Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, tha se një nga arsyet se përse ai sulmohet është ndërtimi i korridorit tetë, që sipas tij me vite është mbajtur në sirtarë. “Korridori 8 nis në Itali, deti Adriatik, lidhet me Shqipërinë, vazhdon nëpër Maqedoni, Bullgari dhe përfundon në Detin e Zi. Është korridor jetik për komunikimin e Evropës me Ukrainën le të themi, apo me atë pjesë të kufijve me Rusinë. Nëse nuk do ta kishim atë korridor tetë, rrugor dhe hekurudhor dhe energjetik kriza në Ukrainë do të ishte shumë më e lehtë për tu menaxhuar dhe kostoja e transportit të ato…
Author: Jeta almakos
Duke folur për akuzat që ditëve të fundit që i kanë bërë ndaj atij nga VMRO-DPMNE, zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, tha se ata, VMRO-DPMNE qeverisin me frik me imponimin e frikës. “Kjo duhet t’i frikëson qytetarët dhe jo neve, për arsye se po erdhi një forcë e tillë në pushtet, unë nuk shoh ndonjë perspektiv për vendin, nuk shoh perspektiv për qytetarët e vendit”, tha zv/kryeministri Artan Grubi në “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se ndoshta ai dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari kanë qenë cak i sulmeve ngase ua kanë prishur matematikat dhe ua kanë zvogëluar kapacitetet koalicionuese…
Duke folur për akuzat që në adresë të tij kanë arritur nga ana e VMRO-së, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se Shkupi, Maqedonia, është vend i vogël dhe të gjithë njihemi kush jemi dhe kush kemi qenë. Ai tha se nuk ka frikë aspak as nga Prokuroria, e as nga Anti-Korrupsioni. “Jemi vend i vogël, ata po shpifin. Nuk kam frikë, as nga Prokuroria as nga anti-korrupsioni, Njerëzit na njohin, e dijnë kush kemi qenë, kush jemi. Na njohin njerëzit se sa kemi përfituar dhe kush ka përfituar. VMRO-ja sa herë më sulmon mua më rritet rejtingu sepse…
Një përfaqësues i Drejtorisë doganore është ftuar dhe do të marrë pjesë në seancën e radhës për lëndën “Besa Trans”, e caktuar për 31.03.2023, u përgjigjën nga Drejtoria e doganave në pyetjen e MIA-s se pse përfaqësuesi i tyre nuk është paraqitur në seancën e caktuar për të tretën herë. Siç thuhet në përgjigjen e Drejtorisë doganore, përfaqësuesit e autorizuar për përfaqësim në lëndët penale të Drejtorisë doganore sot kanë qenë të pranishëm në dy seanca tjera. “Ju informojmë se përfaqësuesit e autorizuar për përfaqësim në lëndët penale të Drejtorisë doganore kanë qenë të pranishëm sot në dy seanca në…
Pas zgjedhjes së zëvendësministrave do të kompletohet përbërja krejtësisht e re e Qeverisë, por para të gjithëve do të hapet një obligim serioz – të marrim vendime të pjekura që do të sigurojnë perspektivat e vendit, theksoi para deputetëv kryeministriDimitar Kovaçevski si propozues i zëvendësministrave në Qeverinë e tij. “Nëse kjo kërkon një rritje të shumicës – atëherë do të flasim me të gjithë. Qeveria është e hapur për bashkëpunim në të ardhmen me të gjithë ata që janë të gatshëm të veprojnë me ndërgjegje dhe të mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën evropiane, në të mirë të qytetarëve dhe…
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, në emisionin “Intervistë në SHENJA, tha se asgjë nuk është e mundur dhe se mund të arrihet numri i nevojshëm i deputetëve për ndryshimet kushtetuese. “Sot isha në Kuvend dhe vlerësoj se ka gatishmëri, ka vullnet për të punuar dhe ka deputet që nuk identifkojnë vetëm me politika pro ruse, izoluese, bojkotuese, destruktive, në kuadër të VMRO-së”, tha Artan Grubi. Ai tha se VMRO-DPMNE me hyrjen e ASH-së në Qeveri po izolohet si një forcë destruktive, si një forcë për po pengon integrimin në BE. “Ata edhe po të fitojnë nuk kanë kapacitet koalicionues, nuk…
Maqedonia e Veriut është përballë një sfide serioze ajo e vazhdimit të bisedimeve me BE-në gjë për të cilën nevojiten ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe për të cilin proces nevojiten 80 deputetë. Këtë e deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja që kanë filluar bisedimet që në shtator për shtrirjen e një fronit, aleance e të gjitha partive progresive në vend të cilët janë pro integrimit të vendit në BE. “Një prej tyre është edhe Aleanca, është Alternativa është edhe BESA, është PDSH dhe të…
Ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë pas përplasjes së trenave në Larisa të Greqisë kanë rrëfyer momentet tronditëse të cilat ata kaluan menjëherë pasi mbërritën në vendin e tragjedisë. “Nuk gjejmë dot fjalë për ta përshkruar tmerrin me të cilin u përballëm menjëherë sapo shkuam në vendin e ngjarjes. Nuk mund t’i tregojmë të gjitha, pasi ishte një situatë shumë e rëndë. Është misioni më i tmerrshëm në të cilin unë kam marrë pjesë ndonjëherë. Kishte trupa njerëzish të pajetë gjithandej, hekura, karrige, gjithçka ishte shpërndarë në atë zonë. Më i rëndë ishte fakti që shumica e viktimave ishin të…
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka folur për temën aktuale atë të ngrirje së çmimit të bukës dhe bojkotit nga ana e disa tregtarëve. Ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa bukë, ngase, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për tre tregtar të mëdhenj dhe të cilët kanë vendosur qytetarët dhe të mos respektojnë ndihmën të cilën po ja japin organet qeveritare me para të taksapaguesve. “Ne filluam të subvencionojmë rrymën për të gjitha furrat e bukës në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet, dhe përkundrazi në…
Në tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e vendeve të lira të punës është 1,94 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Nga gjithsej 9.699 vende të lira, pjesa më e madhe, respektivisht 3.278 ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtaritë shërbyese dhe shitje. Të paplotësuara janë edhe 1.554 vende të punës nga profesionet – Montues të makinerive dhe impiantëve, 1.484 nga teknikë dhe profesione tjera simotra, 942 Nëpunës, 831 Profesionistë dhe shkencëtarë, 799 nga profesione elementare, 579 nga profesione të mënyrës joindustriale të punës në prodhim,… Shkallë më të lartë të vendeve të…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hodhi poshtë nismën me të cilën Antikorrupsioni, kërkon që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të përgjigjet penalisht për keqpërdorim financiar. Antikorrupsioni dorëzoi nismë për prokurime publike të dyshimta, shpenzime të paarsyeshme dhe blerjen e automjetit zyrtar “Audi A6” luksoz prej 70 mijë eurosh. Prokuroria e Ndjekjes së Krimit nuk saktësoi nëse vendimi është marrë pas zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë Abazi, por tha se ishte i një date më të re. Në përgjigjen dërguar Alstait nga Prokuroria, thuhet se pas analizës së provave të grumbulluara, përfshirë Raportin…
Ky është momenti tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqi. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët. Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes. Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 66 nga të plagosurit ndodhen të shtruar në spital. Burime për Televizionin Klan konfirmuan se 9 prej tyre janë shqiptarë, ndër të cilët 2…

