Lufta e Ukrainës kundër Rusisë po kushton dhe kërkon mbështetje të madhe financiare. Por mesa duket ukrainasit janë të vendosur në këtë betejë dhe po bëjnë çmos për të ndihmuar forcat e tyre të armatosura. I tillë është edhe rasti i një studenti 22-vjeçar ukrainas, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT. Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve. Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona…
Author: Isen almakos
“Mjekët e mjekësisë së përgjithshme/familjare janë hallkë themelore në çdo sistem të kujdesit shëndetësor dhe, njëherazi, ata mbajnë barrë të madhe me pandeminë e COVID-19.”, theksoi ministri i shëndetësisë Bekim Sali, në fjalën përshëndetëse në Konferencën e 7-të të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme/ Familjare të Europës Juglindore. “Kjo është mundësi e shkëlqyer për diskutime, me qëllim të mbulimit të disa aspekteve në nivele të ndryshme të kujdesit shëndetësor, tha Sali në fjalën e tij gjatë hapjes së Konferencës. Duke u dëshiruar gjithëpjesëmarrësve u punë të suksesshme, Sali shtoi se nga kjo konferencë pret diskutim të frytshëm dhe…
Një profesor dhe një kirurg, janë në garë për kryetarë të Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, njofton in7 Zgjedhja e kryetarit të degës bëhet në prag të zgjedhjeve për Këshillin komunal që pritet të mbahen në muajin gusht. Pas zgjedhjes së kryetarit të degës, do të zgjidhen edhe anëtarët e kryesisë së degës. Dy kandidatët për kreun e degës në Tetovë janë: – Abush Islami, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikë, Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon profesor në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa në politik është aktiv për shumë vite me radhë. Anëtarë i LR-PDSH dhe…
Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duket se janë vënë në shënjestër nga autoritetet. Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin hetimet në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit. Burime për Gazetën “Sot” kanë zbuluar se në “Kutinë e Pandorës” që pritet të hapet në ditët në vijim nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur…
Të tjera detaje dalin në dritë nga kokaina e sekuestruar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, e cila ishte e fshehur në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish pule kishte si destinacion “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin nga Kosova. Siç mëson “BW”, kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë. Ndërkohë administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, që ka porositur mish pule nga Brazili, në kontejnerin e të cilit u zbulua…
Partia “Alternativa” tani funksionon me një deputet më pak. Kjo për arsye se tashmë ish-deputeti i kësaj partie, Skender Rexhepi njoftoi se do të veproj si deputet i pavarur. “Skender Rexhepi kohë më parë nuk ishte paraqitur në organet dhe mbledhjet e partisë. Për ne si parti ky nuk është një moment i ri. Veprimet e tij personale janë për të ardhur keq. Kjo nuk ndryshon qëndrimet e deputetëve të Alternativës apo qeverisë për të pësuar një goditje të re në uljen e mazhorancës. Është vendim personal”, thotë anëtari i Alternativës, Orhan Murtezani, për largimin e deputetit Skender Rexhepi nga…
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu ra në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Egert Vargu është zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine. Për sasinë prej 45.5 kg kokainë të kapur në Durrës, mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”, janë arrestuar administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu. 39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shtunën të dalin në protesta dhe të shprehin revoltë kundër qeverisë. Partia opozitare maqedonase i fton qytetarët që në protesta të marrin flamurin shtetëror, pasi siç thonë, populli ka probleme të njëjta. “Hallet, problemet, inflacioni, varfëria, korrupsioni, përkeqësimi i shëndetit janë gjëra që prekin të gjithë njerëzit në Maqedoni. Dhe këto janë problemet e barabarta që bashkojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe gjithë të tjerët. Jemi bërë një vend me rritjen më të lartë të çmimit të karburantit, vend me rritjen më të ulët të BPV-së…
I pyetur se çfarë përmban propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se nuk ka informacione për këtë çështje, përcjell TV21. Pendarovski tha se nuk do të komentojë politikën e brendshme të Bullgarisë. “Ne këtu në Shkup nuk kemi parë propozim francez, ne flasim me kolegët tanë bullgar, për këto bisedime kohë pas kohe jeni të informuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam asnjë qëllim që të komentojë se çfarë po ndodh në Sofje, ajo është dinamikë e brendshme e tyre në politikë”, tha mes tjerash Pendarovski. Ndryshe,…
Më 14.06.2022 rreth orës 11.15 nga SPB Shkup, raportojnë se nga Burgu Idrizovë është raportuar se i dënuari R.A (64) ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Kardiologji – Shkup. Vdekje pa gjurmë dhune është konstatuar nga mjekja nga Klinika Universitare e Kardiologjisë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori Publik. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Policia e Durresit përmes një njoftimi zyrtar jep detaje nga operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”. Gjithsej u sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Pakot ishin me figuren e Dragon Ball. Kapen 40 pako me kokainë të ardhur nga Brazili në drejtim të Shqipërisë Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të…
Edi Rama ndodhet sot në Ukrainë, në shtetin, i cili që prej datës 24 shkurt ka qenë në qendër të të gjithëve për shkak të luftës me Rusinë. Pak minuta më parë ai është takuar me presidentin e Ukrainës, i cili mesa duket nuk e njeh fare Ramën. Siç shihet nga postimi në Facebookun e Volodymyr Zelenskyt, ai e prezanton Ramën si kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa Abazoviçin si kryeministrin e Shqipërisë. Kaq ka mjaftuar dhe ky përshkrim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.