Ministri për diasporën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemal Çupi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, kanë përfunduar vizitën e tyre të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas takimeve të shumta dhe mikëpritjes së ngrohtë, vizita e Çupit dhe Eminit ka rezultuar edhe më e suksesshme nga që kishin pritur dhe planifikuar. Ministri Çupi dhe drejtori Emini takimet i kanë filluar me komunitetin dibran në shtetin e Nju Jorkut, SHBA, komunitet që është më i madh në Nju Jork se në vendlindje në Dibër. Gjatë kësaj vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të…
Author: Isen almakos
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit edhe sot do të sjellë vendim për çmimet e derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri në mesnatë. Vendimi, siç deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov, do të kumtohet gjatë ditës. “Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të sjellë vendim i cili do të jetë në fuqi prej 00:01 (pas mesnate) 18:03.2022”, deklaroi Uzunov. Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendim për ndryshim të çmimeve të…
Zjarri përfshiu një restorant në Gjilan ditë më parë. Restorti “Maja e Zezë” që ishte bërë i njohur pasi mbante një luan aty, u dogj thuajse tërësisht Zjarri ishte raportuar më 14 mars rreth orës 05:20. Nga Policia e Kosovës patën deklaruar se lidhur me këtë shpërthim të zjarrit ishin njoftuar nga roja i resortit. “Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ishte thënë nga policia teksa u shtua se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën turke “Milliyet”, ka paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnjë, mund ta përdorin Kremlinin për të përhapur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ai ka përsëritur kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. “Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”,…
Ambasada Amerika në Kiev përmes rrjeteve sociale njoftoi për vrasjen e 10 personave në Ukrainë, deri sa pritnin radhë në një shitore për të ble bukë. “Forcat ruse sot gjuajtën dhe vranë 10 persona të cilët qëndronin në radhë për bukë në Çernigov. Këto sulme të tmerrshme patjetër duhet të ndërpriten. Po i shqyrtojmë të gjitha opcionet e mundshme për të kërkuar përgjegjësi penale për krimet e tmerrshme në Ukrainë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Ukrainë.
Burime nga Spitali Psikiatrik në Bardovcë të Shkupit thonë për Almakos se një pjesë e të punësuarëve janë duke u përballur me kërcënime dhe mobing për shkak se kërkojnë të drejtat dhe kompensimet që u takojnë. Jozyrtarisht merret vesh disa të punësuar që i takojnë personelit të mesëm që kujdestaron në këtë spital, janë revoltuar dhe kanë ngritur padi ndaj Spitalit, duke kërkuar kompenzim për punën e bërë jashtë orarit. “Këta të punësuar ndërkohë janë thirrur nga motra kryesore dhe juristi të cilët i kërcënojnë dhe u bëjnë mobing për të marë vesh se kush i ka organizuar të ngrejnë…
Deri sa shtrenjtimet e produkteve nuk kanë të ndalur, ministrat dhe funksionarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të ushqehen me çmime të lira. Në rrjetet sociale është publikuar çmiorja e restorantit të qeverisë, që tregon se ministrat për byftek paguajnë sa paguajnë qytetarët për një hamburger. Sipas kësaj çmimore, byfteku në restorantin e Qeverisë kushton 180 denarë (3 euro), mishi i gatuar i viçit 120 denarë (2 euro), kurse steku i pulës 100 denarë (1.5 euro). Në restorantin e qeverisë si specialitet shërbehet edhe mish gici me presh 170 denarë (3 euro), kungulleshka të mbushura, si dhe domate të mbushura.…
Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura, sipas burimeve nga tre persona të përfshirë në negociata. Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.…
Një nënë e tre fëmijëve humbi jetën të dielën në një aksident horror në Lenzburg. Ajo është nga Tetova që bashkë me familjen kanë jetuar vite me radhë në Zvicër. Të dielën ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje pranë Lenzburgut në Zvicër. Aksidentin e ka shkaktuar një vozitës gjerman me veturë Tesla, i cili nga koria ndihmëse papritmas ka kaluar në korsinë normale, duke kaluar vijën e plotë në korsinë e ardhshme. Gjatë kësaj manovre, ai u përplas me një Vë Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në të ishte një nënë shqiptare 42-vjeçare me vajzën e…
Që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë mbajtur kurs të padiskutueshëm properëndimor. Mirëpo gjërat si duket kanë filluar të ndryshojnë, e këtë e paralajmëron Tito Petkovski, kryetar i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar. Në paraqitjen e tij në Tv24, Petkovski ka shprehur kritika të shumta ndaj Perëndimit, kurse ka arsyetuar ata qytetarë që mbajnë anën e Rusisë. Ai tha se maqedonasit e lavdërojnë presidentin rus Vlladimir Putin në rrjetet sociale për shkak se kërkojnë lider që do t’i mbronte me grusht të…
Një nënë e tre fëmijëve humbi jetën të dielën në një aksident horror në Lenzburg Të dielën ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje pranë Lenzburgut në Zvicër. Një vozitës gjerman i Teslës ka vozitur në korsinë ndihmës të autostradës në drejtim të Horner. Papritur ai ka dashur ta kthejë veturën e tij në korsinë normale dhe vijën e fortë të sigurisë në korsinë e ardhshme. Gjatë kësaj manovre, ai u përplas me një Vë Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në të ishte një nënë shqiptare 42-vjeçare me vajzën e saj (19) dhe djalin e saj (6).…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar sot në Itali e akuzuar si pjesë e një grupi të struktura kriminal që trafikonte drogë. Sipas mediave italiane, operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga Drejtoria e Rrethit Anti-mafia të Romës. Blutë kanë lëshuar 13 urdhër-arreste, prej të cilëve janë ekzekutuar deri më tani vetëm 9. Mes të arrestuarve është këngëtarja 40-vjeçare, Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë e grupit kriminal. I përfshirë në këtë skemë është boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titty”. Ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2015…