MPB Maqedoni njofton se dje (27.01.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në MPB ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (37), I.B. (61) dhe G.B. (59), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. “Më 26.01.2026, M.Z. bleu një automjet motorik “Opel Combo” me targa kombëtare zvicerane nga një person nga Struga, në të cilin, së bashku me I.B., vendosën drogën narkotike marihuanë, dhe kontaktuan G.B. me qëllim që automjeti të tërhiqej nga Struga…
Author: Hamdi Kumanova
MPB Maqedoni njofton se dje (27.01.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër N.A. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. Siç njoftojnë nga MPB, më 26.01.2026, në Bulevardin Ilinden në Shkup, gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh Audi me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.A., oficerët e policisë gjetën dy çanta pasagjerësh që përmbanin marihuanë. “N.A. e bleu drogën për shitje të mëtejshme personave në…
Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime. Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive. Gjykata do të debatojë edhe për iniciativa që lidhen me Ligjin për Sistemin Hekurudhor, Ligjin për Pastërtinë Publike, si…
Ideja është që zgjidhja ligjore të jetë gati deri në qershor. Ministri i Drejtësisë Igor Filkov do të caktojë takimin e parë të grupit të sapoformuar të punës. Të premten, Kuvendi i Maqedonisë e ka dërguar listën tek Ministria e Drejtësisë me përfaqësues të nominuar nga partitë parlamentare dhe deputetë të pavarur, që do të marrin pjesë në grupin e punës për kodin e ri zgjedhor. Pritet të thirret seanca konstituive në të cilën duhet të caktohet mënyra e punës. Lista e përfaqësuesve të propozuar të partive është tashmë para Ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe pret që ai të…
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate. Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje. Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit.…
Në një kohë kur shumë të rinj ankohen për mungesë kohe, lodhje apo vështirësi, tre motra trinjakë nga Kumanova po dëshmojnë se vullneti dhe përkushtimi mund t’i mposhtin të gjitha, njofton agjencia e lajmeve INA. Almina, Alina dhe Medina Xhemaili, studente të vitit të dytë në drejtimin Administratë Publike në Fakultetin e Administrimit të Biznesit pranë Universitetit të Tetovës – njësia në Kumanovë, janë shembull i rrallë i disiplinës dhe përgjegjësisë. Ato janë të rregullta në ligjërata, aktive në ushtrime dhe pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme studentore, duke e marrë seriozisht çdo hap të formimit të tyre profesional. Por historia…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut lëshoi një reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, duke shprehur keqardhje që pala bullgare po pozicionohet gjithnjë e më shumë si recenzuese e deklaratave të përfaqësuesve politikë të RMV-së, në vend që të jetë partnere në një dialog përmbajtjesor dhe të orientuar drejt Evropës. Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së thekson se vendi nuk ka as qëllimin dhe as nevojën të përfshihet në proceset e brendshme politike apo zgjedhore në Republikën e Bullgarisë, as përmes komenteve, interpretimeve apo përfshirjes në narrativat e politikës…
Edhe institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për këtë arsye, në vitin 2025 Times Higher Education publikoi një renditje të universiteteve më të shquara për çdo fushë studimi, si plotësim i listës së tij vjetore të universiteteve më të mira në përgjithësi. Ashtu si edhe në vitin 2025, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) u rendit si universiteti më i mirë për arte dhe shkenca humane, për biznes dhe ekonomi, si edhe për shkencat shoqërore. Universiteti i Oksfordit, i shpallur institucioni më i mirë në botë në…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, mbrëmë kanë kryer vizitë në bregu n e lumit Vardarit, ku zyrtarisht fillon rikonstruksioni i terreneve sportive. Shkupi, siç publikoi mbrëmë në rrjetet sociale Gjorgjievski, merr edhe një projekt shtesë për avancimin e sektorit publik dhe infrastrukturën sportive. Projekti, siç njoftoi Qyteti i Shkupit, përfshin ndërtimin e fushave të reja dhe riparimin plotësisht të atyre ekzistuese, për futboll, volejboll dhe basketboll, si dhe zona moderne fitnesi në ambiente të hapura, me qëllim krijimin e shprehive të reja, jetës aktive dhe mundësive të barabarta për të…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21, ishte i prerë në përgjigjen e tij kur u pyet nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk do të ketë, por shtoi se duhen bërë shumë reforma për të qenë më mirë. TV21: Kryeministër a ka gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare? Mickoski: “Jo”. TV21: Do të shkojmë në zgjedhje të rregullta? Mickoski: Unë gjatë gjithë emisionit fola sa punë të këqija i kemi rregulluar, dhe sa punë duhet të rregullohen. Sa reforma duhet të bëhen për të qenë më mirë. Dhe tash mendoni…
Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip,…
Bordi i Paqes, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës. Në njoftimin nga Bordi i Paqes në X thuhet se Kosova mirëpritet si anëtare themeluese e kësaj organizate ndërkombëtare në rritje. “Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postim. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më 22 janar të këtij viti kishte nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes./21Media

