Në një atmosferë përplot emocione, rreth 1000 absolventë të Universitetit të Tetovës e shënuan sot përfundimin e studimeve themelore. Ceremonia e hedhjes së kapelave është manifestimi qendror ku absolventët bashkë me udhëheqësinë e Universitetit, pedagogët, prindërit dhe familjarët festojnë për sukseset dhe arritjet gjatë periudhës së tyre të studimeve. Në sheshin e Rektoratit të Universitetit tonë të pranishëm ishin mijëra qytetarë, të cilët duartrokitën bijtë dhe bijat e tyre për përmbylljen e këtij cikli studimesh, shumë të rëndësishëm për karrierën e tyre profesionale dhe akademike. Manifestimin e ceremonisë së absolventiadës e shpalli të hapur Kryetari i Senatit të Universitetit tonë,…
Author: Isen almakos
Sonte në një atmosferë të lirë dhe demokratike u zhvillua Kuvendi i Degës së Çairit të PDSH-së, ku për kryetar dege u zgjodh Nexhbedin Koxha. “Gjithashtu, në këtë kuvend të degës u zgjodhën kryesia e degës si dhe delegatët e Kongresit të VIII të PDSH-së. Punimet e Kuvendit i ndoqi kryetarja e Këshillit për organizimin e Kongresit znj.Fatmire Isaku bashkë me anëtarët e tjerë”, njoftoi dega e PDSH-së në Çair.
Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar sot me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit. Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’. ‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën.”-shkruhet në pankartat e tyre. Ndërsa disa të tjerë mbajnë në duar pankarta që shkruajnë ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë.’
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga të cilët numri më i madh janë të Fakultetit të Mjekësisë. Duke i uruar për suksesin, ministri Sali theksoi se pas shumë viteve diskriminim ndaj të diplomuarve të mjekësisë në Universitetin e Tetovës, tashmë diploma e mjekut të USHT-së do të vlejë njësoj në llogaritjen e pikëve në konkurset për specializime. “Po ashtu e theksova edhe hapjen e programit të ri të specializimit për mjekësi familjare, mundësinë që 50 të diplomuarit më të suksesshëm ta kenë vendin e punës të…
Në Itali, si Ministër i angazhuar për diasporë, ministri Xhemail Çupi vizitoi katër qendra kulturore fetare që janë tepër aktive, kanë programe të bujshme atje dhe janë të pranuar dhe të integruar në shoqërinë vendase. “Falënderoj për pritjen madhështore imamët dhe antarët e tyre, mes tyre Emro Ajdarovskin nga “Ass-Culturale Most – ilPonte” në qytetin Asolo, Avni Nurcevskin të “Centro Islamico Culturale Emanet”, në qytetin e Susagana, Gazment Agushi nga “Makedonski Kulturen Islamski Centar Most” dhe Dr. Reshat Ibishin nga “Centro Islamico Culturale in Italia – Xhamia Nur-Drita” në komunën e Casaloldo (Manitoba) që është njëkohësisht edhe Selia qendrore e…
Shumica e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë qytetarë që ruajnë dhe kultivojnë gjuhën e tyre, historinë, kulturën por edhe vlerat kombëtare e fetare, ku fokusi është i vendosur te vlerat morale. Mirëpo, analistët politikë me të drejtë konstatojnë se këto vlera ndonjëherë sfidohen nga struktura të ndryshme, qofshin politike, fetare, ose të natyrave të ndryshme. Si shembull të tillë ata vlerësojnë koncertin e organizuar në 20 vjetorin e themelimit të BDI-së. “Aty patëm një demonstrim pervers të amoralit të papranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë dhe më vjen keq që kjo parti nuk gjet forcë të kërkojë falje. Ishte diçka…
Debateve “pro” dhe “kundër” Ballkanit të Hapur i është bashkangjitur edhe analisti eminent amerikan, njohës i shkëlqyer i zuvillimeve në Ballkan, Janusz Bugajski. Ai e konsideroj këtë projekt si të favorshëm për Rusinë. “Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi Bugajski në Twitter. Shkrimin e tij e ka shperndarë veprimtari shqiptar në Amerikë me prejardhje nga Kërçova, Ramazan Hajdini, duke parashtruar pyetjen: “ A eshte Edi Rama rekrute (argat) I Moskes dhe Beogradit?”.
Nga: Irena Beqiraj Marrëveshjet brenda initiativës CEFTA shpesh bojkotohen nga Kosova. Edhe është një arsye e pastër politike e cila pengon nënshkimin e tyre edhe kur grupet apo sekretariatet teknike dakortësojnë. Arsyeja është se Serbia nuk pranon që ato të nënshkruhen me “logon” e Kosovës, por me atë të UNMIK-ut. Serbia krijon debat te madh edhe nëse në email-e Kosovës i drejtohesh pa shenjën * , shenja shpjeguese që kjo e fundit përfaqëseohet nga UMNIK. Marrëveshjet e nënshkruara deri tani në ‘Ballkanin e Hapur’, janë të gjitha brenda kuadrit të CEFTA’S por duke firmosur marrëveshje paralele, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, Ballkani…
Ish-zëvendës Shefi i Shërbimit të Sigurisë ukrainase Andriy Naumov është arrestuar në Serbi nën dyshimin për pastrim parash. Lajmin e bëri të ditur gazeta “E Vërteta Ukrainase”, duke cituar burimet e saj. Rojet kufitare, shkruan botimi ukrainas, kanë ndaluar në pikën kufitare të Preshevës një veturë BMW. Kjo e fundit, drejtohej nga shtetasi gjerman Alexander Akst, 36 vjeç. Naumov ishte në makinë me të. Pas kontrollit në makinë, policia gjeti të padeklaruara 607 mijë e 990 euro, 124 mijë e 924 dollarë dhe dy smeraldë. Të dy personat u ndaluan nga policia e Nish-it nën dyshimin për pastrim parash. Ende…
Aktivisti Milaim Nela ka reaguar i irrituar për deklaratat e kreut të BDI, Ali Ahmeti, në Çim Peka Live, mbrëmjen e kaluar në Syri Tv. Nela shkruan në Facebook se Ali Ahmeti nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të Pekës. Gjatë intervistës, Ali Ahmeti ekspozonte shqiptarët e Kosovës si faktor problematik në raport me Serbinë, duke kritikuar klasën politike të Prishtinës pse nuk i bashkuan nismës serbo-ruse, ‘Ballkani i Hapur’. “Sot pata mundësinë ta ndjek intervistën e Ali Ahmetit dhënë gazetarit Çim Peka! Mund të them vetëm kaq: O Zot çfarë injoranti kanë votuar shqiptarët e Maqedonisë tash e 20…
Takimin e parë në Venecia, ministri i diasporës Xhemail Çupi, i shoqëruar nga delegacioni i RMV-së, i kryesuar nga zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi, e kanë realizuar në ambientet e prefekturës, pikërisht me prefektin e Venecias Vittorio Zappalorto. “Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të këndshme, duke theksuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona dhe posaçërisht u theksua roli i diasporës sonë në rajonin e Venetos si një kategori shumë e integruar e qytetarëve në shoqëri”, deklaroi Çupi pas takimit. “Kënaqësia e ndërsjellë e të dyja palëve tregoi vullnetin për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës në drejtim të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir. “Kam kënaqësinë të njoftoj zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të tre ditëve më parë (04.06.2022) me ngjarjen kriminale – zjarri në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir, e cila tashmë është zbardhur dhe kemi një të…