Author: Jeta almakos

Faturat e ujit të qytetarëve të Shkupit mund të zvogëlohen minimalisht, ose të rriten deri në 30 denarë në muaj. Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, njoftoi se për Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi- Shkup, propozon çmim minimal prej 31,5 denarë për metër kub ujë dhe maksimum 34,2 denarë. Çmimi aktual është 31,8. Nëse Ujësjellësi -Shkup merr vendim për pranimin e çmimit përfundimtar, me të cilin pajtohet edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, atëherë faturat e banorëve të Shkupit do të rriten për 30 denarë. Çmimi i ujit Çmimi aktual 31,8 denarë për metër kub Çmimi minimal 31,5…

Lexo më Shumë

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Viktor Dimovski nuk do shkojë në Paris si ambasador. Kandidatura e tij për këtë pozitë u vu në pikëpyetje pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare i aprovoi shtetësinë biznesmenit kontrovers pro-rus Oleksandër Onishçenko, ndërsa Dimovski ishte drejtor i institucionit. Kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski, pret që kandidati i ardhshëm për në Francë të jetë diplomat i karrierës. “Ajo që kemi si informacion jozyrtar nga MPJ është se presidenti Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë janë marrë vesh që Viktor Dimovski të mos jetë ambasador i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Sindikatat e punonjësve shëndetësorë kërcënojnë me protesta nëse ministri i sapo emëruar i Shëndetësisë dhe Qeveria nuk i përfill kërkesat e tyre për ndryshime në propozim ligjin për paga. Kreu i Sindikatës Predrag Serafimov tha se do të presin deri në fund të javës së ardhshme takim me ministrin e ri. Nëse ai nuk i pret në takim, protesta do të ketë në gjithë Maqedoninë. “Ministri i ri i Shëndetësisë është emëruar para dy ditësh, ne bëmë edhe thirrje publike dhe tani dërgojmë dhe lutje me shkrim që të na pranojë për bisedime. Mendoj se kemi marrë përgjigje se gjatë…

Lexo më Shumë

Tabanoci. Një fshat i vogël kufitar por që ditëve të fundit morri vëmendjen për dallime religjioze. “Një kryq i vendosur në fshatin Tabanoc të Kumanovës ka provokuar banorët për rreth. Në fshatin ku është vendosur erdhëm dhe biseduam me banorët. Disa thonë është investim privat dhe disa të tjerë thonë se është kontribut i banorëve”, raporton Adrian Kerimi, gazetar i Alsat. Banorët e fshatit nuk ishin të qartë në deklaratat e tyre se kush e solli kryqin në fshat. Herë thonë se e ka bërë një kompani dhe herë thonë se kanë grumbulluar para. Me banorët e fshatrave përreth kishin…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Higjienës Komunale Shkup, Kosana Nikoliq-Mazneva, u apeloi këshilltarëve të Qytetit të Shkupit, që ta mbështesin programin “Për Shkupin modern”, sepse siç u shpreh, ata vetë e kanë promovuar këtë projekt ndërsa tani e keqpërdorin besimin e qytetarëve. “Higjiena Komunale Shkup kishte tre programe për kalim në seancat e Këshillin e Qytetit të Shkupit. Programi për punësim 2023, programi investues dhe ai për aktivitete shtesë. Dua t’i kujtoj këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit se ata janë të zgjedhur nga qytetarët e Shkupit për të përfaqësuar interesat e tyre, për të avancuar punën e shërbimeve të qytetit dhe…

Lexo më Shumë

Denoncime të reja për bomba këtë mëngjes në adresat elektronike të 30 shkollave në Shkup, që në orën e parë të mësimit, ndërsa nxënësit përsëri u dërguan në shtëpi dhe përsëri kishin probleme për t’u kyçur në platformën për mësim online. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thotë se kishte probleme me kyçje në platformë për shkak se një pjesë e shkollave dje i kanë marrë rekomandimet për fjalëkalimet në sistem. U shpreh se është kundër vendosjes së plotë të mësimit online, duke shtuar se në nivel të qeverisë, së bashku me drejtorët e shkollave, do të kërkojnë zgjidhje, por tani…

Lexo më Shumë

Ohri i Maqedonisë së Veriut do të jetë qyteti ku do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë që është paralajmëruar të ndodh me 18 mars. Kjo u bë e ditur nga vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Palët në takimin e 27 shkurtit në…

Lexo më Shumë

Më 1 mars 2023 në Sofje u mbajtën konsultime konsullore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë në nivel të drejtorëve për çështje konsullore. Gjatë konsultimeve u diskutuan disa çështje nga fusha konsullore, të cilat prekin drejtpërdrejt qytetarët e të dy vendeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave për përmirësimin e komunikimit të ndërsjellë në lidhje me ndryshimet në legjislacionin për hyrjen dhe qëndrimin në territorin e secilit prej vendeve dhe zbatimin e tij, informimin e ndërsjellë për shtetasit e ndaluar, bashkëpunimin në rastet konsullore,…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e vazhdoi seancën e 104-t me debat për pikën e katërt të rendit të ditës – Propozim për emërimin e zëvendësministrave në Qeveri. Në fund të debatit, deputetët votuan për zgjedhjen e zëvendësministrave të Mbrojtjes Tiron Jajaga, të Drejtësisë Viktoria Avramovska Madiq, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Vjollca Berisha, të Shëndetësisë Maja Manoleva dhe të Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në cilësinë e propozuesit të zëvendës ministrave të vendit, në prezantimin e tij në fillim të seancës së djeshme, theksoi se me zgjedhjen e tyre do të kompletohet përbërja e re…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Artan Grubi, duke folur bërë “Grupin e Zjarrit” tha se ai personalisht nuk i ka bërë keq askujt dhe se është munduar me aq mundësi sa dinë që ta ndihmojë gjithsecilin, dhe se i vije keq që është ardhur puna deri në këtë derexhe. “Zogjtë e malit e dinë se këto mesazhe janë të dërguara drejtpërdrejt për Ali Ahmetin e jo Artan Grubit. Artan Grubi është vetëm instrumenti për ta sulmuar dhe për t’ia dërguar mesazhet”, tha Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se në të gjitha tubimet është konstatuar kjo. “Gjitha akuzat që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, në të cilin është theksuar se “për partnerët tanë të BE-së, Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët dhe një vend që po përparon me vendosmëri drejt BE-së”. “Ne udhëheqim, avokojmë dhe mbështesim politika të bazuara në vlerat evropiane, të cilat nuk kthejnë në të kaluarën, por çojnë në një perspektivë të qartë të BE-së dhe ofrojnë stabilitet, prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, tha Mariçiq. Në takim, Mariçiq u njoftua për ecurinë…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për racionin studentor, i cili parasheh që studentët të kenë kartela që do t’i shfrytëzojnë vetëm për racion, do të fillojë që të zbatohet nga shtatori, deklaroi Slavço Temelkovski, kryetar i Parlamentit Universitar Studentor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, transmeton Portalb.mk. Ai tha se, për momentin po luftojnë që shuma ditore për racion studentor nga 15 marsi të jetë 140 denarë, në vend që 120 denarë sa është aktualisht. Temelkovski paralajmëroi se të shtunën do të hapet Qendra Kulturore Studentore. “Nuk do të lëshojmë pe sepse, ajo është kërkesa jonë për të cilën u pajtuam dhe nuk…

Lexo më Shumë