Në një periudhë prej më pak se tre muaj, Tetovarëve u mbushen bodrumet me ujë ndërsa rrugët shëndrohen në lumej e liqene për shkak të kanalizimit që nuk po mirëmbahet si duhet, reagon keshilltari i Alternativës, Faton Selami pas vërshimeve të mbrëmshme, që shkaktuan dëme në Tetovë. “E dimë se fatkeqësive natyrore nuk mund tu iket por në vend se të angazhoheshin në pastrimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe parandalimin e situatave si ajo e mbrëmbëshmja, autoritetet kompetente komunale mirreshin me pjesëmarrje aktive në fushatën e drejtuesve të komunës…”, thotë Selami duke kritikuat ashpër neglizhencën e autoriteve komunale ndaj…
Author: Isen almakos
Bekim Sali demanton spekulimet për largim nga ministria e shëndetësisë Ministri aktual i Shëndetësisë Bekim Sali nuk tërhiqet nga posti ministror, e as do të emërohet kuadër i ri nga LSDM, ka konfirmuar ai për Fokus. “As kam bë plan, e as që ka diçka të tillë se do të tërhiqem nga pozita. Mu tani në shtator kemi projekte të shumta, që i kemi planifikuar t’i realizojmë. Këtu është edhe Qendra Klinike. Është evdinte se dikush nuk pajtohet me disa gjëra dhe mundohen të diskreditojnë punën time”, thotë Sali në deklaratë për Fokus. Sali mori postin ministror para disa muajve…
Mehmet Selahaddin Shentop, djali i Mustafa Shentop, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), u martua me Ajshgyl Akbullut në një ceremoni dasme të mbajtur në Stamboll. Në dasmë morën pjesë Afrim Gashi, kryetar i Partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut dhe Furkan Çako, ish-ministër i Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Kuvendit Mustafa Shentop falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e dasmës. Burimi: DHA
Pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së, kanë filluar debatet për pasuesin apo pasuesen e tij. Në koloaret partiake dy janë emrat që përfliten më së shumti, nënkryetari aktual Arben Taravari dhe deputetja Ilire Dauti. Për të parin thuhet se përparësi ka fitoren në Gostivar, ndërsa për të dytën shifet si një adute për të ngritur partinë në Tetovë ku së fundmi ASH shënoi rrezultat të dobët. Taravari njihet si menaxher i mirë i Komunës së Gostivarit dhe fitues i zgjedhjeve. Por, Ilire Dauti njihet si punëtore, oratore, elikuente dhe fituese e të gjitha përballjeve publike…
Sipas raportit të publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ) për transparencën aktive të institucioneve, komuna e Gazi Babës sivjet ka shënuar rritje prej 2 për qind në transparencë. “Sivjet komuna e Gazi Babës në bazë të avancimit radhitet në mesin e grupit të institucioneve me transparencë shumë të mirë aktive, për dallim nga viti i kaluar kur është radhitur në mesin e grupeve të institucioneve me transparencë të mirë aktive. Ky avancim është rezultat i hapjes tonë ndaj qytetarëve, opinionit dhe institucioneve. Nuk do të ndalemi këtu”, ka shkruar në Facebook kryetari i komunës, Boban Stefkovski. Ai paralajmëron se…
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali edhe këtë javë ka vizituar spitalin e Tetovës, duke sjellur pajisje të reja moderne. “Në bashkëpunim me OBSH-në dhe USAID-in, kemi siguruar pajisje të rëndësishme mjekësore, që po promovohen sot në Spitalin Klinik të Tetovës. Pajisja është e instaluar në repartin e kujdesit intensiv, qendrën e urgjencës dhe anestezisë, ndërsa përbëhet nga 15 monitorë pacientësh të kujdesit intensiv”, deklaroi më këtë rast ministri Sali. Ai theksoi se Spitali Klinik Tetovë është shembull i menaxhimit të suksesshëm të një institucioni publik shëndetësor, “i cili është veçanërisht i rëndësishëm në kushtet e pandemisë Covid-19”.
Formularët e kërkesave në Qendrën për Punë Sociale të Shkupit për herë të parë do te jenë edhe në gjuhën shqipe, njoftoi drejtori i këtij institucioni, Liridon Baftiu, kuadër i emëruar nga Alternativa e Afrim Gashit. Baftiu e ka vlerësuar këtë si “Premtim i realizuar” dhe “Ditë historike”. “Sot kisha kënaqësi që në hapësirat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe ta takoj drejtorin, z.Ylber Sela, me të cilin bëmë zyrtarizimin e kërkesave në gjuhën shqipe të Qendrës për Punë Sociale të Shkupit. Nga ana e Drejtorit, z.Ylber Sela, na u potencua që jemi institucioni i parë i cili u…
Shkruan: Armend Zyberi Gjeneratave të kohës u kujtohet sa të mundimshme ishin negociatat për Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001. Shkronjë pas shkronje, presje pas presje, pikë pas pike; çdo fjalë e fjali e saj rrumbullakohej me mund e me vështirësi. Diçka kundërshtonte Trajkovski, diçka Cërvenkovski, diçka i tekej Lubço Georgievskit e Lube Boshkovskit, kurse situata në pikat e frontit i afrohej kulminacionit. Dhe në fund marrëveshja u nënshkrua. Nuk ishte pikërisht ajo për çka u luftua, por ishte kompromis që përmbante një element të rëndësishme, e ajo ishte pranimi nga ana e ndërkombëtarëve, por edhe nga ana e maqedonasve,…
Sot në seancën e 70-të të Qeverisë, me propozimet e Ministrit të Shëndetësisë u miratuan rekomandimet për uljen e reziqeve nga temperaturat e larta, që do të zgjasin dy ditë, 18-19.08.2022 (e enjte dhe e premte): Propozimi i parë i miratuar është Lirim nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç; Fëmijët në kopshte të mos kenë aktivitete fizike nga ora 11:00 deri në orën 17:00; Sektori privat të organizoj orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe shmangia e qëndrimin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Shkruan: Arsim Ismajli Të gjithë patriotët dhe arsismdashësit shqiptar në Maqedoninë Veriore u gëzuam pa masë kur kryetari i Tetovës Bilall Kasami nënshkroi marrëveshjen për përkrahje të Akademisë Shqiptare, që erdhi si hap i sjelljes së akademikëve maqedonas. U gëzova edhe unë, sepse që në vitet e 90-ta kam shkruar dhe kam kërkuar që të formohet Akademi Shqiptare si nevojë imediate. Mirëpo gëzimi i patriotëve dhe arsimdashësve nuk zgjati shumë, sepse sot morëm lajmin se në zgjedhjet e 20 gushtit partia e Kasamit do të bashkëpunuaka me VMRO-DPMNE-në e Mickovskit. Nuk besuam fillimisht deri sa nuk na erdhi dokumenti që…
“Vizita ime e ardhshme në këtë spital do jetë vizitë përuruese”, premtoi Sali. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka vizituar spitalin e Dibrës ku është takuar me udhëheqësinë e spitalit. Sali ka vleësuar se deri tani kanë munguar investime në këtë spital, dhe ka premtuar se nuk do ketë më mungesë. “Sot kisha rastin ta vizitoj spitalin e Dibrës. Fillimisht më duhet ta falënderoj personelin mjekësor, të cilët e japin maksimumin për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre. Spitali i Dibrës ka kohë që ballafaqohet me mungesë të investimeve, si në planifikimin kadrovik, ashtu edhe në…
Kryetari i komunës Gazi Babë Boban Stefkovski sot e leshoi në përdorim terenin multifunksional sportiv në lagjen Maxhari, i shtruar me bazë më bashkëkohore tartani. Stefkovski tha se ky është tereni i parë që lëshohet në përdorim, nga gjithsej shtatë terene zbavitëse sportive që do të ndertohen në komunën Gazi Babë. “Prej tyre pesë do të jenë me bazë bashkëkohore nga tartani, kurse dy me bazë nga bari artificial. Investojmë në infratsrukturën sportive si asnjëherë më parë. Projekte po realizohen gjithandej në komunën Gazi Babë. Qytetarët janë dëshmitarë të kohës së re për Gazi Babën tonë. Kurse ky është fillimi.…