Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 1.955.058 testime për COVID 19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID 19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 305.114, numri i të shëruarve është 294.072, numri i atyre që humbën jetën është 9.208 dhe numri i rasteve aktive është 1.834, transmeton Almakos. Sipas të dhënave zyrtare, përqindje më e lartë e personave që kanë humbur jetën nga Kovid është shënuar në komunën e Likovës, në vend të dytë është Saraji, kurse në vendin e tretë komuna e Tearcës,…
Author: Isen almakos
Qyteti kyç port i Ukrainës Mariupol, është në prag katastrofe humanitare dhe ka rënë në duar të okupatorit rus, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Vadym Boichenko për CNN. Ai bën thirrje që të evakuohet plotësisht popullsia Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, duke shtuar se autoritete nuk janë në gjendje të japë ndihma në Mariupol, pasi kërkon garanci nga Ukraina dhe Rusia që kalimi i saj në Mariupol të jetë i sigurtë. Ndërkohë Ukraina ka ngadalësuar disa nga forcat e Rusisë, por shumë qytete vijojnë të goditen me raketa. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të pranojë…
Gazeta e madhe italiane Corriere della Sera ka publikuar ditën e sotme një shkrim mjaft kritik në 2 vjetorin e misionit shqiptar të mjekëve në Itali. Gazetari Andrea Galli, shkruan se ardhja e mjekëve shqiptarë, ku mes tyre ishte edhe një punëtor karburanti, më shumë së ndihmë ishte një shou i ndërtuar nga Edi Rama. Por mes radhëve të shkrimit, Corriere shkruan se, në avionin ‘Air Albania’ që transportoi mjekët shqiptarë, kishte shumë para, shumë më tepër se sa ishte e nevojshme për të jetuar në Brescia, ku edhe shkuan shqiptarët. Në këtë shkrim, gazetari Andrea Galli thekson se; ‘në…
Policia e Tetovës ka arrestuar dje katër kosovarë në fahatin Jazhincë në kufi me Kosovën. Sipas MPB, ata janë kapur duke bë kontrabandë me begati, shkruan Almakos. Bëhet fjalë për personat me iniciale L.Z.(47), L.Sh. (48), L.A. (61) dhe A.C. (35), të cilët janë arrestuar nga policia në lokalitetin Rogaçevë dhe ua ka konfiskuar bagëti ë. MPB nuk ka bë të ditur nëse ata janë arrestuar duke kontrabanduar bagëti nga Kosova në Maqedoni, ose nga Maqedonia në Kosovë.
Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët miratoi këtë deklaratë të cilën ua sjellim të plotë në vijim: Deklaratë : 1. Aleanca për Shqiptarët është krenare me origjinën e saj politike që buron nga përpjeket e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të vazhduara nga Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, dhe që mbështetet në filozofinë politike të Arbën Xhaferit. 2. Aleanca për Shqiptarët si forcë e qendrës së djathtë me orientim properëndimor dhe synim për t ’iu bashkuar familjes së partive popullore evropiane, vazhdon me përkushtim këtë rrugëtim politik për realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si shtet ku të gjithë…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe Kosovën. “Prishtina, kryeqyteti i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, po përpiqet vetëm të fitojë njohje ndërkombëtare për veten e saj duke mbështetur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”– tha të hënën ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për mediat serbe. “Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se gjithçka është e qartë për këtë. Nuk është se Prishtina, duke u vetëshpallur siç e shohin të gjithë, një kuazi shtet kriminal, mendon dhe kujdeset…
Dy shqiptarë të suksesshëm Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Cresskill NJ Në një ditë të bukur me diell dhe freski që të përkëdhelte fytyrën shkuam pranë Restorantit “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Cresskill NJ të ftuar nga pronarët Peraj dhe Zogiani si media dhe bashkatdhetarë. Mjediset e restorantit zbukuruar si për ditë feste të shlodhnin sytë dhe të jepnin kënaqësi shpirtërore duke të larguar pak kohë nga rutina e përditshme e punës dhe shpesh e lodhshme. Restoranti ndodhet në një vend me natyrë shumë të bukur në Cresskill, bashki e krijuar më 8…
Magazina britanike “What Car” ka publikuar rezultatet e hulumtimit tradicional lidhur me kualitetin dhe sigurinë e veturave. Në bazë të anketave të realizuara me 13 mijë pronarë veturash, “What Car” ka përgatitur listën me 25 vetura të cilat është mirë mos t’i bleni nëse keni vendosur të pajiseni me veturë të përdorur. Më poshtë ju sjellim listën e plotë: 25. BMW Series 2 Active/Grand Tourer (2015 deri sot): Vlerësimi i sigurisë 78,3% 24. Audi A6 (2011 – 2018): Vlerësimi i sigurisë 76,7% 23. Range Rover Sport (2013 deri sot): Vlerësimi i sigurisë 76,5% 22. Jaguar XF (2007 – 2015): Vlerësimi…
Në orët mëngjesit të hershëm Klinika e Urologjisë e përfundoi edhe transplantimin e dytë nga dy transplantet e veshkave, pasi familja e një djali të ri që humbi jetën nga dëmtimi cerebral pranoi t’i dononin organet e tij të shtunën vonë në mbrëmje, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Përveç veshkave, ekipi i Klinikës Ortopedike ka kryer edhe implantimin e indit kockor. “Falënderime familjes që në momentet më të vështira vendosën të ndihmojnë dhe të shpëtojnë jetë të të tjerëve. Ne e ndajmë dhimbjen e tyre, e respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë për atë që kanë bërë. Dy…
Maqedonasit e konsiderojnë avokatin Toma Fila si një ndër bashkëatdhetarët e tyre më të famshëm në Beograd. Ai ka qenë avokat i Sllobodan Millosheviqit, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste të Millosheviqit, kurse më 3 prill do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Beogradit. Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, Fila është lavdëruar se gjyshi i tij ka qenë kryetar i qytetit të Shkupit në kohën e mbretërisë serbe. “Gjyshi im ka qenë kryetar i Shkupit në periudhën 1923-26. Ai e ka ndërtuar parkun e qytetit të Shkupit në stil francez me liqene. Kur…
Suzana Shkreli, nga Shkodra, është e vetmja grua shqiptare në historinë e Amerikës e cila është pjesë e Kongresit amerikan në Shtëpine e Bardhë, shkruan KultPlus. Ajo është kandidate në shtetin e Michigan-it, ku jetojnë diku rreth 250 mijë shqiptarë. E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzana përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
Sot më 27.03.2022, ishte një ditë të madhe për mergimtarët shqiptarë në Itali, pasi ndodhi hapja solemne e Xhamisë së re në Falconara- Komuna e Anconës. Pjesmarrje ishte masive dhe organizim i nivelit të lartë me prezencë të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Italisë Dr. Reshat Ibishi si dhe nënkryetari Zudi ef Fejzuli morëm pjesë në inaugurimin dhe hapjen e Xhamisë së re. Fillimisht në emër të Këshillit të Xhamisë së re të pranishmit i anëtari i kryesisë, më pastaj ish Imami i Xhamisë Kujtim ef belurii cili gjatë kohë ia kushtoi shpjegimit të Islamit, më pastaj Imami i…