Autori Salman Rushdie është ende në një gjendje kritike, por “ndjenja e zakonshme e humorit dhe sfiduese mbetet e paprekur”, thotë djali i tij. Zafar Rushdie tha se babai i tij kishte pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën, por ishte në gjendje të fliste me familjen e tij. Shkrimari 75 vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në skenë në një ngjarje në shtetin e New Yorkut. Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin e…
Author: Jeta almakos
Bota perëndimore me sa duket ende nuk mund të kuptojë një gjë. Rusia e sotme nuk është Unioni i Republikave të Gorbaçovit dhe as territori i Jelcinit i ndërtuar mbi grushte shteti dhe deficite, transmeton InfoShqip. Kjo është një tjetër Rusi e fortë dhe e fuqishme, dhe ju, politikanë perëndimorë, duhet të rishikoni jo strategjinë e shpërbërjes së Federatës Ruse, por qëndrimin ndaj bashkëpunimit me vendin që në 20 vitet e fundit u grabit dhe u poshtërua nga Perëndimi, dhe sot është një strukturë e fuqishme politike, e riorganizuar dhe e palëkundur. Rusia di të bëjë miq, dhe miku më…
Gjykata e Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Mytaher Haskuka, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu. Aktakuza ka të bëjë me gazin lotsjellës që ishte hedhur në shkurt të vitit 2016, kur deputetët e opozitës kishin pamundësuar mbajtjen e seancës në Kuvend. Lajmin e ka konfirmuar avokati Haxhi Millaku. Ai ka thënë se ankesa për një pikë të akuzës është konfirmuar ndërkaq për pikën tjetër ka mbetur. “Për një pikë të aktakuzës është aprovuar ankesa ndërsa për një pikë tjëtër të akuzës ankesa ka mbetur”- tha Millaku. Avokati tutje ka shtuar se gjatë gjykimit do…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka treguar se gratë nga të cilat është frymëzuar gjatë jetës së saj, e në fotot që shihen të vendosura në murin e zyrës së saj gjatë kohës sa ishte ministre asnjëra prej tyre nuk ka të vendosur shami në kokë, shkruan Gazeta Metro. Në debatin që po zhvillohet pro dhe kundër lejimit të shamisë për vajza të mitura në shkollat publike të Kosovës, ka folur edhe Vlora Çitaku, edhe pse ndonëse nuk e ka përmendur shaminë fare. Çitaku, ka shkruar se në zyrën e saj sa ka qenë ministre, ka pasur të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka luftuar pushtimin rus që nga shkurti, do të jetë gjithashtu i disponueshëm si lojtar në të ardhmen. Domethënë, ata janë duke bërë një figurë aksioni të Zelenskyt, dhe pas gjithë projektit qëndron një kompani e dizajnit të produkteve në Brooklyn të New Yorkut. FCTRI nisi një fushatë “Kickstarter” për të financuar prodhimin më pak se dy javë më parë. Ajo arriti objektivin e saj të financimit prej 30 mijë dollarëve në vetëm tre orë dhe që atëherë ka mbledhur më shumë se 120 mijë dollarë. Për çdo lodër të shitur, 1 dollarë shkon…
Sot në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 17:00, pjesëtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese, në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rrethinën e Komunës së Çairit, kanë kryer kontrolle në objektet në rrugët “Cvetan Dimov” dhe “John Kenedy”. Për të konstatuar nëse punëdhënësit i respektojnë dispozitat ligjore që i referohen ndalimit për punë të dielave në ato aktivitete që nuk bien nën përjashtimet e përcaktuara me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Nga kontrollet totale të kryera janë shqiptuar 12 masa, përkatësisht 8 vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë së punës në afat prej 15…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Pelnice për dalje dhe hyrje në vend pritet rreth një orë. Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje dhe të largohet nga politika. Pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizim të shtetit, reagojnë nga LSDM-ja. Sipas partisë në pushtet, Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, konfirmoi edhe një herë se referendumi që po e shpall dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal. “Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që ne kemi filluar negociatat me BE-në me gjuhën e mbrojtur maqedonase në Union dhe veçori…
21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit këtë vit e përmbyllëm me “Peace Festival” të suksesshëm, në sheshin Skenderbeu në Shkup. Me këtë rast shpreh falenderim për gjithë të pranishmit që ishin me mijëra në numër, bashkë me artistët të cilën performuan. Para festës mbrëmë në Shkup, përuruam në Tetovë gurëthemelin e një super investimi prej 130 milionë euro që do të hapë 900 vende të reja të punës nga kompania e.Go Mobile duke realizuar premtimin e dhënë para një viti për zhvillim, projekte infrastrukturore, investime, vende pune, standard më të mirë, cilësi të jetesës. Në kuadër të shënimit…
Shkruan Lazim Destani Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë…
Shoqatat që mbledhin rreth vetes personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës financiare nga shteti pasi edhe kjo kategori, sipas tyre, po ndjen pasojat e krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë shtet janë të regjistruar rreth 15 mijë persona me nevoja të veçanta, që marrin ndihmë financiare nga shteti në vlerë mes 6.000 dhe 11.000 denarësh (100 deri 180 euro). Monika Tomçevska është nënë e një fëmije me autizëm. Ajo merr një ndihmë prej 6.200 denarësh nga shteti. Por, ajo thotë se është pothuajse e pamundur të kalojë muajin me këto të ardhura…
Sot në komunën e Çairit, policia po bën kontrolle të shumta nëpër duqane të cilët punojnë ditën e diel. Sipas informacioneve të Klan M, shihen prani e madhe e policëve nëpër rrugën ”Xhon Kenedi” ku nga bizneset që punojnë të dielave kërkohet leje për punë. /KlanMacedonia/