Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski u shpreh se policia e SPB Shkup ka arrestuar 5 persona të cilët kanë shitur drogë në banesat me qira në Qendër dhe Gjorçe Petrov. Angellovski theksoi se një nga të arrestuarat është mësimdhënëse në një shkollë fillore dhe se ka shitur jashtë orarit të punës. Ndryshe, policia njoftoi se policët gjatë një aksioni policor është zbuluar laborator droge prej gjysmë milioni euro, ndërsa gjatë aksionit policia ka gjetur edhe pushkë automatike, para, peshore digjitale dhe droga të tjera si kakaina dhe marihuana. Prokuroria gjatë ditës së sotme kërkoi paraburgim për 5 të arrestuarit për…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot mbajti konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e BE-së për Punë të Jashtme dhe nënkryetar i KE-së, Joseph Borell. “Me përgjegjësi mund të them se kemi mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Kemi besim se BE-ja do ta rrisë angazhimin e saj në të gjitha nivelet për mbështetje të transformimit politik, ekonomik dhe social në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Kovaçevski. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe se nuk ka dyshime se jemi në rrugën e duhur, në rrugën evropiane. “E gjithë puna e qeverisë është e përkushtuar në linjën e…
Qeveria është e fokusuar në krim andaj personeli mjekësor punon pa paga, pa sigurim, pa kontrata dhe pa vendime pune. Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke komentuar gjendje me të punësuarit në Shtëpitë e Shëndetit në vend, në të cilat numër i madh i personelit mjekësor prej në janar nuk kanë marrë paga. Zëdhënësi Naum Stoillkovski thotë se përveç mos zgjidhjes së problemeve për të punësuarit në sistemin shëndetësor, mungojnë edhe ilaçet dhe kushtet tjera për punë. Ai thotë se zgjidhja e këtij problemi dhe problemeve të tjera të qytetarëve janë zgjedhjet sa më të shpejta dhe udhëheqës të rinj të…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit u bisedua për situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu me Serbinë, ndërsa është folur edhe për zhvillimet e fundit të ngjarjeve në rajon, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përcjell KlanM. “Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, ashtu si më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen,…
Kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian. Ngjarjet në Ukrainë, siç thuhet në njoftim, janë cilësuar si motor i përshpejtimit të zgjerimit dhe moment historik i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme që s’duhet lëshuar, përcjell KlanM. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteks-in është realitet i pamohueshëm dhe garanci për gjuhën maqedonase si një ndër gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian,”, thuhet të ketë deklaruar Borrell. Në raport me Kuvendin në këtë proces, Boreli theksoi se…
Prokuroria Publike në Shkup ka shqiptuar paraburgim për gjashtë të arrestuarit në operacionin anti-drogë që është realizuar dje dhe sot në Shkup, ka bërë të ditur Prokuroria. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale – prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, përcjell TV21. Nga hetimi i prokurorisë, është vërtetuar se gjatë periudhës prej fundit të muajit janar deri në mesin e muajit mars, të dyshuarit, katër meshkuj dhe një grua, me pretendim kanë kryer disa veprime të ndërlidhura që paraqesin kryerje të veprës së njëjtë, duke shfrytëzuar raport të njëjtë dhe raste të njëjta.…
Gjatë ditës së djeshme ekipe të specializuara të MPB-së për luftë kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, kanë arrestuar 5 persona nga Shkupi. Janë kryer bastisje në 7 lokalitete në Shkup ku, siç njofton KlanM, është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogës, që nëse shitej në “tregun e zi” kap vlerën e rreth gjysmë million euro. Gjatë Janarit, Shkurtit dhe Marsit të këtij viti, sipas MPB-së me urdhër të Prokurorisë së Shkupit janë kryer hetime kriminalistike kundër dilerëve të rrugës, që shesin drogë sintetike – amfetaminë dhe marijuanë, ku janë arestuar tre persona nga Shkupi,…
“Politikanin Playstation Kovaçevski, si e kanë ndezur ashtu edhe do ta fikin nga Qeveria, duke shtypur një buton, qoftë në Murtino apo në Reçicë të Vogë” – kështu ka akuzuar sot VMRO-DPMNE-ja opozitare. Sipas kësaj partie, kryeministri Kovaçevski është vetëm zgjidhje e përkohshme në qeveri, që e ruan karriken për një kryeministër tjetër që paralajmërohet nga partnerët e tij, përcjell Klan Maqedoni. “Kovaçevski nuk e fsheh dot nervozizmin. Është kaq evidente në çdo dalje të tij publike, e sidomos në intervistën e sotme. Është rezultat i realitetit të rremë që ai paraqet, në të cilin ai vetë nuk beson. Ai…
Gazetari Ilir Ajdini që vepron në Prishtinë për Klan Debat ka folur rreth takimit të 18 marsit të krerëve të shtetit të kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në Ohër. Sipas Ajdinit, politika në Kosovë ka probleme vetëm me një bashkësi etnike. “Në Kosovë sa i përket funksionimit të bashkësive etnike ka probleme vetëm me bashkësinë serbe. Ata duan ndikim më të madh të Serbisë në vendimmarjen në lidhje me të drejtat dhe kërkesat e tyre”, tha mes tjerash Ilir Ajdini. Sipas tij, bashkësitë tjera etnike nuk kanë kërkesa të tilla dhe kjo dëshmohet edhe nga përfaqësuesit politik të…
Udhëheqësi i Grupit të Zjarrit Izet Mexhiti sonte në Shkumbin deklaroi se, qytetarët po e mbështesin kauzën e tyre. “Sonte duheshte të kemi një takim të vogël në KV SHKUMBINI, por rezultoi që POPULLI mendon ndryshe, u bë tubim! Të nderuar vëllezër e motra, ndjehem jashtë mase i nderuar nga prezenca juaj, sonte dëshmuam edhe një herë bashkarisht se duam ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e vitit 2002, BDI-në e UCK-së, e të ndalim këtë tjetërsim që bëri që BDI ta humb Tetovën e Pollogun. Nga këtu, dua të dërgoj porosi se BDI duhet të qëndrojë larg kazinove…
Analsiti Albert Musliu në klan Debat vlerësoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht aneksi që përfshin zbatimin e planit franko-gjerman do të nënshkruhet ndoshta edhe në Ohër. Sipas tij, pavarësisht deklarimeve të krerëve të politikës serbe dhe asaj të kosovës në prag të takimit të 18 marsit në Ohër, ka optimizëm për arritje të marrëveshjes, përcjell Klan Maqedoni. Me këtë aneks i jepet mundësi komunikimit normal dhe zhvillimit të tregtisë mes rajonit, kontaktit mes njerëzve e pastaj në fund njohja e ndërsjellë sepse ajo është obligative”, deklaroi mes tjerash Musliu në Klan Debat me Biljana Georgievskan./KlanMacedonia
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se po punohet në identifikimin e autorëve të vrasjes së dyfisht që ndodhi në Shkup më 6 mars në lokalin Shisha. “Kemi avancuar në hetim, por nuk mund të jap detaje. Në kornizën e hetimit përfshihen edhe informacionet nga kolegët në Holandë”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Ndryshe, gjatë ditës së sotme mediat në Holandë kanë shkruar për njërin nga të vrarët Enes Iseini. Sipas tyre autoritetet holandeze e kanë ndjekur penalisht Enes Iseinin për pjesëmarrje në vrasjen e një shtetasi të Kolumbisë më 16 shkurt të vitit 2021 në Bergen të Holandës.…

