmes qendrës së thirrjeve për këtë qëllim, ose përmes bashkëpunimit me Komisionin Antikorrupsion apo sektorin civil. Në një intervistë për Faktor, Grkovska zbuloi më shumë detaje rreth luftës së kabinetit të saj kundër…

Lexo më Shumë

Nipi i Sergei Shoigu, i cili është krahu i djathtë i ministrit rus i Mbrojtjes, është vrarë në luftën e Ukrainës. Adam Khamkhoyev, 30-vjeç, komandant i njësisë parashutiste u vra të premten në mbrëmje në Ukrainë, dhe pas disa ditësh u varros në provincën jugore të Ingushetisë në Rusi, transmeton Telegrafi. Daja i tij, 58 vjeçi, gjeneral-kolonel Yunus-Bek Yevkurov, zëvendësi i ministrit të mbrojtjes ruse, gjithashtu mori pjesë në funeral, por jo me veshje ushtarake. Vdekja e Khamkhoyev do të thotë se ai është familjari i parë i ndonjë zyrtari të lartë nga administrata e Putinit, që është vrarë në…

Lexo më Shumë

Një përleshje e madhe me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Stamboll të Turqisë. Nga përleshja ka të plagosur, por ende nuk është raportuar për viktima. Ngjarja ka ndodhur në Kapali Çarshi, respektivisht në pjesën e quajtur Beyazit Çarshi. Mediumet vendase raportojnë se ka qenë përleshje mes dy grupeve qe kanë qenë në armiqësi, ndërkaq raportohet se një person është në rrezik për jetë. “Sot rreth orës 10.30 në afërsi të lagjes Fatih Ilçemiz, në rrugën Beyazit Mahallesi Çadircilar, një përleshje verbale mes dy grupeve të cilat kanë qenë në armiqësi, është kthyer në përleshje me armë. Në…

Lexo më Shumë

Një diplomat rus, që shërben në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, njoftoi dorëheqjen si shenjë proteste kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, duke thënë “mjaft është mjaft”. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i turpëruar për vendin tim në 20 vite karrierë, shkruante Boris Bondarev në vendimin e tij. “Lufta agresive e nisur nga Putini në Ukrainë, dhe në fakt kundër gjithë Perëndimit, nuk është vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”. Bondarev, i cili, bëhet diplomati më i lartë që ndërmerr një hap të…

Lexo më Shumë

Kanë filluar hetimet për zbardhjen e vrasjes së rojës së Ambasadës së Katarit në Paris. Një i dyshuar tashmë është arrestuar, ka njoftuar zyra e prokurorit. Rrethanat e vrasjes, përfshirë metodën e përdorur, nuk janë bërë menjëherë të qarta. Prokuroria tha se “për momentin nuk konfirmohet përdorimi i armës”. Shtypi francez raporton se roja u vra rreth orës 7 të mëngjesit jashtë ambasadës në distriktin e 8-të të Parisit. Raportohet se viktima ishte rrahur për vdekje. Disa media franceze raportuan se i dyshuari dukej se kishte probleme serioze mendore. Policia nuk pranoi ta komentonte vrasjen. Prokurori special për rastet e…

Lexo më Shumë