Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur dyshime të forta mbi qëllimet reale të Mbretërisë së Bashkuar pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar me qeverinë e Shkupit. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai deklaroi se interesat britanike nuk lidhen me zhvillimin e infrastrukturës, por me planet për strehimin e migrantëve jashtë territorit të Britanisë. “Nuk ka altruizëm as në politikën e brendshme, as në atë ndërkombëtare,” tha Pendarovski, duke iu referuar raportimeve nga media britanike, sipas të cilave Londra po negocion me disa vende ballkanike për të vendosur migrantë që nuk plotësojnë kushtet për qëndrim në Britani.…
Author: Hamdi Kumanova
Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm nesër do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. – Advertisements – Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), për maturën shtetëtore të këtij viti janë regjistruar 15.004 kandidatë. Prej tyre, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat artistike. Për provimin e parë ekstern të sotëm, janë regjistruar 9969 nxënës për gjuhën maqedonase, 4339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën…
Patriotizmi i rremë është karakteristikë e VMRO-DPMNE-së, theksoi nga Kriva Pallanka kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe. “VMRO-DPMNE flet për patriotizëm, ndërsa ata kanë pasaporta bullgare, që është kuazi-patriotizëm dhe hipokrizi. E vetmja garanci për Maqedoninë është ideja për unitet dhe drejtësi. Maqedonia nuk duhet të izolohet, duhet të mbetemi pjesë e botës që ecën përpara, pjesë e NATO-s dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne i përkasim atje, midis vendeve të zhvilluara. LSDM është garantuesi i vetëm i së ardhmes evropiane, nuk kemi frikë nga reformat, nga prokurorët evropianë dhe nga ata që qeverisin sot dhe si e…
Në fshatin Poroj të Tetovës, kamioni i rëzon dy shtylla elektrike dhe ikë nga vendngjarja.
Me datë 30.05.2025 në ora 22.15 zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në zonën e Stacionit policorë-Tetovë kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike lidhur me servirjen e alkoolit të miturve. Gjatë kontrollit të kryer në një objekt hoteliere në rrugën “Bane Stefanoski” në Tetovë, është konstatuar një i mitur nga Tetova të cilit i është shërbyer dhe ka konsumuar alkool dhe të cilit i është matur alkooli në gjak 0,50 promilë. I njëjti i është dorëzuar prindit të tij N.J. nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, për pronarin e objektit hotelierik do të përgatitet parashtresl përkatëse nga neni 204 i…
Me datë 30.05.2025 në ora 16:30 në NjP-Çegran, L.R. (40) dhe E.S. (71) të dy nga fshati Bogovinë e Tetovës, kanë raportuar se gjatë punës në një objekt në fshatin Çegrane janë sulmuar fizikisht nga T.I. nga fshati Bogovinë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Me datë 30.05.2025 në ora 13:25 në SPB Tetovë, P.I. (35) nga Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur, i cili është në klasën e shtatë, është sulmuar fizikisht nga një mësuese gjatë orës së mësimit në një shkollë fillore në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Me datë 30.05.2025 në ora 13:05 në SPB Tetovë, G.Sh. nga Tetova, kanë raportuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë, ku nxënësi i tyre i mitur është sulmuar fizikisht nga katër nxënës të mitur të një shkolle tjetër të mesme dhe se nxënësi i tyre është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën e Koçanit do të mbajnë sot në orën 16:05 tubimin e tetë “Marshimi për Engjëjt”. Marshimi, i cili do t’i kushtohet edhe mbështetjes së të lënduarve në tragjedi, do të fillojë nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojë përmes Qendrës Tregtare deri në Komunën e Koçanit dhe prej andej në Stacionin e Policisë, Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë në Koçan. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që mbështesin kërkesat e tyre t’u bashkohen atyre. Hetimi për zjarrin ka përfunduar. Gjithsej 46 persona janë të dyshuar në hetimin e Prokurorisë Publike të Shkupit dhe 14 oficerë…
“Kush e ndjenë veten të pastër, mund të hy dhe të del nga Qeveria kur të dojë”, theksoi kreu i ASH, Arben Taravari i cili javë më parë u largua nga Qeveria dhe kaloi në opozitë. Në intervistë për TV Sitel, ai tha se për pastërtinë e tij, e di shumë mirë edhe kryeministri. “Tenderi me Gjoka Konstarkshën nuk ka qenë apsak shantazh ose se nuk jam i pastër. Për këtë gjë e di shumë mirë edhe kryeministri. Unë nuk jam i kapur. Kush nuk është i kapur hyn e fel kur të dojë nga Qeveria”, deklaroi kryetari…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut. Rruga R2337 Kërçovë-Krak me fshatin Cer, nga 12 maji 2025 do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik nga ora 10:00 deri në 16:00 për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (asfaltim).
Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas shkrimit të Taravarit se VLEN e ka penguar punësimin e infermiereve ne Spitalin e Tetovës. “Me qetësi dhe dashuri. Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje. Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së. Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen. Plani i Artanit ka dështuar”, ka shkruar Fetai.

