Author: Jeta almakos

Ministri i pushtetit lokal dhe zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike (PLD), Risto Penov duke komentuar zhvillimet brendapërbrenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), si dhe debatin e shkaktuar nga “loja” e ministrave integristë në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë – Artan Grubi me top futbolli e basketbolli, thotë se është një porosi për qytetarët se partia e Ali Ahmeti po bënë transformim të madh politik, shkruan Politiko.mk Ai në intervistën e tij për emisionin “Në qenër” të gazetarit Vasko Evtov ka theksuar se edhe ideja e BDI-së për kryeministër të parë shqiptarë është në suaza të konceptit “Një shqoëri…

Lexo më Shumë

Të hënën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, BDI do të mbajë tubim i cili do të kulmojë me fjalimin e kreut të integristëve AliAhmeti, mëson TV21. Por a do të marrë pjesë grupi i zjarrit në tubimin e BDI-së? TV21 kontaktoi me Izet Mexhitin, i cili tha se nuk i ka ftuar askush dhe se është tubim i mbështetësve të Artan Grubit. “Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, tha…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski priti në takim përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Gabriel Escobar. “Në takim të shkurtë para fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, biseduam për fakqin se Maqedonia e Veriut me politikën parimore të jashtme të bazuar në dialog dhe kompromis, si mikëpritëse e kësaj ngjarje, njihet si partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh Kovaçevski. Ai shtoi se mbështetja e partnerit tonë strategjik SHBA është shumë i rëndësishëm në këtë proces. Ndryshe, gjatë ditës së nesërme, në Ohër pritet të takohen kryeministri i…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se pala evropiane ka pranuar komente nga Kosova dhe Serbia lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. “Ne do të flasim nesër [18 mars] dhe do të bëjmë një version të konsoliduar të aneksit, bazuar në komentet e tyre. Dhe pastaj, shpresoj që Kosova dhe Serbia do të bien dakord me rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve. Ky aneks për zbatimin do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes, pasi ne do të saktësojmë se si do të zbatohen dispozitat e saj”, tha Borrell. Diskutimet…

Lexo më Shumë

Komunikacioni i Shkupit do të jetë me kufizime në disa pjesë të qytetit të shtunën dhe të dielën, për shkak disa punimeve që po zhvillohen, transmeton Portalb.mk. “Për qarkullim do të mbyllet rruga “Mitropolit Teododij Gologanov”, të shtunën prej orës 08:00 deri në kryerjen e punëve ndërtimore dhe të dielën në periudhën prej 07:00 deri 19:00”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e punonjësve të policisë gjatë këtyre kufizimeve. “Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Ohër në mënyrë intensive ndërmerr masa për sigurinë e komunikacionit, kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit, para së…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër. Atje të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lexo më Shumë

Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar të premten se ka arritur ta ndalojë yllin shqiptar të TikTokut, Aleksander Vishaj, i cili shkeli rregullat e komunikacionit duke vozitur jashtë shpejtësisë së lejuar në tunelin e Kalimashit ditë më parë. Sipas Policisë, Vishaj qarkulloi me shpejtësi prej 305 km/h. Policia, përveç shoqërimit të Vishajt, i ka bllokuar automjetin Lamborghini. Vishaj është dënuar me 870 euro. “Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, arritën në Ohër në prag të dialogut të nesërm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, përcjell KlanM. Kryeministri Kovacevski është nikoqir i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nën patronatin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të…

Lexo më Shumë

Nga dita e diel moti pritet të jetë stabil me rritje të temperaturave ditore. Siç njoftojnë nga DHPM, nesër motit do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës pritet vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë në drejtim veri-lindor. Temperatura minimale do të jetë nga -6 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 11 deri 17 gradë celsius. Në Shkup, moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të përkohshme, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur proceduë hetimore kundër pesë të dyshuarve për vepër të vazhduar penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Nga prokuroria njoftojnë se në periudhën nga fundi i janarit deri në mes të muajit mars, të dyshuarit, katër meshkuj dhe një femër, me vetëdije kanë kryer disa veprime të lidhura me kohë, që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, duke përdorur të njëjtën marrëdhënie të përhershme dhe të njëjtat mundësi. “Me masa të veçanta hetimore dhe veprime të tjera, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se materiali për dhënien e provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023 është i përshtatshëm për zhvillimet në shkolla në të gjithë periudhën e kaluar të arsimit të kësaj gjenerate të maturantëve. “Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e…

Lexo më Shumë

Megjithëse u paralajmëruan që deri të premten do të shqyrtohen analizat për ngrirje të reja të çmimeve, autoritetet sot nuk gjetën kohë të nxjerrin rezultate. Ata sot thanë se do të ndjekin çmimet në bursat botërore për ti definuar kornizat e reja të masave. Qytetarët do të blenë me çmim të shtrenjtë akoma sheqerin, orizin, vezët, prodhimet e mishit, fruta-perimet, artikujt higjienik. Por për ta, me çmime të larta mbeten edhe prodhimet tjera të brumit dhe qumështit që nuk janë ngrirë. “Pak janë liruar, shoh në shitore disa nga 5-10 denarë, pak po jo aq sa duhet. Të them të…

Lexo më Shumë