Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë sasi të reja të insulinës nëpër barnatore për insulinë, ndërsa në fazën përfundimtare është edhe prokurimi publik për furnizim shtesë me insulinë, njoftojnë për MIA nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje, ata treguan se pacientët në terapi me insulinë janë të mbuluar në mënyrë adekuate.
Author: Jeta almakos
Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate dhe deputetja, Monika Zajkova, thotë se në një shoqëri moderne titujt në media si “gratë të përveshin mëngët” janë të papranueshëm. “Fatkeqësisht, ne jetojmë në një kohë të gjinive patriarkale dhe kemi një shoqëri plot me stereotipe që duhet t’i kapërcejmë. Duhet të futet urgjentisht në kurrikulat shkollore edukimi që në moshë të re se çfarë do të thotë barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut. Amvisat u thirrën për të gatuar bukë, por nuk shoh problem që edhe burri të gatuajë bukë, sidomos jo në këtë lloj tranzicioni global, ku gruaja kontribuon ekonomikisht po…
Prindërit, mësuesit dhe aktivistët nga Nisma qytetare “Libra shkollorë dhe mësim duhet të ketë” dhe nga Shoqata “Libris Plus”, kanë njoftuar protestë nëse siguria e nxënësve në shkolla nuk zgjidhet brenda 15 ditëve. Sipas shoqatës, një kërkesë i është dërguar kabinetit të ministrit me afat kohor prej 15 ditëve për të zgjidhur problemin e bombave. “Pas takimeve ne morëm vendime dhe dërguam kërkesë në zyrën e Ministrit në të cilën ne dhamë afat kohor prej 15 ditëve për të thirrur MPB-në dhe autoritetet e tjera të sigurisë në mënyrë që të zgjidhim problemin e bombave dhe nxënësit të kenë arsim…
“Ndryshimet kushtetuese nuk përmenden nga askush prej qytetarëve dhe ato ekzistojnë vetëm në kokat e disa politikanëve që as nuk besojnë se janë të mira”. Kjo u deklarua sot nga udhëheqësi OBRM-PDUKM-së Hrisijan Mickoski në Stajkovci të Shkupit. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk janë përparësi për qytetarët dhe ato nuk i përmendin ato në përgjithësi. “Nëse po i pyetni qytetarët, cilat janë përparësitë tuaja, ata do të rendisin të paktën 15 përparësi dhe nëse nuk i kujtoni ata për ndryshime kushtetuese, askush nuk do t’i përmendë ato,” tha Mickoski. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese “ekzistojnë vetëm në kokat e disa politikanëve…
Funksionarët e BDI-së kanë vazhduar takimet në Çair. Artan Grubi, ka dërguar mesazhin e bashkimit. Ai tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i bëhet zemra mal kur i sheh të bashkuar. “Këshilli vendor “Luan Haradinaj” nuk ka asnjë dilemë, qëndron besnik ndaj vizionit të dëshmuar kombëtar dhe europian të Ali Ahmetit! I bëhet zemra mal Kryetarit Ali Ahmeti kur na sheh në numër kaq të madh, të fokusuar në një qëllim të vetëm, atë të punës, të mbështetjes ndaj njëri – tjetrit për qëllime të drejta dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në misionet progresive të së ardhmes!”, shkroi…
Biznismeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili mori përsipër të investojë ndërtimin e garazheve në Çair, por që ende nuk kanë filluar punimet, për TV21 ka treguar se pse ka vonesa në këtë projekt. Ai thotë se gjithçka ka ngecur te Komuna e Çairit. E potencon se vonesa është e tepërt, prandaj thotë se nëse deri në korrik të vitit të ardhshëm nuk pajisen me lejen për ndërtim, investimi bëhet jo interesant për të. “Ne jemi ende në pritje të lejeve për zbatimin e projektit. Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe shpresojmë që edhe pala komunale ta bëjë punën…
MPB bën të ditur se ka zbardhur një rast të vjedhjes së 8 kompjuterëve lap top në një shkollë të mesme në rajonin e Gazi Babës në Shkup, përcjell TV21. Kryrësi i veprës është një i mitur nga Petroveci, nxënës i shkollës. “Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në prani të prindit. Në të njëjtën kohë, disa nga kompjuterët u gjetën në një lokal shitjeje në Blv. “Aradhat Partizane”, ku pronari deklaroi se i kishte blerë nga i mituri. Sendet i janë kthyer shkollës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj të miturës…
Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE-ja, sot në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se pas raportimeve të rreme për bomba nëpër shkolla, zyrtarët e policisë verbalisht i kanë këshilluar që të mos hapin emailet. Sipas tij, injorimi i emaileve nuk është zgjidhje e problemit. “Nuk duhet t’u kushtojnë vëmendje emaileve nëse mbërrijnë, domethënë ose të mos i hapin fare adresat e emailit. E kanë thënë gojarisht, pa shkresë zyrtare nga MPB-ja apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Andonovski. Ai theksoi se është i befasuar, por edhe i zhgënjyer nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Sipas tij, kjo Arsovska…
Pas 4 muajsh pasi Maqedonia ishte shënjestër e sulmeve kibernetike, protokollet e sigurisë për reagim ndaj kërcënimeve me bomba në shkolla po ndryshojnë. Qëllimi i ndryshimit të protokollit është të mos ndërpritet mësimi ndërkohë që po bëhen kontrollet e sigurisë. Sipas informacioneve jozyrtare thuajse në të gjitha shkollat ka prezencë të policisë, e cila monitoron situatën. Në rast kërcënimi të mundshëm, punonjësi i policisë vlerëson fillimisht rrezikun dhe nëse ka ndonjë gjë të dyshimtë thirren ekipet e antiterrorizmit. Njoftohen prindërit dhe fëmijët se në shkolla do të përdoret vetëm një hyrje dhe do të jetë e mbyllur edhe gjatë orëve…
Qeveria e RMV-së ka bërë obligim që furrtarët të prodhojnë dhe të bëjnë shpërndarjen e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, ndërsa tregtarët të furnizohen dhe ta shesin. Qeveria gjithashtu i ka obliguar prodhuesit që buka mos të shitet më shumë se 33 denarë në mbledhjen e fundit qeveria gjithashtu ka vendosur që tregtarët të cilët paraqesin persona fizik apo juridik, që janë regjistruar për kryerje të veprimtarisë tregtare në regjistër adekuat në pajtim me ligjin, në përputhje me vendimin qeveritar, kanë për obligim në strukturën e furnizimit ditor të të gjitha llojeve të bukës, të furnizohen dhe të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vizitoi fshatin Strugodicë të komunës së Zelenikovës,duke theksuar se ky fshat ky i banuar me shqiptarë është i harruar nga pushteti. “Pas faljes së Namazit të Xhumasë në Xhaminë e fshatit, kryetari Taravari bashkë me banorët e Strugodicës, qëndruam në konak te z.Enver Idrizi, ku bashkëbiseduan për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e atjeshëm. Strugodicasit kryesisht merren me bujqësi dhe pëpunimin e duhanit, ku Taravari u premtoi se me Aleancën për Shqiptarët në qeveri, do të vlerësohet djersa a tyre. Në ditët në vazhdim, zv.ministrja e bujqësisë znj.Vjollcë Berisha, do…
Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorit”. Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic njofton KlanM, duke iu drejtuar Komisionit Evropian tha se bëhet fjalë për një kapitull të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak se, me harmonizimin me ligjet e BE-së, hiqen barrierat që lidhen me tregun evropian të punës, gjë që e bën më të vlefshëm punëtorin nga Maqedonia e Veriut. “Me aderimin e RMV-së në BE, për qytetarët tanë do të thotë punë pa leje pune sikurse shtetasit e vendeve tjera të BE-së, trajtim të njëjtë gjatë punësimeve,…

