Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nuk do ta votonte emrin e Fatmir Limajt, nëse propozohet për kryeparlamentarnga Vetëvendosje. “Unë personalisht nuk e votoj. Edhe e them publikisht. Jo për naj arsye po për qata që më the: A të ka mbet hatri? Po. Sikur ta ketë trajtuar më me kujdes qit “divorcin”. Përndryshe nuk ish dashtë edhe me mendu z.Limaj me kërku votën te AAK-ja. E vetmja mënyrë për të marrë z. Limaj votën e Daut Haradinaj është nëse ai është pjesë e koalicionit opozitar.”, tha Haradinaj. Haradinaj e ka komentuar edhe deklaratën…
Author: Hamdi Kumanova
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare. Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më…
Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton chatbot-in Gemini në shfletuesin e saj të internetit, prezantoi një mjet të ri për krijimin e videove dhe një numër lajmesh dhe përditësimesh të tjera. Modaliteti i inteligjencës artificiale i Google për kërkimin në internet do të sjellë personalizim më të madh, përgjigje më të mira përmes të ashtuquajturit “kërkim i thellë” dhe do të ofrojë aftësi të tilla si gjenerimi i grafikëve për pyetje financiare dhe sportive.…
Një mashtrues 26-vjeçar nga Maqedonia u paraqit në mënyrë të rreme si mjek dhe mori 270 mijë euro nga tetë familje nga Kroacia, shkruan Dnevnik.hr. Ai shfrytëzoi frikën më të madhe të një prindi – humbjen e mundshme të një fëmije, shpjegon policia. “Në anën tjetër të telefonit, një person prezantohet si mjek i cili thotë: ‘Fëmija juaj është në rrezik. Ka ndodhur një tragjedi ose aksident i madh. Nevojiten para për këtë operacion të vështirë’”, tha Marija Goati, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Zagrebit, duke shtuar se prindërit u dëmtuan me më shumë se 270,000 euro. …
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të qeverisë, morën pjesë në përurimin e rrugës së re Pallaticë–Tetovë. Rruga pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për banorët lokalë, duke lidhur më mirë fshatrat e komunës së Zhelinës me qytetin e Tetovës dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës në rajon. “Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes! Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Zhelinës Blerim Sejdiu, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë tjerë të qeverisë morëm…
Disa zyrtarë të Departamentit për të Huaj pranë Shërbimeve Administrative të MPB-së janë përfshirë në një hetim për keqpërdorime dhe lëshim të dokumenteve për qëndrim të rregulluar në Maqedoni për shtetas të huaj. Shërbimet e paligjshme janë kryer në zyrat e MPB-së, ku mëngjesin e sotëm janë ndaluar disa persona të punësuar në shërbimet policore. Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë lëshuar vërtetime dhe dokumente qëndrimi pa kryer kontrollet ligjore të parapara, duke marrë ryshfet prej qindra eurosh. Shtetasit e huaj mund të qëndrojnë në Maqedoni deri në 3 muaj (90 ditë), dhe nëse e tejkalojnë atë afat, ata…
Si rezultat i angazhimit të palëkundur dhe qasjes proaktive të VLEN në qeverisje, për herë të parë çështjet mjedisore që prekin drejtpërdrejt zonat shqiptare hyjnë në agjendën e partneriteteve ndërkombëtare strategjike. Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka siguruar mbështetje për eliminimin e deponive me mbetje të rrezikshme, duke vendosur në fokus zonat shqiptare që për dekada kanë qenë të lëna pas dore. Pastrimi i ndotjes së rëndë industriale në vendbanimet si Vaksinca, Llojani…
I pyetur për akuzat e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ndaj komunës së Çairit për gjoja ndërtime pa leje në këtë komunë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ajo ka kompetenca dhe mund të veprojë, përcjell TV21. Mickoski thotë se nuk duhet të ketë retorikë boshe. https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79110f2f-acbe-4f9f-8acb-a072fc2cb646 “Ajo ka kompetenca, nëse me të vërtet mendon se është ashtu, atëherë duhet të veprojë, për shkak se nga filozofia dhe retorika boshe populli nuk ka asnjë dobi”, tha Mickoski.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Blerant Ramadani kanë zhvilluar takim pune me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas të cilit i paraqiti vendimin e ASHsë për t’u larguar nga qeveria (dhe për të vazhduar në opozitë). Angazhimi ynë për anëtarësimin në BE është i palëkundur, shkruan Top24 “Sot së bashku me Sekretarin gjeneral të ASH-së Blerant Ramadani, u takuam me Ambasadorin e BE-së Michalis Rokas. I shpjegova vendimin e ASHsë për t’u larguar nga qeveria (dhe për të vazhduar në opozitë). Angazhimi ynë për anëtarësimin në BE është i palëkundur.”
Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka komentuar në një intervistë për “Sky Sport” pritshmëritë e finales së Champions League kundër Interit, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe progresin e bërë nga skuadra e tij gjatë sezonit. Për sezonin e PSG-së: “Nuk ishte e mundur ta dija 100% se do ta arrinim këtë nivel, por kur punon maksimalisht, është e rëndësishme të përgatitesh për çdo zhvillim të mundshëm. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë dhe si do të reagojë skuadra, por jemi përmirësuar shumë, krahasuar me fillimin e sezonit”. Për yjet në skuadër: “Për mua, ka shumë yje në…
MPB njofton se me datë 21.05.2025 në ora 09.40 në SPB Tetovë, I.Xh. (77) nga fshati Sellcë e Tetovës, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:00 para një objekti hotelierik në një qendër tregtare në Tetovë është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit J.T. (52) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe nga T.I. nga fshati Selcë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
MPB njofton se me datë 22.05.2025 në ora 01.10 në Stacionin Policor Tetovë, H.Z. (25) nga Tetova, i cili momentalisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Tetovës, ka raportuar se në burg është sulmuar fizikisht nga N.M. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

