Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sonte ka qenë musafir në fshatin Kondovë të Shkupit ku ka marë pjesë në Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. “Të gjithë qytetarëve të besimit islam ua uroj muajin e Ramazanit, u deshiroj periudhë të qetë të agjërimit, lutje dhe ditë të lumtura me të afërmit tuaj. Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, që më mundësuan të jem pjesë e Iftarit të tyre”, ka shkruar me këtë rast presidenti Pendarovski në Facebook.
Author: Isen almakos
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21 në Kosovë tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë element shtetformues. Ahmeti theksoi disa nga arritjet që janë bërë falë Marrëveshjes së Ohrit. “Në Maqedoni deri në vitin 2001 kanë qenë 160 policë shqiptar, sot janë mbi 2500. Deri në 2001 kanë qenë 65 oficerë dhe nënoficerë, sot janë 2000 oficerë dhe nënoficerë. Do të thotë shqiptarët këtu nuk janë minoritarë, por shqiptarët janë element shtetformues”, tha mes tjerash Ahmeti. Ende pa përfunduar emisioni, ish ushtari i UÇK-së nga Sllupçani, Fejzulla Arifi, i ka replikuar kryetarit…
Komandant Malisheva i “Grupit të Kumanovës” boton libër nga burgu, rrëfen për periudhën e tij në SHIK Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, ka vendosur që shumë rrëfime për aktivitetet e tij t’i hedh në libër. Krasniqi, i burgosur për rastin “Kumanova” në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se në libër është rrëfyer aktiviteti i tij në Shërbimin Informativ të Kosovës i njohur si SHIK. “Në SHIK jam angazhuar pas luftës në Maqedoni që u zhvillua në vitin 2001. Kam qenë i angazhuar në SHIK deri në mbylljen e këtij shërbimi deri në vitin 2008…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTV21 tha se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, pala maqedonase ka insistuar që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutë. “Kjo nuk është temë substanciale, pse është vënë 20 për qind. Në negociatat e Ohrit, vështirësoheshin negociatat për arritje të marrëveshjes sepse pale maqedonase insistonte që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti. Ahmeti tha se në koordinim me të gjitha palët në kampin shqiptar dhe me ndërkombëtarët është bërë si kompromis që të futet termi 20% në Kushtetutë. “Aso kohe unë kam biseduar me delegacione,…
Çmimet e naftës shënuan rënie javore prej 7 dollarësh për fuçi gjatë javës që përfundon më 8 prill për shkak të lehtësimit të shqetësimeve të furnizimit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila paralajmëroi nxjerrjen e fuçive shtesë nga rezervat emergjente të naftës në përgjigje të krizës së furnizimit global, transmeton Anadolu Agency (AA). Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u mbyll me 107,53 dollarë për fuçi të hënën, kurse standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 103,28 dollarë për fuçi në fillim të javës. Perspektiva e sanksioneve të reja ndaj Rusisë shkaktoi ngritjen e çmimeve të martën.…
Prioritet i ministrit Bekim Sali është që Spitali Klinik i Tetovës dhe Fakulteti i Mjekësisë, të avancohen në fushën e shkencës dhe arsimit, thotë drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Amir Elezi. Ai ka njoftuar për disa vendime të rëndësishme që në këtë drejtim ka marë ministri Sali. “Me vendim të qeverisë është inicuar zgjërimi i veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovës në fushën e Kirurgjisë torakale dhe Mjekësisë nukleare. Hapja e specijalizimeve për Mjekësi familjare në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë”, njofton Elezi.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka vendosur që në vend të marsit, protesta masive të organizohet më 1 maj. Kryetari Darko Dimovski thotë se aty do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj mos nivelizimit të pagave, me rritjen e pagës minimale. Darko Dimovski, Kryetari i LSM-së “Kemi vendosur në vend të marshit të 1 marsit, të bëjmë protestë për 1 maj, ku do ta shprehim revoltën tonë përshkak të mos rritjes së pagave të tjera, me rritjen e pagës minimale. Pse e them këtë? Sepse e shohim që sot u publikua shporta konsumatore minimale sindikale e cila arrin në 36.786…
Një libër i ri mbi mizoritë e forcave serbe në Kosovë në vitet 1844-1999 me titull “Mos Harro Kurrë!” dhe një variant i përditësuar i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese Kundër Shqiptarëve”, iu dhuruan Bibliotekës së Kongresit amerikan. Studiuesi nga Kosova, Dr. Nusret Pllana dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Agim Aliçkaj thanë se angazhimi i tyre për të dokumentuar këto krime është përpjekje për drejtësi. Dy libra për mizoritë e forcave serbe në Kosovë në Bibliotekën e Kongresit Koleksionit të librave të Kosovës në Bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara iu shtuan edhe dy botime. Studiuesi nga Kosova, Dr. Nusret Pllana…
Me rastin e 7 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, në kuadër të manifestimit të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, fjalë rasti në këtë ngjarje mbajti ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Me këtë rast ai theksoi se në drejtim të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kuadrove, për herë të parë këtu, në Universitetin Shtetëror në Tetovë, po prezantohet programi i ri për specializim për mjekësi familjare. “Po ashtu kemi inicuar zgjerimin e veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovës për kryerjen e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ dhe spitalor në nivelin sekondar në fushën e kirurgjisë së gjirit. Të pranishmit i informova…
Ndërsa në Ukrainë lufta vijon, duket se është shtuar një tjetër shqetësim për femrat ukrainase të cilat largohen nga atdheu për t’i shpëtuar luftës. Një numër i madh meshkujsh britanikë beqarë, të moshës së mesme, po u ofrojnë grave të reja ukrainase të jetojnë me ta në MB, duke rritur kështu frikën së ndoshta shtresa vulnerabël mund të bien pre e abuzimeve. Një punonjëse e lartë e këshillit përgjegjës për skemën e saj lokale të refugjatëve në Britani, është e shqetësuar lidhur me faktin se mund të ketë raste masive abuzimi për shkak të mungesës së masave mbrojtëse për të…
Kryeministri Edi Rama tha sot Shqipëria do të pres vendimmarrjen e Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e negociatave me shpresën se Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë ai u shpreh i qartë se nëse negociatat nuk hapen, Shqipëria do të kërkoj ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesion e integrimit në BE. Mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë po bllokojnë hapjen e negociatave edhe për Shqipërinë. “Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian dhe shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh dhe që…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të ketë 15 këshilltarë të jashtëm, kurse listën e ka shpallur revista Fokus. Sipas kësaj liste dy keshilltarë të Kovaçevskit do të jenë shqiptarë edhe atë Ismet Ramadani (vlera euroatlantike) dhe Edmond Ademi (politikë e jashtme). Zoran Verushevski mbetete aty ku ishte në kabinetin e ish kryeministrit Zaev- këshilltar për siguri kombëtare, Nina Fiti (ekonomi), Dragan Vasilevski (mbrojtje). Predrag Trpevski poashtu do të jetë keshilltar për ekonomi, Vanço Çaushevski për Procesin e Berlinit, kurse Anton Çaushevski për energjetikë. Keshiltarë të kryeministrit Kovacevski do të jenë edhe Gligor Bishev, Ana Daneva Markova, Spase Dodevski, Maja Angelovska, Simona…