Author: Jeta almakos

Lënda gjyqësore “Titanik 2” gjatë kësaj jave ka mbërritur në Gjykatën e Apelit. Tashmë gjykata pritet të marrë një vendim të shkallës së dytë, pasi një pjesë e çështjes skadon më 7 prill. Kjo do të thotë se nëse gjykata nuk vendos në afat prej 27 ditësh, vepra për të cilën po ndiqet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov do të skadoj. Apeli bën me dije se çështjen e kanë marrë më 7 mars, por siç është urdhri, fillimisht e kanë dërguar në Prokurorinë e Lartë. “Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informon se lënda “Titanik 2”…

Lexo më Shumë

Pas protestave disaditore të banorëve të Komunës së Butelit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”. Ky projekt, thotë ajo, është paralajmëruar gati 20 vite dhe se është në programin e saj të punës. Një pjesë e rrugës vërehet se kalon nëpër oborret e disa prej shtëpive që ndodhen pranë. Por Arsovska thotë se bëhet fjalë për pjesë që kanë qenë pronë shtetërore, të cilat qytetarët i kanë uzurpuar. “Në një pjesë të trasesë ku do të ndërtohet ky bulevard janë dhjetëra familje që kanë zgjeruar oborret e tyre…

Lexo më Shumë

Marin Mema: Ata që nuk e duan të vërtetën mbi qytetin e Manastirit të bëhen gati. Gazetari që është shpallur ”non grata” në Greqi dhe që nga mediat në gjuhën maqedone që ”titulli” i njejtë t’i jepet edhe në Maqedoni, tani ka paralajmëruar që do të nxjerr fakte tronditëse për Manastirin qytetin e humbur nga shqiptarët në Maqedoni. Udhëheqësi i emisionit ”Shqipëria tjetër” emisionin për Manastrin e ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook. Ai në paralajmërimin për emisionin për Manastirin ka shkruar ”E vërteta do të flas sërish. Pavarësisht presioneve, ndalimeve në komisariate, peroblemeve të tjera, asgjë nuk…

Lexo më Shumë

Pllakat që janë gjetur në lokalitetin arkeologjik Skupi antik kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Këto pllaka si gjetje arkeologjike kanë të bëjnë me historikun e shqiptarëve të lashtë sqaron për TVM2 drejtori i ITKSH-së Skender Asani. Sipas tij janë tre komponenta historike që nëse interpretohen shkencërisht konfrirmojnë  vazhdimsinë iliro-arbërore shqiptare. “Është emri i Shkupit Skup që kur është themeluar nga ilirët por edhe nga periudha mesjetare deri te shqiptarët, është ruajtur ai emër që do të thotë kontinuiteti i qytetit të Shkupit si kryeqendër e mbretërisë dardane e paraqet teritorin e Dardanisë që nga antikiteti e deri…

Lexo më Shumë

Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Faton Asani nga LSDM njoftoi në Fejsbuk se dje ka bërë pranim-dorëzim të funksionit Driton Nebiut nga ASH-ja, i cili vjen në vendin e tij si njeri i parë i kësaj Agjencie. Ai në postimin e tij, mes tjerash, thotë se shpreson se Nebiu do të vazhdojë me intensitet të njëjtë punën dhe do të rradhisë suksese sepse po le një ekip të shkëlqyer të të punësuarve, me vlerësimin se pas një mandati të kaluar, Agjencia Shtetërore për Konfiskim i ka realizuar numrat dhe normat e pritura. “Për sukseset…

Lexo më Shumë

Korrupsioni në vend rritet për çdo ditë dhe në çdo sferë të jetës. Kështu vlerësojnë qytetarët. Ata thonë se në vendin tonë me korrupsionin ballafaqohesh sapo të hapësh sytë në mëngjes. Qytetarët thonë se nuk u besojnë deklaratave të politikanëve për luftën kundër korrupsionit dhe shtojnë se më të korruptuar janë ata që premtojnë se e luftojnë korrupsionin. “Një dokument të thjesht të nxjerrësh do të keqtrajtojnë, do të thotë dhjetë ditë duhet të presësh, nëse e do menjëherë dihet tarifa. Ka, korrupsioni është si mirëmëngjesi tani, asgjë tani nuk është për çudi, populli u mësua prej shumë vitesh më…

Lexo më Shumë

Raftet e marketeve mbeten të mbushura me produkte ushqimore, sigurisht me çmime të palëvizshme. Megjithëse deri më 16 mars kanë afat t’i ulin çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit, shitësit shfrytëzojnë deri në pikën e fundit mundësinë për të shitur këto prodhime me profit 10-15% më të lartë. Qytetarët thonë se këto masa janë të vonuara dhe erdhën pasi që një vit më radhë u rrjepën xhepat e tyre. Pas rritjeve të vazhdueshme të çmimeve, dy vendimet e reja që do hynë në fuqi nga e enjtja, sërish thonë se do të jenë të pamjaftueshme kundrejt të ardhurave të…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 300 inspektime për periudhën 27 shkurt deri më 5 mars, pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë. Për ngrirjen e çmimit të bukës deri në 33 denarë dhe vendimit për caktimin e obligimit të tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallit, janë shqiptuar dhjetëra gjoba me urdhërpagesa të lëshuara në vlerë prej 960.000 denarë. Nga Inspektorati i Tregut thonë se vazhdojnë të jenë në terren dhe intensivisht po kryejnë kontrolle. Vendimi i Qeverisë u mor në fund të shkurtit,…

Lexo më Shumë

Janë të shumtë fëmijët e arsimit fillor të cilët po shfaqin pengesa dhe ngecje në të lexuar dhe të shprehurit mirë në gjuhën amtare. Këtë e konfirmojnë mësimdhënësit, të cilët thanë se është për të ardhur keq kur në orën e gjuhës shqipe nxënësit flasin një gjuhë të huaj që komunikimi mes tyre të bëhet më i lehtë. Mësuesja, Imrane Bajrami tha se në këtë ka ndikuar përdorimi i gjatë i celularëve dhe humbja e interesit për të lexuar libra shqip, përcjell Alsat. “Këto vitet e fundit vërtet kemi një ngecje të leximit, nuk është leximi i rrjedhshëm sikur ka qenë…

Lexo më Shumë

Me ndërtimin e seksioneve nga Korridori 8 dhe Korridori 10 d, kompanitë vendore do të arkëtojnë 650 milionë euro, ndërsa vendi ynë do të fitojë autostrada evropiane moderne, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi në emisionin “Stadion” që transmetohet në Radio Kanal 77 tha se Korridorin 8 arritëm ta fusim në korridoret panevropiane, që do të thotë se për herë të parë Bashkimi Evropian mund të na sigurojë mjete financiare për ndërtimin e rrugëve për të cilat mund të aplikojmë çdo vit. “Kontrata thotë se 51% duhet të…

Lexo më Shumë

Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhi tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë. “Gjeneralët që na jepnin mësimnga Shqipëria dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë dhe ne i kemi ditë të gjithë dallëndyshet bashkëpunëtorë të UDB-ës që janë dhe çdokush që fluturonte në çdo aeroport të Europës mbrenda 24 orësh ne e dinim ku…

Lexo më Shumë

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi, në Facebook ka publikuar pamje të takimit të ish-Kryeministrit dhe ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Në këtë postim, sic njofton KlanM, shtrohet edhe pyetja përse Gashi ka takuar Zaevin në Strumicë? “Pyetje për 1 milion euro??? Çfarë kërkoi sot Afrim Gashi nga Zoran Zaevi, dhe pse u desht të shkojë deri në Strumicë? Aktivistët e Alternativës, si dhe opinioni i gjërë meritojnë ta dijnë të vertetën e këtij takimi” – thuhet në këtë postim, I cili tashmë nuk gjendet në profilin zyrtar në Facebook të Deputetit Skender Rexhepi, por…

Lexo më Shumë