Author: Isen almakos

Vëllai i kreut të i Bashkisë së Kievit, Vladimir Klitschko ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat ndërkombëtare ku shprehet se tashmë kryeqyteti ukrainas është duke iu rikthyer pak nga pak jetës, ndonëse jo në kuptimin e plotë të saj, pasi ofensiva ruse vijon me intensitet në pjesën jugore të Ukrainës. Ish-kampioni i botës në boks tregon se tashmë trafiku është shtuar në rrugët e kryeqytetit dhe ka më shumë banorë që lëvizin, ndërkohë që sirenat e alarmit për momentin kanë heshtur. Megjithatë, ai iu kërkon qytetarëve që të kenë kujdes me lëvizjet e tyre, pasi lufta është ende…

Lexo më Shumë

Ministri rus i Mbrojtjes, i cili është vendosur nën akuzë si përgjegjës për dështimin e forcave ruse në luftën me Ukrainën, ka pësuar një atak të rëndë në zemër, shkruajnë mediat ndërkombëtare si Daily Mail e Washington Post. Lajmi ne ka publikuar biznesmeni i njohur rus, Ieonida Nevzlin, i njohur si armik i Putinit, i cili tha se Sergei Shoiugu ndodhet në kujdesin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Nevzlin ngriti dyshime duke thënë se sulmi në zemër nuk erdhi nga shkaqe natyrale. Ai më tej pretendoi se 20 gjeneralë të ministrisë së mbrojtjes janë arrestuar në një rast “korrupsioni”…

Lexo më Shumë

Mjegulla e trishtueshme e tymit krijuar nga zjarri në fabrikën Treska, është ngritur mbi qiellin e Shkupit shumë më shpejt se të paraqiten informatat e para të mediumeve on line rreth asaj se cka është duke ndodhur. Mjegulla me tym të zi vërehej nga të gjitha pjesët e qytetit dhe dukej sikur është 200-300 metra afër, e jo më larg, pasi në minutat e para nuk dihej as lokacioni i sakt prej ku po vjen tymi. Deri në paraqitjen e informatave se bëhet fjalë për zjarr në rrethin e një fabrike të vjetër jofunksionale, Treska, te qytetarët e kryeqytetit të…

Lexo më Shumë

Zjarr i madh dhe tym ka kapluar Shkupin sot, pasi është djegur ish fabrika ”Treska”. Informacionet e para jo zyrtare që ka siguruar KlanMacedonia janë se shkaktari i zjarrit ka qenë faktori njeri, zjarrfikësit kanë parandaluar shpërndarjen në ndërtesat tjera që janë në rrethinën e ish fabrikës dhe zjarri është vendosur nën kontrollë, informon KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Policia ka rrethuar me shirita zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë.Fatmirësisht nga ka shpërthim asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, deri më tani, nga zjarri që ka kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.Detaje për këtë zjarr, ka dhënë Shkelzen Xhafa, shef i operatives rajonale te Drejtorisë se Policisë ka thënë se falë intervenimit policisë së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet nga…

Lexo më Shumë

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, një muaj më parë mori një varëse dhuratë të punuar nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës gjatë kohës së luftës. “Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë”, është mesazhi që përmban qaforja. Vasylenko thotë se nuk kishte besuar që një muaj më pas rrëfime të tilla do të kishin edhe gratë ukrainase, të cilat së fundi kanë raportuar përdhunimet nga ushtarët rusë në rajonet e pushtuara të Ukrainës. “Një muaj më parë një koleg nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës…

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të rritjes së papritur të rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA dhe kufizimeve të vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë që nxisin frikë nga kërkesa, transmeton Anadolu Agency (AA). Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ‘Brent’ filloi ditën me 107,51 dollarë për fuçi, duke regjistruar një rënie prej 1,17 për qind pas mbylljes së mëparshme me 108,78 dollarë për fuçi. Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) sot tregtohet me 102,89 dollarë për fuçi, respektivisht me një humbje prej 1,30 për qind nga seanca e mëparshme që u mbyll me…

Lexo më Shumë

Prej 13.04.2022, për secilin blerës individual që do të blejë vaj luledielli për ushqim në objektet tregtare, gjatë ditës do të kufizohet shitja e sasisë së vogël në paketim të vetëm. Rekomandohet që të mos lejohet shitja e vajit të lulediellit për ushqim në sasi të mëdha, respektivisht sasi të paketuara në pako, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme ka dërguar njoftim për të gjithë shitësit, me çka ka njoftuar që për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjes së vajit të lulediellit ushqimor nga blerësit vendorë në raport me…

Lexo më Shumë

Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse ose është duke lundruar e braktisur ose në fund të Detit të Zi, pas një goditjeje që mori nga një raketë në ditën e 50 të pushtimit të Ukrainës. Ministria ruse ka bërë me dije se anija e saj luftarake është goditur nga dy raketa ukrainase në Detin e Zi. Sipas ministrisë ruse ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se anija ka pësuar dëme serioze. Kryqëzori “Moskva” i Flotës së Detit të Zi u dëmtua rëndë edhe si rezultat i shpërthimit të municioneve, ndërsa ekuipazhi u evakuua, shkruan The Guardian.…

Lexo më Shumë

Ukraina njofton se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kanë vrarë 19,900 ushtarë rusë. Sipas Ukrinform, këtë e ka shkruar në Facebook Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Për më tepër, nga 24 shkurti deri më 14 prill sipas ukrainasve, armiku humbi: tanke – 753, automjete të blinduara luftarake – 1,968, sisteme artilerie – 366, MLRS – 122, mjete të mbrojtjes ajrore – 64, avionë – 160, helikopterë – 144, automjete – 1,437 , anije/varka – 7, rezervuarë karburanti – 76, UAV të nivelit operacional dhe taktik – 134, pajisje speciale – 25, dhe…

Lexo më Shumë

Qindra muslimanë që jetojnë rreth Washington DC, kryeqytetit të SHBA-së, mblidhen në Xhaminë e Qendrës së Dijanetit të Amerikës (DCA), një nga xhamitë më të mëdha në vend, për faljen e namazit të teravisë së parë të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA). DCA, që ndodhet brenda kufijve të shtetit Maryland, gjysmë ore nga Washington-i, u bë vendi i parë i adhurimit për turqit që jetojnë në rajon dhe myslimanët amerikanë me origjina të ndryshme etnike. Shumë njerëz nga Maryland, Washington dhe Virginia falin namazin e taravisë dhe përjetuan gëzimin e arritjes së muajit të Ramazanit. DCA gjithashtu do…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione. “Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë