Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 117 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi përmbytjet e mëdha shkatërruan mijëra shtëpi në shtetin e Nigerit të Nigerisë, tha të premten një zyrtar i emergjencës. Numri i të vdekurve është një rritje e ndjeshme nga shifra e së enjtes prej 21 personash, tha Ibrahim Hussaini, kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit, duke shtuar se rreth 3,000 shtëpi ishin të përmbytura në dy komunitete në shtetin veri-qendror. Nigeria është e prirur ndaj përmbytjeve gjatë sezonit të shirave, i cili filloi në prill. Në vitin 2022, Nigeria përjetoi valën…

Lexo më Shumë

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se Rusia po bën gjithçka që mundet për të siguruar që bisedimet e ardhshme të mundshme të paqes “të mos sjellin rezultate”. Pas takimit të tij me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Kiev, Zelensky tha se ata diskutuan përpjekjet diplomatike dhe falënderoi Turqinë dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për “mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. “Në veçanti, për ndihmën e tyre në organizimin e takimit që bëri të mundur lirimin e një mijë njerëzve tanë nga robëria ruse. Kthimi i të gjithë…

Lexo më Shumë

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Europian kanë sjellë pasoja financiare. Mbi 613 milionë euro konsiderohet se është vlera e projekteve që janë pezulluar, ndërsa mbi 7 milionë janë humbur tërësisht. Heqja e graduale e masave është paralajmëruar nga Kaja Kallas por nuk është sqaruar se kur ato do të hiqen tërësisht. Prej dy vitesh Kosova është nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Kaja Kallas paralajmëroi heqjen graduale të tyre duke kushtëzuar me situatën në terren në veri. Bashkimi Europian nuk ka sqaruar se cilat masa kanë filluar të hiqen fillimisht…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj. Fetahaj u lind më 1963 në Raushiq të Pejës dhe ra dëshmor më 31 maj 1999, në luftimet e zhvilluara në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare. Ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, luftëtar i radhëve të UÇK-së. Si dhe është shpallur hero i Kosovës.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur, përcjell TV21. “Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

“Nuk lëshojmë pe, gjithçka është shkruar e zeza në të bardhë” – kjo është ajo që tha Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, kur u pyet për integrimin europian të Maqedonisë. Ai mori pjesë në seancën parlamentare, ku deputetët nga të gjitha partitë bullgare miratuan një Deklaratë që thekson se çdo përpjekje brenda BE-së për të rinegociuar, anashkaluar ose injoruar elemente të marrëveshjeve të arritura tashmë është e papranueshme. “Bullgaria do të vazhdojë ta respektojë atë që u dakordua në 2022. Ne nuk do të lëshojmë pe asnjë centimetër nga marrëveshja. Nuk do të ndalemi të përsëritim se respektimi…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Këtyre ditëve është aktuale konflikti midis kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska me kryetarin e Komunës së Cairit, Visar Ganiu. Në sfond paraqiten kantat e bërllokut që e kanë mbushur Shkupin gjatë periudhës së mandatit të Arsovskës. Arsovska e cila kur e nisi garën për qytetin e Shkupit kishte marrëveshje politike dhe përkrahje pikërisht në Cair. Dhe pikërisht atë marrëveshje e prishi me Ndërmarrjen Komunale për Higjienë, d.m.th. ndërmarrjen për bërllok. Opinioni i shumicës së qytetarëve të Shkupit është se në historinë e këtij qyteti nuk ka pasur kryetar komune më skandaloz se Danella Arsovska. Në anën…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka reagura mbi zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës Popullore. Sipas asaj që ka potencuar deputeti i ASH-së nga foltorja e Kuvendit, zgjedhja e Trajko Sllaveskit është jo vetëm i papërshtatshëm, por edhe i rrezikshëm. Ky propozim është propozim puro politik, thotë deputeti Snopçe. “Emëri i tij është i lidhur ngushtë me periudhën më të errët të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit. Si ministër i Financave në atë kohë, Sllaveski ishte pjesë e një qeverie që keqpërdori institucionet për interesa partiake dhe personale. Ai nuk njihet për qëndrime të pavarura, por…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të publikuar për punën njëvjeçare të Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, diplomacia parlamentare ka qenë në qendër të agjendës institucionale të Kuvendit gjatë vitit të parë të mandatit të ri. Sipas këtij raporti zyrtar, janë realizuar 14 vizita zyrtare në kryqendra të rëndësishme botërore dhe europiane ndërsa janë zhvilluar rreth 178 takime me delegacione e ambasadorë. Përveç këtyre, janë organizuar gjashtë pritje solemne për homolog dhe krerë shtetesh. Deri sa prezantoi raportin në një press konferencë për media, pak ditë më parë, Gashi këto numra i cilësoi si angazhim për ta vendosur Kuvendin në një pozicion më aktiv…

Lexo më Shumë

Unë besoj dhe angazhohem për institucionet që janë rezistente ndaj klientelizmit dhe mosfunksionimit. Bashkëpunimi me profesionistë si ju, të cilët punojnë pa agjendë politike, është çelësi për një administratë publike që do t’u shërbejë qytetarëve, jo partive, theksoi Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët të sotme me rastin e festimit të 25-vjetorit të themelimit të Asociacionit të konsulentëve të menaxhmentit të Maqedonisë -MKA 2000. Në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së, sektori publik dhe privat, konsulentë të licencuar nga SMS, partnerë dhe bashkëpunëtorë,…

Lexo më Shumë

Më datë 29.05.2025 në orën 19:45, efektivët e policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin A.S. (53) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit nga bashkëshortja jashtmartesore e tij 38-vjeçare, se një ditë më parë rreth orës 02:00 në apartamentin e saj ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte sulmuar me një mjet metalik, pas së cilës e kishte sulmuar edhe seksualisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë