Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë nesër në Samitin e Liderëve “Plani ynë për BE-në”, i cili do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, është parashikuar që kryeministri Mickoski të mbajë fjalim në panelin e diskutimit me temë “Përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, rezultatet dhe përshpejtimi”.
Author: Jeta almakos
Shkupi mbetet kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028, kumtoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pas takimeve në Bruksel. Siç njoftuan nga Qyteti i Shkupit, Gjorgjievski, së bashku me ministrat Timço Muçunski dhe Zoran Lutkov, zhvilluan një takim të rëndësishëm me eurokomisarin Glen Mikalef, në të cilin ai paraqiti gatishmërinë e qytetit për të hyrë në një epokë të re të standardeve dhe transformimit evropian. Kryetari i Qytetit të Shkupit paralajmëroi një transformim historik të Shkupit duke zhbllokuar procesin, duke futur qeverisje transparente dhe duke investuar mbi 55 milionë euro në infrastrukturën kyçe. Ky vizion, sipas tij,…
Më 25 nëntor, Qeveria do të caktojë të besuarit në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë–Rostushë, ku më 11 janar do të mbahen zgjedhje të reja, pasi në votimet e 19 tetorit nuk u arrit censusi prej një të tretës së votuesve. Afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar komune përfundon më 11 dhjetor në mesnatë, ndërsa shorti për renditjen në fletëvotime do të bëhet deri më 17 dhjetor. Fushata zgjedhore do të zhvillohet nga 22 dhjetori deri më 9 janar. Pjesëmarrja në zgjedhjet e dështura të 19 tetorit ishte: Gostivar 33.31%, Vrapçisht 25.18%, Mavrovë–Rostushë 30.31% dhe Qendër Zhupë…
Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përpiluar Raport mbi prezantimin mediatik zgjedhor dhe Rapot mbi reklamimin e paguar poltik të radiodifuzerëve gjatë kohës së rrethit të dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, nga data 20 deri më 31 tetor 2025. Ekzemplari për monitorim të prezantimit mediatik zgjedhor dhe këtë herë përfshiu tre shërbimet programore të Shërbimit publik radiodifuziv: RTM 1, RTM 2 dhe Kanalin e Kuvendit, si dhe 8 stacione televizive kombëtare komerciale: Sitel, Аlfa, Кanal 5, Тelma, Аlsat-М, Кompani 21-М, Shenja dhe 24 Vesti. Për shërbimet e tjera programore u veprua në bazë të ankesave. Gjatë…
Vazhdon të rritet lista e të akuzuarve për zjarrin në diskotekën Puls, tragjedi e cilësuar si më e madhja në histori të vendit që nga pavarësimi. Kryeprokurori, Ljupço Kocevski ka njoftuar se janë arrestuar dhjetëra punonjës të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe se aktualisht po kryhen bastisje në disa lokacione. Kocevski shpjegoi se procedura parahetimore, është e lidhur me rastin e Koçanit, por do të zhvillohet veçmas, në prokurorinë e Koçanit. Sipas të dhënave fillestare të Prokurorisë, personat ngarkohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, si dhe për dhënie dhe marrje ryshfeti. LJUPÇO KOCEVSKI – KRYEPROKUROR…
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë, Sot, koalicioni VLEN shpreh shqetësimin e thellë për turbulencat që po zhvillohen brenda kampit opozitar shqiptar, zhvillime që nuk i shërbejnë as demokracisë, as stabilitetit politik, e as interesit të qytetarëve. Demokracia ndërtohet mbi debate të hapura, konkurrencë të ndershme dhe mbi opozitë të fortë. Por ajo që po shohim ditëve të fundit nuk i përngjan as opozitë, as stabilitet, por një shpërbërje të heshtur dhe një humbje totale të busullës politike. Brenda një periudhe të shkurtër, AKI ka pësuar largime të njëpasnjëshme të figurave kyçe: largimi i Menduh Thaçit, largimi i…
Më 19.11.2025 rreth orës 12:01, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në kryqëzimin e rrugës „11 Oktomvri“ me bulevardin „Koço Racin“ në Shkup, një automjet mjekësor „Renault Trafic“ me targa të Shkupit, pronë e një institucioni privat shëndetësor, i drejtuar nga Zh.A. (55) nga Shkupi, ndaloi papritur për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, A.M. (26) nga Shkupi, mjeke në institucion, pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa A.R. (41) nga Shkupi, gjithashtu punonjëse në institucion, pësoi lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën…
Njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe përkushtim pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut më 18 nëntor 2025. Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi profesional i policisë ka parandaluar pasoja të rënda dhe ka ruajtur dy jetë njerëzish. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se qëndron pranë qytetarëve në çdo situatë, duke garantuar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së tyre, me kujdes dhe përgjegjësi. Ky veprim tregon gatishmërinë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës…
Ndryshe nga Ziadin Sela, i cili u largua nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI, kreu i një krahu tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se mbetet pjesë e AKI. Në fakt, Taravari thotë se ai dhe ASH po vazhdojnë si AKI dhe gjithashtu thotë se pret “reforma të mira” në Kongresin e BDI-së që është planifikuar të mbahet dhjetorin e ardhshëm. Njëkohësisht, ai hedh poshtë mundësinë që BDI të paraqes kandidatin e tyre për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, të cilat do të mbahen në fillim të vitit 2026, pasi nuk u arrit…
UD kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka ngritur sot shqetësime serioze lidhur me gjendjen e listave zgjedhore në disa komuna si atë të Gostivarit dhe Vrapçishtit. Limani në RTVM2 tha se Komuna e Gostivarit së bashku me komunat e Vrapçishtit dhe Mavrovës përballen me “parregullsi të mëdha”, duke theksuar se “këto tri komuna i kanë listat e mbushura me njerëz të vdekur”. Ai gjithashtu e quajti “paradoks” situatën në Komunën e Gostivarit, ku, sipas tij, ekziston një mospërputhje e madhe mes numrit real të banorëve dhe atij të personave me të drejtë vote. “Në Gostivar kemi 59.770 banorë,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, z. Ali Ahmeti, u prit sot nga përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale që prekin shqiptarët në rajon si dhe për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të kundërshtimit të padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen ish-pjesëtarëve të luftës dhe qytetarëve shqiptarë. Palët u dakorduan që protesta e radhës kundër padrejtësisë të organizohet në Shkup, si një vazhdimësi e mobilizimit shoqëror dhe politik. OVL-UÇK-ja tha se protesta synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe paqësore, duke ftuar…
EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton TopChannel. Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime. Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të…

