Author: Jeta almakos

Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” është përshkallëzuar sërish mbrëmjen e sotme para Kuvendit. Siç raportojnë gazetarët nga terreni, në kordonin policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit janë hedhur bomba tymuese, fishekzjarre dhe shishe. MPB-ja konfirmon se dy policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas policisë janë ndaluar disa persona që kanë hedhur mjete të forta në drejtim të tyre dhe të Kuvendit. Marshimi protestues nisi para Qeverisë, nga ku protestuesit u drejtuan drejt Ministrisë së Jashtme ku lanë trëndafila para policisë dhe më pas vazhduan drejt Kuvendit.…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup. Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, LEVICËS dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO DPMNE-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,40% në krahasim me vendimin e datës 04.07.2022. Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: për benzinën me 2,501%, për naftën me 1,699%, për vajin ekstra të lehtë për 2,028% dhe për karburantin për 2,898%. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të vajit EURODIESEL (DE V) dhe të vajit ekstra të lehtë shtëpiak…

Lexo më Shumë

Vala e rritjes së çmimeve që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe botën në përgjithësi ka ngjallur shumë shqetësime tek qytetarët. Ata për çdo ditë po përballen me rritjet e çmimeve dhe me atë se si të gjejnë zgjidhje për të kaluar muajin. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duke parë këto zhvillime ka vendosur që të trajtoj këtë temë kaq të ndjeshme për qytetarët. Pedagogët e këtij Universiteti kanë përgatitur elaborime shkencore të cilët do të prezantohen gjatë tryezës së rrumbullakët. “Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup organizon Tryezën e radhës të rrumbullakët me temë: “VALA E RRITJES SË…

Lexo më Shumë

Komitat me gur tentuan të sulmojnë statujën e Skenderbeut. Tifo grupi Komitat që janë pjesë e protestave kundër propozimit francez i janë afruar edhe sheshit Skendebeu dhe Q.T Mavrovasja. Siç raporton KlanMacedonia protesuesit kanë hedhur gur e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin “Skenderbeu”. Protesuesit kanë hedhur gur edhe drejt dyqaneve në Q.T Mavrovasja. Gjatë gjithë kohës tifo grupi po brohorit thirrje antishqiptare. Gjithashtu protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.

Lexo më Shumë