Author: Jeta almakos

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup , në bashkëorganizim me Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës,do të organizojnë Akademi Solemne kushtuar 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit. Aktiviteti do të mbahet nesër më 20 nëntor 2025, në hapsirat e Universitetit (Rr. 1669 nr. 11A, Shkup, përballë Ambasadës Amerikane, në Auditorin 107), me fillim në ora 12:00. Në program parashihen fjalime solemne nga përfaqësues të Universitetit “Nënë Tereza”, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Muzeut të Alfabetit në Manastir dhe përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në RMV. Referatin solemn do ta paraqesë Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Me vizitën e tij në Shkup mbrëmjen e së martës, ministri i Jashtëm gjerman Johan Vadeful ka përmbyllur turneun e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke dhënë një porosi të qartë se, Gjermania është e gatshme të ndihmojë, por reformat janë kyçe. Sa i përket Maqedonisë, pas takimit që realizoi me ministrin e Jashtëm të vendit, Timço Mucunski dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, diplomati gjerman ka ritheksuar qëndrimin e BE-së që avancimi i raporteve me Bullgarinë është i domosdoshëm për rrugën eurintegruese të vendit. Në një post të publikuar në rrjete sociale, ai tha se për këtë temë ka…

Lexo më Shumë

Nga komuna e Çairit thonë se “ka filluar pajisja e shkollave komunale me inventar të ri“, duke njoftuar se sot, kryetari i komunës, Izet Mexhiti ka realizuar vizitë në Shkollën Fillore “Liria”, e cila është pajisur me 200 banka moderne dhe 400 karrige ergonomike. Nga komuna e Çairit thonë se synojnë që brenda një viti të gjitha shkollat fillore të pajisen me banka dhe karrige të reja të këtij standardi. “Përshtaten sipas moshës dhe gjatësisë së nxënësve, duke krijuar kushte më komode dhe një ambient më funksional për zhvillimin e procesit mësimor. I njëjti donacion është realizuar edhe në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Orce Gjorgjievski, njofton se është gjetur kompania përgjegjëse, e cila derdhi substancë të bardhë në rrugët e kryeqytetit. Ai thotë se inspektorët kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. “Në vendngjarje u konstatua situatë alarmante, rrjedhje masive shkume kimike u vu re nga puseta qendrore e bulevardit në një zonë publike, me origjinë nga një person juridik që vepronte në afërsi të menjëhershme”. “Kjo është një shkelje serioze e rregulloreve ligjore dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për mjedisin. Institucionet kompetente vepruan menjëherë. U morën…

Lexo më Shumë

Disa nga prindërit e fëmijëve që vdiqën në tragjedinë e Koçanit kanë frikë se drejtësia nuk do të vihet në vend. Që në fillim të seancës së parë të sotme, babai i të ndjerit, Andrej Stojanov, tregoi se kanë frikë se do të manipulohen. “Që në fillim të seancës gjyqësore, hasim skepticizëm të madh dhe një plan të përpunuar loje nga përfaqësuesit e avokatëve dhe të pandehurve që manipulojnë në mënyra të ndryshme të mundshme për të thelluar dhimbjen tonë. Ne jemi bërë si figura dhe meqenëse fëmijët tanë kanë ikur, edhe ne do të zhdukemi në një mënyrë, si…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj një personi nga fshati Bojanë i Shkupit. I njëjti dyshohet se rrejshëm është paraqitur si punonjës në gjykatë dhe ka marrë para nga një person, të cilit i kishte premtuar se do t’ia nxirrte djalin nga paraburgimi. “SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj N.Z. (41) nga fshati Bojanë, Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Gjatë muajit maj 2025, i denoncuari, duke paraqitur fakte të rreme, e ka mashtruar një person duke i thënë se punonte në gjykatë dhe se për një shumë…

Lexo më Shumë

Sindikatat me të drejtë theksojnë se Qeveria e mban pagën minimale ndër më të ulëtat në rajon. Për më tepër, në Buxhetin e vitit 2026 nuk janë paraparë mjete për rritje thelbësore të pagave. BDI vlerëson se kjo është një padrejtësi strukturore dhe një gabim i madh ekonomik. Nuk mund të pritet ekonomi produktive me punëtorë që jetojnë në prag të varfërisë. Prandaj kërkojmë: 1. Paga minimale të përshtatet me kostot reale të jetesës dhe të arrijë nivelin mesatar rajonal. 2. Të zbatohet model indeksimi që ndjek inflacionin dhe produktivitetin. 3. Të sigurohet mbështetje fiskale për kompanitë mikro dhe të…

Lexo më Shumë

Nga BDI e mbështesin vendimin e krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët dhe presin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej si subjekte opozitare, përcjell TV21. “Ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyeshëm. Ata duan dhe kanë vendosur që t’i kthehen vetvetes, gjë të cilën ne e përshëndesim, e përkrahim, që bashkërisht, të gjitha subjektet opozitare, të gjitha këto zhvillimet që ndodhin në shtet që bashkërisht ta rikthejmë situatën në realitet, pasi jemi dëshmitarë se në shumë fusha, në shumë drejtime, për të cilat kemi folur në vazhdimësi, ka regres jashtëzakonisht të madh”, tha…

Lexo më Shumë

Nikica Korubin Vala e relativizimeve dhe e ekzibicioneve deklarative rreth sintagmës politike “bota serbe” – e përcaktuar si “projekt për vendosjen e një sfere ndikimi për të minuar sovranitetin e disa shteteve dhe stabilitetin në rajon”, siç është formuluar në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023-2024, i miratuar këtë pranverë – me qëllim që ajo të zbutet dhe normalizohet, po zhvillohet paralelisht me “de-shqiptarizimin” simbolik të shqiptarëve në sistemin shtetëror, si paradigmë kryesore politike. Një paradigmë e “nënshtrimit politik të shqiptarëve” si përpjekje për një dominim real shoqëror mbi qytetarët shqiptarë. Çka është një lëvizje…

Lexo më Shumë

Princë i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi se Arabia Saudite do të rrisë investimet e saj në SHBA nga 600 miliardë dollarë në pothuajse 1 trilion dollarë, raporton Anadolu. “Besoj, zoti President, sot dhe nesër mund të njoftojmë se do ta rrisim atë shifër prej 600 miliardë dollarësh në pothuajse 1 trilion për investime reale”, tha bin Salman, i njohur si MBS, për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, përkrah presidentit amerikan Donald Trump. Trump falënderoi princin saudit për dakordësinë për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA. “Dua t’ju falënderoj sepse keni pranuar të investoni 600 miliardë…

Lexo më Shumë

Një incident verbal ka ndodhur në bordin e “Air Force One”, ku presidenti amerikan Donald Trump ka fyer një gazetare të Bloomberg gjatë një prononcimi për mediat. Ndërsa gazetarja po përpiqej të bënte një pyetje lidhur me rastin Jeffrey Epstein, Trump reagoi me nervozizëm dhe e ndërpreu duke i thënë: “Urtë, urtë, derrkuce.” Sipas mediave amerikane, fyerja ndodhi pasi gazetarja nisi të pyesë njëkohësisht me kolegë të tjerë, çka duket se e irritoi Trumpin. Reagimi i tij u konsiderua një sulm i hapur ndaj pamjes së gazetare­s, një formë e njohur gjerësisht si “body shaming”. Pamjet e publikuara nga incidenti…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës njofton se ka zhvilluar mbledhjen e radhës në të cilën morën vendim që të ndahen nga AKI dhe në Kuvend të veprojnë si grup i pavarur, thuhet në njfotim. Nga ASH thonë se në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni me të cilin garuam doli fitues në nivel kombëtar, me sasinë e votave të fituara në listat për këshilltarë dhe numrin e këshilltarëve të fituar, por jemi të pakënaqur nga epilogu në garën për kryetarë komunash ku u përballëm me një inzhinjering të fuqishëm shtetëror dhe bashkëveprime të subjekteve shqiptare në pushtet me partitë…

Lexo më Shumë