Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror. Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli. Deri…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se gjatë fundjavës së kaluar (27/28.09.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë lëshuar gjithsej 1,156 urdhërpagesa, shumica e tyre, pra 296 shkelje, kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. Sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve të policisë, janë regjistruar 156 shkelje për parkim joligjor, 136 shkelje janë lëshuar për shoferë që drejtonin automjete pa leje drejtimi, si dhe 95 shkelje për shoferë me përmbajtje alkooli në gjak mbi…
Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko. Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj, raporton Top Channel. Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.
Partia LSDM dhe koalicioni e nisin fushatën me mesazhin: kjo është betejë për shtëpinë tonë të përbashkët, Maqedoninë – thuhet në njoftimin për opinion të partisë opozitare. „Gati një vit e gjysmë që nga marrja e tërë pushtetit qendror nga VMRO-DPMNE dhe katër vite pushtet lokal, qytetarët janë dëshmitarë të paaftësisë, korrupsionit, shpërdorimit dhe arrogancës. Në vend të zhvillimit ekonomik, ka ngecje; pagat po stagnon ndërsa standardi i qytetarëve po bie. Në vend të drejtësisë, ka partizim dhe selektivitet. Në vend të kujdesit për qytetarët, shohim shpërdorim dhe shpenzim të parasë publike për privilegje personale të funksionarëve të pushtetit.…
Iniciativa qytetare “Stop për Vardarishten” këtë mëngjes me një bllokadë tjetër në kryqëzimin te ura binjake. Nga Iniciativa theksuan se deponia është pa gardh, mbeturinat janë përsëri të pranishme dhe nuk janë siguruar mjaftueshëm. Nga iniciativa kujtuan se vizituan deponinë, por nuk u lejuan të hynin, nga jashtë panë një makinë zjarrfikëse dhe një prani policie që e siguronte atë, vetëm në njërën anë, dhe në anën tjetër, nga ku mund të hyjë edhe kushdo. Mbështetësit e iniciativës qytetare që ishin të pranishëm në protestën e mëngjesit thonë se një zgjidhje urgjente është e nevojshme. “Kemi rregullore të…
Pa energji elektrike gjatë ditës së sotme do të mbesin shfrytëzuesit e komunës së Butelit. Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup kumtoi se sipas informacioneve nga “EVN Maqedoni”, pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 11 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Ho Shi Min”, që ndodhet në segmentin e trafostacionit – Butel 2 deri në objektin me numër 287 B në këtë komunë.
Ousmane Dembele ka arritur të kurorëzojë me fitimin e Topit të Artë formën e shkëlqyer që kaloi sezonin e kaluar me Paris Saint Germain ku fitoi gjithë trofetë e mundshëm. Në një intervistë për Telefoot TF1 pas fitimit të Topit të Artë, Ousmane Dembele foli hapur për rrugëtimin dhe vështirësitë e tij në karrierë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain pranoi se momentet më të rënda kanë qenë të lidhura me lëndimet e shumta që ka kaluar ndër vite. Ai theksoi se periudhat më të vështira i përjetoi gjatë kohës që luante për Barcelonën, ku shpesh qëndroi jashtë fushave për…
Policia në Ferizaj ka gjetur një vazo me kanabis të mbjellur. Janë konfiskuar 11 bimë. “KULTIVIM I BIMES SË HASHASHIT, SHKURRES OSE BIMËVE TË KANABISIT -Ferizaj / 28.09.2025 – 13:40. Raportohet se janë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të substances se dyshuar narkotike te llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore me ç’rast janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 0.50 deri 0.70 cm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”
Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë prezantimet e tyre zyrtare para votuesve sot (29 shtator). Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të zgjasë deri më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor. Përveç në terren midis dhe me mbështetës, fushata ka filluar tashmë në rrjetet sociale. Eventi qendror për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie nga VLEN do të mbahet të martën në Shkup, ndërsa sot kandidati për kryetar komune të Çairit dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe lista e këshilltarëve për këtë komunë të Shkupit do të kenë prezantimin e tyre…
Në verën e vitit 2024, trajneri aktual i Fiorentinës, Stefano Pioli, dukej i sigurt se do të drejtonte Al Ittihad. Megjithatë, në fund, klubi saudit zgjodhi Laurent Blanc dhe Pioli më pas iu bashkua Al Nassr. Shtypi vendas ka spekuluar prej kohësh se sulmuesi Karim Benzema luajti një rol kyç në këtë lëvizje: ish-lojtari i Real Madridit thuhet se e rekomandoi bashkëkombësin e tij si një kandidat të dëshirueshëm për pankinën e Al Ittihadit. Një thashethem që është rikthyer me forcë në plan të parë pas humbjes së parë të Al Ittihad për këtë sezon – kundër Al Nassr të…
Uashingtoni po shqyrton mundësinë e vënies në dispozicion të Kievit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, tha zëvendëspresidenti JD Vance për Fox News. Shtëpia e Bardhë po e “shqyrton” çështjen, tha ai të dielën. Më parë, disa media perëndimore, përfshirë Wall Street Journal dhe The Telegraph, raportuan se Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky kërkoi posaçërisht raketat nga SHBA-të gjatë një takimi me Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York më herët këtë javë. Sipas WSJ, Trump nuk e kundërshtoi idenë dhe ishte gjithashtu i hapur për heqjen e kufizimeve mbi përdorimin nga Kievi…
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi. Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%. Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej…

