Author: Isen almakos

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbreme në lagjen “Makedonka” në Shtip, njoftoi MOB. Pas përplasjes së dy veturave “Jugo” fhe “Opel Astra”, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën shoferi 68 vjeçar G.P. dhe bashkëudhëtarja e tij 62 vjeçare me iniciale J.P., transmeton Almakos. Shoferi 20 vjeçar i veturës “Opel Astra” ka kaluar me lëndime të lehta. Ekip policor dhe prokurori kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhemazije Rizvani Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot, shkruan Portalishkollor.al. Kjo mësuese mba mësim në oborrin e shtëpisë së vet me fëmijë të ndryshëm të lagjes të cilët nuk kanë kënd lojërash. Dhe krejt këtë e bën pa para për të na bindur neve se lumturia vërtetë qëndron të fëmijëria për të cilët është bërë njëfarë roje e dritës për ta. Elani i…

Lexo më Shumë

Takimet gjatë vizitës në Tiranë, ministri i diasporës Xhemail Çupi i ka përmbyllur me një takim me dibranët që jetojnë në Tiranë. “Ishte vizitë më domethënëse për mua si dibran, pikërisht vizita në shoqatën “Bashkësia Dibrane” me seli në Tiranë, një nga komunitetet më të vjetra dibrane që jetojnë në Tiranë, por që pa dëshirë kanë migruar nga Dibra gjatë viteve 1912-1913 si rezultat i agresorit të athershëm”, deklaroi Çupi pas vizitës. Sot ky komunitet ka një numër të madh intelektualësh, profesorësh, shkencëtarësh, punëtorësh kulturorë, shkrimtarësh etj. që tashmë si brez i gjashtë i integruar, vazhdojnë traditën dhe kulturën dibrane…

Lexo më Shumë

Ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, ka realizuar takim me deputetin dhe ish-ministrin për diasporë në Shqipëri, Pandeli Majko. Nisur nga përvoja e tij në këtë fushë, biseda është fokusuar në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe lehtësuese për diasporën. “Z. Majko theksoi se diaspora shqiptare në botë është një, pavarësisht origjinës, prandaj vendimet qeveritare të rajonit duhet të jenë të unifikuara. Ministria e mëparshme për diasporë në R. e Shqipërisë, ministër i së cilës ishte vetë ai, tani është pjesë e ministrisë së Evropës dhe punëve të jashtme, por pavarsisht kësaj bashkëpunimi i…

Lexo më Shumë

Avioni i kompanisë Air Albania, i cili ishte nisur për në Gjermani është kthyer papritur në aeroport. Sipas qytetarëve që kanë qenë në avion, kanë bërë vetëm 15 minuta fluturim dhe avioni është kthyer mbrapsht. Në bord justifikimi ishte , sikur kapiteni i fluturimit kishte harruar dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që dyshohet se avioni nuk kishte karburant, kjo pasi, pas riuljes, avioni ka qëndruar shumë në pistë, është furnizuar me karburant edhe pse kishte vetëm 15 minuta fluturim. Qytetari shkruan: Fluturimi nga Tirana ne Düsseldorf kthehet pas. Kapiteni thotë mungese dokumentacioni. Kane harruar dokumentet e avionit thote Kapiteni. Por do…

Lexo më Shumë

23-vjeçari, Herolind Çitaku nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen drejt Shkupit. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30. Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviq tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë. Më herët, lideri i Malit të Zi kishte deklaruar se do të merrte pjesë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke…

Lexo më Shumë

Pronari i kompanisë “Ekolog” Lazim Destani dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kanë qenë në mesin e pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare SEFF2022, që sot u mbajt në Shkup, me prezencë edhe të nobelistit amerikan, Paul Crugman. “Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare të Ministrisë së Financave, së bashku me Kryeministrin z. Dimitar Kovacevski dhe ministrin e Financave, z. Fatmir Besimi Për kënaqësinë tonë të madhe, pjesë e kësaj ngjarjeje është dhe Paul Krugman, profesor i shquar i ekonomisë në The GC dhe fitues i çmimit “Nobel Memorial” për vitin 2008”, deklaroi me…

Lexo më Shumë

Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09. Ai theksoi se së bashku me disa persona të tjerë janë futur brenda fabrikës, por nuk kanë arritur ta ndalojnë përhapjen e zjarrit. “Përafërsisht në ora 09:15 kam arritur këtu, pasi e vërejtëm tymin. U afruam që të japim ndihmë dhe në disa raste u futëm edhe brenda. Pamë se digjeshin materialet ndërtimore, të cilët përmbajnë materiale kimike. Ishte e pamundur ta shuanim zjarrin në fillim”. “Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me…

Lexo më Shumë

Me datë 30.05.2022 në ora 00.30 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës i cili ka fluturuar nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Emergjenca mjekësore Shkup. Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Helikopteri i dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon intenzivisht me përpjekje për shuarjen e zjarrit në Tetovë. Ndërkohë zjarrfikësit nga poshtë mundohen me të gjitha forcat të ndalojnë përhapjen e mëtejshëm të zjarrit. Deri më tani 3 persona janë asfiksuar nga flakët e zjarrit. Sektori për arsim pranë komunës ka sjellur vendim që në funksion të preventivës nxenesit e shkollave të Tetovës dy ditë mos të shkojnë në shkollë, raporton Almakos. Poashtu u bëhet apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin pa nevojë nga shtëpia.

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Shëndetit të Gruas, në Kuvendin e RMV-së pati diskutim të shkëlqyer dhe të frytshëm me ekspertë të fushës së fekondimit in vitro, sektorit joqeveritar dhe organizatave ndërkombëtare. Prezent ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Në fjalimin tim në debatin e sotëm publik, veçanërisht, theksova aktivitetet për avancimin e shëndetit të gruas dhe riprodhimit, temë e cila është e vendosur në radhë të parë si një nga prioritetet tona”, deklaroi pas debatit ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Lexo më Shumë