Author: Jeta almakos

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, krerët e shtetit dhe të politikës në Maqedoninë e Veriut kanë përcjellë urimet e tyre për këtë datë me peshë historike. Në mesazhet e tyre, ata theksuan rolin vendimtar të Kongresit të Manastirit dhe rëndësinë që kjo trashëgimi kulturore ka për shqiptarët dhe për mozaikun multietnik të vendit. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, uroi bashkëqytetarët shqiptarë, duke theksuar se këtë ditë e përshëndet me respekt të veçantë, si një simbol të fuqishëm të përpjekjes për arsimim dhe edukim. Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente “Para 117 vjetësh, Alfabeti i unifikuar nisi rrugëtimin e tij…

Lexo më Shumë

Dreka e sotme me Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurtin, kryeparlamentarin Afrim Gashi, bashkë me lidershipin e VLEN-it, u mbajt me ftesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një ditë që ka vulosur identitetin tonë kombëtar. Para manifestimit qendror në Manastir, kujtuam gjithë sakrificën, kurajën dhe largpamësinë e atyre që i dhanë gjuhës shqipe një alfabet të përbashkët. Dita e Alfabetit është moment reflektimi për një kthesë historike që u bë themel i arsimit, kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare. Pa këtë akt të kuvendarëve të Manastirit, rruga jonë e zhvillimit do të ishte e cunguar, e paqartë,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka folur këtë të shtunë për mundësinë që Palestina të njohë shtetin e Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “On the road” në Top News, nga moderatorja Anisa Bahiti. I pyetur nëse Palestina mund të ndjekë shembullin e Sirisë, e cila së fundmi ka njohur pavarësinë e Kosovës, ambasadori Mhanna u përgjigj shkurt, por domethënës: “You never know – Nuk i dihet”. Mhanna theksoi se populli palestinez nuk ka asnjë kundërshti ndaj kosovarëve, duke e cilësuar marrëdhënien ndërmjet tyre si të mirë dhe duke nënvizuar se çështja mbetet thjesht dhe vetëm diplomatike. “Palestinezët…

Lexo më Shumë

Sepse gjuha nuk jeton në libra — ata mund të digjen. Nuk jeton në mure — ato mund të shemben. Shqipja nuk është çështje gjykatash, burokracish apo vendimesh administrative. Shqipja jeton në zemra. Dhe zemra — veçse zemra — nuk pushtohet dot. FJALIMI i plote i ambasadoriot DENION MEIDANI Të nderuar akademikë, studiues, pedagogë, përfaqësues institucionesh, të ftuar të nderuar, Miq të Manastirit, Është kënaqësi e veçantë të jem sot këtu, pikërisht në vendin ku më shumë se një shekull më parë u mor një vendim që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë. Atje ku, përtej dallimeve dhe ndasive, u vendos…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se për shkak të reshjeve të dendura, lumenjtë Bolnska dhe Istoçka kanë dalë nga shtrati në fshatrat Carev Dor dhe Drmeni, duke përmbytur mbi 50 shtëpi, magazina, bodrume dhe toka bujqësore. Përmbytje janë regjistruar edhe në Dolna Bela Cërkva nga lumi Golema Reka (niveli i ujit 210 cm). “Për shkak të reshjeve të dendura, në territorin e Komunës së Resnjës ka ardhur deri te dalja nga shtrati e lumenjve Bolnska dhe Istoçka në fshatrat Carev Dor dhe Drmeni, me ç’rast janë përmbytur mbi 50 shtëpi, hapësira magazinimi, bodrume dhe tokë bujqësore. Përmbytje janë evidentuar…

Lexo më Shumë

Institucioni Ndëshkues – Përmirësues i Idrizovës, burgu më i madh në Maqedoninë e Veriut, u pajis me një kënd të veçantë për fëmijë të dedikuar për vizitorët e vegjël dhe familjet e personave të dënuar. Këndi, i cili ndodhet në hapësirën e vizitave, si një mjedis i sigurt dhe i ngrohtë që përdoret gjatë vizitave familjare, u hap sot nga përfaqësues të institucioneve kompetente, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe Këshillit të Evropës. Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov e theksoi rëndësinë e këtij këndi në procesin e risocializimit, veçanërisht që Idrizova është burgu i vetëm ku…

Lexo më Shumë

Pas gati tre javësh nga përfundimi i procesit zgjedhor, Këshilli i Komunës së Tetovës më në fund u konstituua. Vonesat erdhën si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda koalicionit VLEN lidhur me përzgjedhjen e kryesuesit të këshillit. Në ditën e fundit të afatit ligjor, pas verifikimit të mandateve, këshilli me 16 vota për dhe 11 kundër zgjodhi Jusuf Abdulin nga partia Alternativa (pjesë e koalicionit VLEN) si kryesues të ri. Gjatë seancës u votuan gjithashtu edhe përbërjet e Komisionit për Emërime dhe Komisionit për Kurorëzime, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të këshillit komunal.

Lexo më Shumë

Dega e BDI-së në Butel ka reaguar pas vendimit të drejtoreshës së shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” për të ndërprerë aktivitetin e nxënësve kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, vetëm pak orë para mbajtjes së tij. Sipas reagimit, fëmijët kishin më shumë se një muaj që ushtronin dhe përgatiteshin për programin festiv, por aktiviteti u anulua me arsyetimin se disa nxënës do të performonin me veshje tradicionale shqiptare, shkruan gazeta KOHA. Në reagimin e Degës së BDI-së, ky vendim cilësohet “skandaloz, diskriminues dhe tërësisht i papranueshëm”, duke theksuar se ndërhyrje të tilla përbëjnë cenim të rëndë të identitetit kombëtar dhe…

Lexo më Shumë

Me mbështetjen e Komunës së Çairit, nën organizim të Operës dhe Baletit Nacional, më 28 Nëntor skena e institucionit do të mirëpresë rikthimin e sopranos së shquar ndërkombëtare Inva Mula. Ky koncert gala merr një domethënie të veçantë për Çairin, pasi Inva Mula në vitin 2012 është shpallur Qytetare Nderi e Komunës së Çairit, një vlerësim që e lidh emrin e saj me historinë kulturore të komunës sonë. Në këtë mbrëmje të përkushtuar artit dhe festës, Inva Mulës do t’i bashkohen sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu dhe tenori Ismet Veseli, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se po merr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së” që po zhvillohet në Tiranë. Ai thotë se ky takim është një mundësi e mirë për të thelluar dialogun në mese vendeve të Ballkani Perëndimor dhe BE-së. “Sot po marr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”, që po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri. Ky takim i rëndësishëm përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar dialogun dhe për të forcuar përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Vendi ynë mbetet i…

Lexo më Shumë

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Tiranë, e cila është një nga institucionet më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Shqipëri, ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Ajo gjithashtu është ndaluar të largohet nga Shqipëria. SPAK dje e akuzoi atë për manipulim të tenderëve në të cilët kompanitë shqiptare “PE-VLA-KU” dhe “Gjoka Construction” shfaqen si kompani, të cilat kanë qenë pjesë e dy aferave të ndara në Maqedoni për dy vitet e fundit, raporton Laboratorit të Gazetarisë Investigative (IRL), transmeton Portalb.mk. Mbrëmë vonë, SPAK njoftoi zyrtarisht detajet e çështjes, dhe ajo që të dy…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristian Mickoski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska, Me ftesë të Shoqatës së maqednasve “VMRO-DPMNE Albania” sot në Tiranë, ata morën pjesë në hapjen e zyrës së re të kësaj shoqate së bashku me një numër të madh maqedonas nga Shqipëria. Mickoski, siç informuan nga VMRO-DPMNE-ja, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi edhe mundësinë e maqedonasve në Shqipëri për të pasur klubin e tyre, mundësinë për t’u shoqëruar, mundësinë për të punuar lirisht për të ruajtur kulturën, identitetin, gjuhën dhe traditën e…

Lexo më Shumë