Kordinatorja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka publikuar krahasimin e pagës së mësimdhënësve me pagën minimale ndër vite. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2012 merrnin 61% më shumë se paga minimale, ndërsa vitin 2022 marrin vetëm 30% më shumë se paga minimale. Raporton News33. Aleanca për Shqiptarët që në ditën e parë ka mbështetur grevën e mësimdhënësve dhe ka dënuar kërcënimet e ministrit për arsim dhe shkencë. Në fejsbukun e saj shkruan: “Ja pse mësimdhënësit kanë te drejtë që sot janë ne grevë Në vitin 2012 merrnin 61% me shume se paga minimale. Ne vitin 2022 marrin vetëm…
Author: Isen almakos
Në artikull shkruhet se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun europian është e lidhur me Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut”, shkruan “Euractiv”. “Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama të enjten në Tiranë. Burimet të Euroactiv thonë se një vlerësim pozitiv…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,40% në raport me vendimin e datës 7.4.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,127 den/kg…
Aleksandar Vuçiq javën e kaluar fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë. Për këtë fitore Vuçiq mori një puthje “ironike” nga një shqiptare. Motra e modeles së njohur, Emina Çunmulaj, Pepi në rrjetin e saj “Instagram” postoi një fotografi ku shihet duke e puthur posterin ku është presidenti serb dhe ka shkruar “E ardhmja është e ndritur”. Pas kësaj foto pati reagime e linqime, gjë që e bëri që Pepi të dal me një sqarim lidhur me veprimet e saj, shkruan rtv21.tv. Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve duke thënë…
Vetem për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen- Zvicërr “Mbi 700.000 franga zvicerane tubohen në natën e parë të aksionit për blerjen e parcelës për xhaminë e re në qytetin e St.Gallenit. Të nderuar vëllezër e motra, xhematlinj, miq e dashamirë të xhamisë sonë! Dëshirojmë që t’ju informojmë se mbrëmë patëm një natë të veçantë në xhaminë tonë, ku përveç namazeve që falëm së bashku, nisëm edhe aksionin për tubimin e mjeteve financiare për blerjen e parcelës për të nderuar xhaminë e re tonën në qytetin e St.Gallenit. Xhemati ynë mbrëmë përjetoi…
Gjate këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore. Ndërkohe Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj ka reaguar ne lidhje me legalizimin e kanabisit ne vendin tone. Me anë të një postimi në rrjete sociale Famullitari Palaj shkruan: Edhe kyt kishim mangut…! Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…! Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!? Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar. Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit. “Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski. Fotot nga ky iftar kanë vërshuar internetin, kurse nuk ka qenë i vogël numri i…
Sipas njoftimit të marrë nga MPB për ngjarje kriminale aksidentale me pasoja fatale, Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar një sërë urdhërash si autopsi, shikim i kamerave të sigurisë si dhe dëgjim i më shumë personave që mund të dëshmojnë për ngjarjen me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit. Në bazë të videove të shqyrtuara janë identifikuar tre persona për të cilët prokurorie pranimin e kallëzimit penal do të lëshojë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit, në mesin e të cilëve një vajzë (19) kanë kryer veprën penale vrasje nga neni…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në TV21 tha se Serbia gjeografikisht i përket Evropës dhe se shpreson që presidenti Aleksandar Vuçiq të ndërtojë politika që do të çojnë vendin drejt BE-së. “Tani pas zgjedhjeve pres që zotëri Vuçiq të të reflektojë sepse Serbia i takon gjeografikisht, territorialisht Evropës. Serbia është në fqinjësi me vende anëtare të BE-së. Është e rrethuar me anëtarë, pjesëtar të shteteve që janë anëtare të NATO-s. Mendoj se zotëri Vuçiq të jetë më reflektues, më parimorë për popullin e vetë, paqen, stabilitetin në rajon. Serbia nuk është një shtet do si do, është…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, e ka takuar Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Për takimin me Kovaçevskin ka njoftuar Kurti në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka thënë se Kosova ka raporte të mira ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ajo që bie në sy, sipas disa mediumeve në Kosovë, është se në fotografitë e publikuar nga Kurti është folderi (fashikulli) që e mban përpara. “Kurti në tavolinë e ka të kthyer mbrapsht folderin dhe kjo gjë mund t’i gëzojë vetëm simpatizantët e tij,…
Ndërkombëtarët dhe zyrtarët ukrainas kanë ngritur shpesh kohët e fundit akuzat se rusët përveçse po vrasin pa dallim civilët, po përdhunojnë dhe torturojnë edhe gratë në qytetet që pushtojnë. Një banore e Kherson, e cila ka zgjedhur të identifikohet me emrin Elena dhe jo atë të vërtetë, ka treguar se dy ushtarë e kanë përdhunuar atë. “Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe…
Hendbollisti kroat, Denis Tot dje është sulmuar nga dy persona, përkatësisht nga një djal dhe një vajzë në afërsi të diskotekës “Privilixh”. Hendbollisti Tot (27) sot pasdite humbi jetën në spitalin e Shkupit. Policia ka parë kamerat e “Safe City” dhe saktësisht është vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Policia tash ka hapur lëndë. Në incizimet shihet se si dy persona, një vajzë dhe një djalë hynë në taksi. Hendbollisti në derë u ka thënë diçka dhe të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë goditur atë. Ai ka ra në vend, ndërsa vajza ka goditur disa herë me këmbë në…