Author: Isen almakos

Një rastësi e çuditshme i lidh bashkë të gjithë aleatët e presidentit rus, Vladimir Putin. Shumë prej tyre ose kanë vdekur, ose janë burgosur ose janë zhdukur nga syri i publikut, pasi presidenti gjithnjë e më paranojak i Rusisë kërkon të luftojë një grusht shteti të mundshëm. Kjo vjen pasi legjenda e shahut të Rusisë Garry Kasparov ka paralajmëruar se Putini përballet me rrëzimin nga pushteti pas sulmit ndaj Ukrainës, ku deri më tani pothuajse 21,000 ushtarë rusë janë vrarë. Në fillim të këtij muaji, Vlad hoqi të paktën 150 komandantë të lartë nga agjencia ruse e spiunazhit FSB, në…

Lexo më Shumë

Jakim Nedellkov kryetari Sindikatës për Kulturë Arsim dhe Shkencë deklaroi se greva vazhdon deri atëherë kur të arrijnë një marrëveshje me organet kompetente Greva do të vazhdojë derisa të biem dakord për çështjet e diskutueshme dhe të nënshkruajmë një marrëveshje për të njejtat deklaroi Nedellkov. SASHK thotë se nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e procesit arsimor, duke qenë se i kanë njoftuar autoritetet për vendimin për grevë dhe kërkesat. Sa i përket rritjes, ai tha se me faktin se Qeveria vendosi me buxhetin suplementar të sigurojë para për paga 10% më të larta, e konkretizoi ofertën dhe nuk la…

Lexo më Shumë

Xhamia turke në Mariupol të Ukrainës është dëmtuar gjatë përleshjeve midis forcave të vendit dhe atyre ruse, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra, struktura kryesore e Xhamisë së Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol, e ndërtuar nga një bamirës turk për nder të sulltanit të famshëm dhe gruas së tij Sulltaneshës Hyrrem, i ka mbijetuar konflikteve pa dëme, por disa pjesë të përreth janë dëmtuar. Në veçanti, hyrja e kopshtit të xhamisë dhe shatërvani janë dëmtuar nga raketat që kanë rënë në afërsi. Pjesë të vogla guri dhe betoni janë derdhur në xhami për shkak të shpërthimeve jashtë. Kur…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, sot kanë vizituar fabrikën e vajit për ushqim “Industria ushqimore Kristal 1924 SHA Veles” në Veles. Dy ministrat zhvilluan takim me menaxhmentin e kompanisë, pas së cilës u konstatua se për momentin furnizimi me luledielli është i qëndrueshëm dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për objektet vendore, por ka edhe vaj për konsum. Siç theksoi ministri Bekteshi, masat e miratuara nga Qeveria po japin rezultat, nga informacionet në terren nga prodhuesit dhe tregtarët ka rezerva të vajit për ushqim…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.908 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19 dhe 123 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë plotësuese janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (82 vjet) dhe Ohri (91 vjet), njëri i vdekur në shtëpi dhe i dyti në spital, të regjistruar në periudhën prej 02.04 deri më 12.04.2022. Nga 127 të sapoinfektuar nga Shkupi janë 57, Manastiri 24, Ohri 7, Prilepi dhe Velesi nga 5,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është ranguar si regjim hibrid në raportin më të ri të “Kombe në tranzicion” të “Freedom House”, e cila e analizon progresin demokratik në 29 shtete në tranzicion. “Sivjet, për herë të parë në shekullin 21, forma e menaxhimit që sundon në rajonin e kombeve në tranzicion është regjimi hibrid. Katër demokraci u kthyen në këtë zonë pasi periudha e pandërprerë e rënies demokratike filloi në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të njejtën periudhë tre regjime autoritare bënë hapa demokratike dhe iu bashkangjitën radhës të regjimit hibrid: Moldavia, Kosova dhe…

Lexo më Shumë

Me gazifikimin e Spitalit të Kumanovës zgjidhet një problem shumëvjeçar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe rrethinës, njoftoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, me rastin e leshimit të sistekit në përdorim. “Në bashkëpunim me SP Kumanovë, ky investim do të ketë efekt të rëndësishëm pozitiv për mjedisin, përkatësisht për cilësinë e ajrit. Gjithashtu ai mundëson lehtësim financiar për institucionin që do të jetë në gjendje të riorientojë fondet për investime dhe projekte të tjera”, tha Sali. Bëhet fjalë për investim prej rreth 20 milionë denarë. Fondi është siguruar nga buxheti. Ministri Sali njoftoi edhe per…

Lexo më Shumë

Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj ka humbur jetën në Itali. E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të. Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku.Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi. Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike. Shkrimi i plotë i tij; Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë…

Lexo më Shumë

Avokati i BDI-së, Naser Ziberi qenka urdhëruar sot që të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë. Pasi mashtroi shqiptarët se do të jetë kryeministër i parë shqiptar dhe pastaj si shpërblim uzurpoi postin e Avokatit të Popullit, tash po bëhet Avokat i Qeverisë dhe partisë. E pyesim publikisht, ku ishte ai t’i mbrojë fëmijët kur Qeveria dhe MASH nuk siguronin pajisje, tableta dhe internet për mësimin onlajn, ku ishte kur fëmijët shqiptarë në shumë vendbanime kërkonin paralele dhe detyroheshin të mësojnë në gjuhën maqedonase, ku ishte kur profesoresha Besiana…

Lexo më Shumë

Lajm mortor Vdiq Nijazi Straja! Morëm lajmin e hidhur se ish-i burgosuri politik, bashkëveprimtar i Adem Demaçit, i dëbuar nga Kosova për në Turqi, Nijazi Straja, në moshën 89-vjeçare, paska ndërruar jetë në Stamboll. Nijazi Straja ka lindur më 18 nëntor të vitit 1933 në Prishtinë. Shkollën fillore në gjuhën shqipe e ka mbaruar në shkollën “Elena Gjika”, ndërsa Gjimnazin Real e ka mbaruar në vitin 1954. Në vitin 1957, për shkak të qëndrimit atdhetar, organet e pushtetit jugosllav e kanë përjashtuar nga shkolla fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, ku ushtronte detyrën e mësuesit. Si pasojë e dhunës së pushtetit…

Lexo më Shumë

Nga Erisa Zykaj Vizita e një delegacioni bullgar në Manastir ka shkaktuar irritim në gjirin e disa komuniteteve të Maqedoninë së Veriut, veçanërisht atë jezuite. Siç raportohet nga media në Maqedoninë e Veriut, arsyeja e irritimit është vizita që delegacioni bullgar ka kryer në një qendër të një ashtuquajturi “bashkëpunëtor nazist”. I pyetur nëse Komisioni Evropian ka një reagim lidhur me këtë çështje në konferencën për shtyp të këtij institucioni (Midday briefing), zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është shprehur: Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Ju e dini shumë mire qëndrimin tonë, sipas të cilit Shqipërina dhe Maqedonia…

Lexo më Shumë

Lista Më mirë për Tetovën dënon ashpër veprimin e papërgjegjshëm të prerjes së drunjëve në rrugën Strasho Pinxhur! Sakrifikimi i drunjëve shumëvjeçarë me arsyetim se ata dëmtojnë trotuaret dhe pengojnë rindërtimin e rrugëve tregon mungesën elementare të respketit ndaj trashigimisë së qytetit dhe ambientit, vlerëson kjo listë. “E thërrasim Komunën e Tetovës dhe udhëheqësinë e saj që në afat sa më të shkurtër kohor të shpjegojë para qytetarëve procedurat që sollën deri tek ky veprim skandaloz dhe të mbajnë përgjegjësi për të njejtin!”, theksohet në reagim.

Lexo më Shumë