MPB ka konfirmuar se një grua e zhdukur nga Shkupi është gjetur e vdekur. Sipas MPB, bëhet fjalë për Stojanka Gjorgjieva, e cila është gjetur mes fshatrave Grushinë dhe Haraçinë. “Rasti në MPB është paraqitur sot në ora 10. Gruaja e cila ishte paraqitur si e zhdukur është gjetur e vdekur në një arë rreth rrugës”, kanë njoftuar nga MPB. Policia pritet të dalë me detaje shtesë lidhur me rastin.
Author: Isen almakos
Sot në hapësirat e komunës Gazi Babë kryetari i komunës Boban Stefkovski ndau vendimet për sunvencionim të qytetarëve për blerje të bicikletave. “Kjo masë realizohet për herë të parë në komunën Gazi Babë dhe për të janë dedikuar 350.000 denarë”, deklaroi me këtë east Stefkovski. Ai ka folur edhe për masat tjera të komunës Gazi Babë në funksion të ruajtjes së ambientit. “Përveç subvencioneve për bicikleta, për herë të parë sivjet do të ndajmë mjete për trotinetë elektrikë, për pastrimin e oxhaqeve dhe për instalimin e aparateve në vetura për vozitje me gas të lëngshëm nafte. Poashtu kemi dyfishuar mjetet…
Ndërkohë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi i shoqëruar nga Hysni Ismaili, dje është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir Hysni Ismaili është në shënjestër të nacionalistëve maqedonas dhe politikanëve shqiptarë në Maqedoni që i takojnë shkollës së vjetër jugosllave, për shkak se si ish ministër i Kulturës në vitin 2019 ndau 45 përqindëshin historik për kulturën shqiptare, që deri atëherë nuk tejkalonte 6-7 për qind Deputetët e Alternativës kanë refuzuar të sigurojnë kuorum për fillimin e senacës kuvendore, sepse kryeministri Kovacevski nuk ka emëruar kuadro veçmë të dakorduara nga partia e Afrim Gashit, kurse kryetari i…
Deputeti aktual i Alternativës Hysni Ismaili në kohën kur ishte ministër i Kulturës (2019) realizoi ëndërrën për ndarje të 45 për qind nga buxheti i kulturës në Maqedoni për projekte kulturore shqiptare. Deri atëherë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kishin shfrytëzuar asnjëherë më shumë se 5-6 për qind nga buxheti i paraparë për projekte kulturore, kurse ëndërra ishte që kjo për qindje të arrijë së paku në 25 për qind, sa ishin zyrtarisht shqiptarët me regjistrimin e vitit 2002. Mirëpo Ismaili si ministër jo vetëm që e tejkaloi 25 për qindëshin, por gati e dyfishoi duke arritur në 45…
Ne vigjilje të zgjedhjeve lokale për Këshillin Komunal të Tetovës, sonte Kryesia Qendrore e Alternativës e mbajti mbledhjen e saj të radhës në Tetovë, ku u diskutua veçmas për zgjedhjet lokale dhe detyrat që e presin partinë. Në mbledhje morën pjesë edhe drejtuesit e Shtabit Zgjedhor të Tetovës, të cilët bënë shpjegime për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhje. Duke e vlerësuar rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për Tetovën, të gjithë drejtuesit dhe funksionarët e Alternativës morën përsipër që të jenë të angazhuar dhe të përkushtuar për zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal të Tetovës. Ashtu siç është njoftuar më…
Oda e Mjekëve të Maqedonisë me një njoftim publik theksojnë se nuk mund të merret në konsideratë heqja e licencës për punë në klinikën “Zhan Mitrev”, sepse siç thonë ata, e vetmja bazë për këtë do të ishte vendimi i gjykatës për mënyrën e trajtimit pacientët nga Covid-19. Nga atje thonë se sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor kanë kompetencë që t’ua lëshojnë, rinovojnë, zgjasin dhe heqin licencën për të punuar për mjekët e mjekësisë, por se për këtë fillimisht duhet vendim nga gjykata. “Kur bëhet fjalë për profesionalizmin e mjekut, ligji parashikon heqjen e përkohshme dhe të përhershme të licencës,…
Vebi Hamza Sot Komunën Çair e kaploi nje larshmeri ngjyrash ngra grupet tona pjesemarrese, si edhe vitet e kaluara dyert na i hapi e na nderoi me mikpritjen e tij i pari i Komunes Cair, z. Visar Ganiu Si çdo herë shumë bujar dhe i hapur për bashkepunim, dashamirë i artit dhe kulturës z. Visari grupet pjesemarrese i komplimentoi me buzëqeshje e energji pozitive ju tha fjalë miradije per angazhimin e tyre dhe per rrugen e gjate te cilen e kane bere per te ardhur e per te zbukuruar vendin tone. Mes tjerash, ai foli për vlerën e organizimeve te…
Shkruan: Ejup Berisha, Politolog Sado gjatë në afat kohor që të zgjasin negociatat për antarsimin e RMV-së në Bashkimin Europjan, politikanët dhe qytetarët e vendit duhet të jenë të durueshëm e të qetë dhe të bëjnë cmos që një ditë vendi të behet doemos shtet antar i barabartë dhe i plotfuqishëm i BE-së. Koha është e rëndësishme për këtë çështje, shpejtësia gjithashtu për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kështuqm që duke i pasur parasyshe rreziqet që egzistojnë kohëve të fundit si pasojë e luftës Ruso-Ukrainase në botë, këto e imponojnë nevojën që shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor të…
Pas publikimit të emisionit “Gjaku i papastër”, të agjencisë IRL, që ka ofruar të dhëna komprometuese për punën e Spitalit Privat “Zhan Mitrev” gjatë kohës së pandemisë (në vitet 2020/2021), AlternAtivA është këtu të deklarojë publikisht se e mbështet punën e ministrit të saj të Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe u bën thirrje të gjitha organeve kompetente që ta zbardhin këtë rast, deklaroi Amir Elezi, zyrtar i Alternativës dhe drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. “Dr. Bekimi është ministër nga fillimi i vitit 2022 dhe kjo është periudha për të cilën ai flet me përgjegjësi. Sidoqoftë, Alternativa, me gjithë kapacitetin e…
Një festë beqarie e vajzave, e njohur si “Bride to be” ka përfunduar me fatalitet për një 22 vjeçare nga Kumanova e cila po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në qytetin e Shkupit. Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media. “Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim. Vajza 22 vjeçare, sapo ka dalë nga…
Sot filluan aktivitetet për ndertimin e shtatë tereneve të reja sportive në territorin e komunës Gazi Babë. Dy terene do të ndërtohen me bazë moderne asfalti, kurse dy me barë artificial, njoftoi kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski. “Ashtu siç paralajmërova para disa ditëve, janë në rrjedhë aktivitetet ndërtimore per ndertimin e shtatë tereneve sportive. Pesë terene janë me bazë më moderne asfalti dhe do të ndërtohen në lagjet Koloni, Kiril Petrushevski, Goce Dellçev, Triangla dhe Keramidnica. Dy terene janë me bazë të barit artificial dhe do të ndërtohen në Stajkovc dhe Straçincë. Realizimi i projekteve vazhdon gjithandje në…
Agjenda e qelbur e goditi edhe një herë Dibrën. Deponia ilegale e cila kundërmon me vite është bërë tanimë sinonim i udhëheqësisë komunale dhe partisë në pushtet, BDI, por djegia e së njëjtës po rrezikon drejtpërdrejtë jetën e banorëve, reagon ASH në Dibër. “Kështu e trajtojnë Dibrën ata që e vodhën legjitimitetin dhe e ndryshuan vullnetin e dibranëve. Në vend se t’i zgjidhin problemet, ata krijojnë probleme të reja. Ata që në fushatë dolën me agjendë të gjelbër, sot po na qelbin qytetin dhe fshatrat tona pa fije përgjegjësie”, thuhet në reagim. Sipas degës së ASH në Dibër, tanimë të…