Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët. Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme. “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot u pyet nga mediat gjatë një konference për shtyp dhe shkurtimisht i komentoi fotografitë e publikuara të ish-kryetarit të partisë, Branko Crvenkovski, me funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Në këtë pyetje do të përgjigjem vetëm me një citat të njohur të ish-kryetarit të partisë: “O je me LSDM-në, o nuk je”, tha Filipçe. Ndërkaq, lideri i LSDM-së komentoi edhe treguesit më të fundit ekonomikë, duke i vlerësuar ata si mjaft negativë dhe të pafavorshëm.
Deklaratë për opinionin publik nga BDI: Fatkeqësisht, beteja për Kërçovën po shndërrohet sërish në një garë etnike, në vend që të mbetet një përballje idesh dhe vizionesh për qytetin. Sa herë që shqiptarët në Kërçovë janë bërë faktor vendimmarrës, janë aktivizuar mekanizmat e nëntokës – laboratorët e shërbimeve që punojnë në errësirë – për t’i ndarë, për t’i përçarë dhe për t’i diskredituar përfaqësuesit e tyre politikë. Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që…
MPB informon se dje në SPB Shkup është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit ka ndërruar jetë Z.D., i cili ishte dëshmitar në një proces gjyqësor. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme pranoi një pjesë të ankesave për të drejtën personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve më herët nuk u ishte lejuar të votojnë në kushte shtëpie, përcjell Tv21. Personat, ankesat e të cilëve janë pranuar, do të duhet ta kenë me vete vendimin e lëshuar nga KSHZ gjatë votimit, pasi që ata nuk figurojnë në Listën Zgjedhore dhe as në pajisjet për identifikim biometrik. Janë paraqitur rreth 9000 kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave përfundoi mbrëmë në mesnatë. Nuk do të…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sonte nga Resnja bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të dielën. Në tubimin në këtë qytet, Filipçe tha se këto zgjedhje nuk janë vetëm një zgjedhje midis partive, por një zgjedhje midis së kaluarës dhe së ardhmes. “Le të bashkohemi rreth vlerave të vërteta dhe të tregojmë se kemi forcën dhe guximin për të luftuar për shtëpinë tonë, për të ardhmen tonë, për familjen tonë. Vetëm të bashkuar dhe vetëm me një LSDM të fortë mund të ecë vendi përpara. Vetëm atëherë mund të flasim për zhvillim dhe stabilitet të vërtetë”,…
Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t’i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.
Regjim i veçantë trafiku në Shkup sot për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkupit do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e uniformuar të policisë”, thonë nga MPB.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas përfundimit të tubimit qendror në Tearcë, ka vizituar shtabin zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Reçicë të Vogël. Gjatë vizitës, Taravari është pritur nga aktivistë dhe përkrahës në një atmosferë festive dhe entuziaste, ku ka falënderuar strukturat për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në fushatën zgjedhore. Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit të votuesve për ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se “fitorja e madhe e 19 tetorit fillon nga Reçica e Vogël”. Në takim është theksuar se fushata po zhvillohet me ritëm të lartë dhe se mbështetja e…
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të votës në fshatin Belinc të Shtimës. Gashi dyshon se atje ka pasur përdorim të metodës së “trenit bullgar”. Lidhur me këtë rast kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, i ka autorizuar policinë për të mbledhur informacione. Kështu deklaroi për Klankosova.tv Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. “Kryeprokurori i ka autorizuar policinë për të grumbulluar informacione rreth këtij rasti. Pastaj mbetet të shihet se çka do të del nga këto informacione dhe se si do të procedohet tutje me rastin”, deklaroi…
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të mbahen pas zgjedhjeve lokale dhe njofton se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai, në pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në llogaridhënien nga të gjithë ata që abuzuan me pushtetin nga i ashtuquajturi koalicion i zi i “LSDM-së, BDI-së dhe Levicës”. “Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kemi një qeveri të qëndrueshme koalicioni, e cila po funksionon shkëlqyeshëm”, tha sot Nikolloski, gjatë një vizite në Gostivar në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Sipas Nikolloskit, mandati i qeverisë do të…
Me datë 14.10.2025, në orën 16:50, në pikëpagesën rrugore “Petrovec” në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar M.A. (28) nga Bosnja dhe Hercegovina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 268 të Kodit Penal. Në të vërtetë, ai në pikë pagesën rrugore ka kaluar me mjet trasnportues me targa kombëtare boshnjake dhe në këtë rast ka paguar me kartëmonedhë prej 10 euro për të cilën i punësuari ka dyshuar se është e falsifikuar. Kartmonedha është sekuestruar për veprime të mëtejshme. Ai po mbahet në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit,…

