Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Ubrique, në rajonin e Kadisë në Spanjë, ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një dem gjatë një festivali tradicional. Sipas raportimeve nga Daily Mail, viktima kishte tentuar të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh mbrojtës, por ka rrëshqitur dhe ka rënë në tokë. Në atë moment, dema i quajtur “Mosquetero” e ka goditur për vdekje me brirët e tij. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, gjatë fazës së dytë të aktivitetit, kur një nga dy demat e lëshuar në rrugët e qytetit për qëllime spektakli ka dalë jashtë kontrollit. Viktima…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë prioriteti i tij kryesor. Ai ka publikuar një grafikë me mbishkrimin “Premtimi im kryesor: Uji i Pijshëm”, duke theksuar se mbi 90 për qind e banorëve të Sarajit kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit. “Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI!”, ka shkruar Elmazi, duke e cilësuar këtë problem si shqetësimin më të madh të qytetarëve të komunës.
Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një kumtimi në Facebook dërgoi urime me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së shtetit. “Urime dita e pavarësisë! Ky vit është me rëndësi të posaçme sepse shënojmë edhe 30 vite marrëdhënie diplomatike mes vendeve tona. Gjatë tre dekadave, ndërtuam partneritet të fuqishëm – duke punuar së bashku në dip,omaci, siguri, arsim, kulturë dhe të tjera”, ceketnë kumtesën nga Ambasada e SHBA-së. Nga Ambasada e cekin edhe urimin nga sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio, në të cilin thuhet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit për përforcim…
– Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator të këtij viti të ndërrojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, me ngjyrë speciale. Detajet priten nesër në konferencë për shtyp, të paralajmëruar nga Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Është paralajmëruar prani e drejtori të SHPPP-së, Ivica Tomovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe drejtorëve të institucioneve të tjera shtetërore. Vendimi për këtë risi është miratuarn në seancën e qeverisë më 29 korrik.…
Sot (08.09.2025) në Stacionin Policor të Gostivarit në orën 15:56, është raportuar një aksident trafiku në rrugën kryesore nga Kryqëzimi i Mavrovës për në Gostivar, ku janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete pasagjerësh. Deri më tani janë raportuar pesë persona të lënduar. Trafiku në këtë rrugë kryesore është ndërprerë, dhe efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit po devijojnë trafikun në rrugë dytësore lokale (gurore Progress dhe Panorama pranë Vrutokut). Pa Censurë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në akademinë solemne me rastin e 8 Shtatorit- Ditës së Pavarësisë së RMV-së. “Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, mora pjesë në akademinë solemne kushtuar këtij momenti të rëndësishëm për shtetin tonë. Pavarësia është themeli mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane- me unitet, dinjitet, barazi dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike”
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, e cila po zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë, Shqipëri. Ministri Murtezani ishte adresues në panel diskutimin me temë „Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim evropian i përbashkët“, në kuadër të ditës së parë të Konferencës. Gjatë adresimit të tij, ministri z.Orhan Murtezani, theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropiani për vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet zgjedhje vlerash bazuar në të ardhmen e përbashkët, e jo vetëm proces teknik. Ai potencoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës evropiane përmes implementimit të…
Kryeministri Hristijan Mickoski edhe më tej është në pritje të prezantimit të draft rezolutës të cilën e paralajmëroi së fundmi partia opozitare LSDM. Në fjalimin e tij në shënimin e ditës së pavarësisë, Mickoski thotë se pavarësisht se çfarë ofrohet, derisa ai është kryeministër nuk do të ketë lojëra për çështje të tilla si identiteti apo të ardhmen evropiane. Nga LSDM që para një jave paralajmëruan se deri në fund të javës që kaloi do të kenë gati një version pune të rezolutës me të cilën kërkohet konsensus nacional për çështjet identitare në kornizat e integrimit. “Me gëzim e pres…
Më 07.09.2025, në orën 12:10, zyrtarë policorë nga OVR Gostivar arrestuan F.M. (30) nga fshati Zdunjë, Gostivar, tek i cili, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse, ku u gjet dhe u konfiskua marihuanë Po ashtu, më 07.09.2025, në të njëjtën orë, policia arrestoi E.Ç. (31) nga fshati Zdunjë, tek i cili, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpi dhe ambientet ndihmëse, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një masë kafe në formë cope, tre paketime me substancë të bardhë pluhuri dhe një shumë më e madhe parash. Të dy janë ndaluar në…
Maqedonia e Veriut, sot feston 34 vjetorin e pavarësisë ndërsa në kryeqytet vazhdon akoma të mbetet problem i pa zgjidhur çështja e mbeturinave dhe deponive ilegale të cilat janë krijuar. Nëpër shtylla, sot, nuk mungonin flamujt për të kremtuar pavarësinë e RMV-së, por nuk mungonin as mbeturinat e pa grumbulluara dhe kontejnerët e stërmbushur. Qytetaret thonë se në këtë ditë feste duhet të shkëlqejë kryeqyteti e jo të ngulfatet në mbeturina sepse ka edhe të huaj që na vizitojnë pikërisht për festen e pavarësisë, dhe në këtë mënyrë nuk jemi shembull i mirë për të ardhmen tonë në Evropë. “Kjo…
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës Bajram Rexhepi nga radhët e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim akuzoi kundërkandidatin e tij Bilall Kasami se po ndërton bulevardin “Boris Kidriç” pa standarde dhe pa leje adekuate. “I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike në Tetovë që të fillojë menjëherë hetimin sepse kjo është një shkelje drakonike e ligjit për ndërtim dhe sipas nenit 244 A është vepër penale për të cilën parashihet burg prej 3 deri në 8 vite burg. Ftojmë edhe inspektoratin shtetëror të ndërtimit që menjëherë të fillojë procedurat se si mund një bulevard ndër më të rëndësishmit e qytetit tonë,…
Bayer Leverkusen ka një trajner të ri, dhe emri i tij është Kasper Hjulmand. Hjulmand është një trajner danez i lindur në vitin 1972, dhe mbërrin në Leverkusen pas një viti pa kontratë. Ai më parë drejtoi ekipin kombëtar danez për katër vjet, në 52 ndeshje. Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar shumë herët për shkak të lëndimeve, kështu që shpejt kaloi në trajner. Ai punoi në Danimarkë me Lyngby dhe Nordsjaelland, dhe me këtë të fundit fitoi kampionatin danez në vitin 2012. Ai gjithashtu drejtoi shkurtimisht klubin gjerman Mainz, por nuk qëndroi atje për shumë kohë. Ai…

