Author: Hamdi Kumanova

Shtatë muaj pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 63 persona, nuk ka akuzë kundër policëve që janë nën hetim nga Prokuroria e ndjekjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit për lëshimet e tyre të mundshme që më vonë rezultuan në një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kohëve të fundit të vendit. Nga atje për Alsat deklarojnë se aktakuza është ende duke u përgatitur “Provat e mbledhura në lidhje me incidentin në fjalë po analizohen. Ende nuk ka aktakuzë për rastin, megjithatë, kur të përgatitet, publiku do të informohet në kohë”, thonë nga Prokuroria e krimit…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se sot, në ditën e dhënies së vërtetimeve nga ana e KSHZ-ës vërtetimet ishin vetëm në gjuhën maqedonasë dhe jo në atë shqipe dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjashtë këshilltarët e AKI-së nuk i kanë firmosur të njëjtat, ndryshe nga këshilltarët e VLEN-it që kanë nënshkruar. Statusi i plotë i këshilltarit në Qytetin e Shkupit nga AKI, Naim Bajrami: Fatkeqësisht anashkalimi i gjuhës shqipe vazhdon! Sot në ditën e dhënies…

Lexo më Shumë

Kandidati shqiptar për komunën e Brvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas një deklarate të pretenduar të kundërshtarit të tij, Jovica Ilievski, i cili sipas Ramadanit ka thënë se “këmbë e kryetarit shqiptar nuk do të shkelë më në komunën e Brvenicës”. Ramadani e ka quajtur këtë një gjuhë urrejtjeje dhe fyerje ndaj bashkëjetesës ndëretnike, duke theksuar se “Brvenica është komunë e çdo qytetari, jo pronë e një partie apo etnie.” Reagimi i plotë: Unë foli live dhe jo nëpër podrume si Jovica Ilievski Para disa javësh mua Haqim Ramadani më akuzuan padrejtësisht për “nacionalizëm”. Sot, e…

Lexo më Shumë

Një grua 28 vjeçe nga Tetova është ankuar në Polici për të dashurin e vajzës së saj. Sipas raportit nga Sektori për Punë të Brendshme, vajza e mitur ishte keqtrajtuar nga i dashuri i saj. “Më datë 28.10.2025 në orën 12:00 në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare prej një kohe të gjatë ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj nga Gostivari. Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur dhe nuk e kishte lejuar të komunikonte me askënd dhe të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj, për…

Lexo më Shumë

Zbardhen emrat e 10 personave ndaj të cilëve prokuroria Lezhë ka lëshuar urdhërarreste për veprën “Tjetërsim pronash”. Bëhet fjalë për: Pjetër Tuçi – “arrest në burg” Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi” Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Luiza Bala – “arrest në shtëpi” Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi” Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit” Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit” Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër Z.A., ish-drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” sipas nenit 354, paragrafi 1 i Kodit Penal; kundër F.M., ish-zëvendësdrejtor i agjencisë, për të njëjtën vepër penale në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal – “ndihmë”; si dhe kundër L.U., A.R., E.T., A.B. dhe A.B., të punësuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, për shkak të dyshimit për kryerjen e të njëjtës vepër penale me ndihmë. Sipas kallëzimit, Z.A., në cilësinë e drejtorit të…

Lexo më Shumë

Në javët e fundit, të paktën tetë rajone, kryesisht në rajonin qendror të Vollgës, por edhe në rajonin e gjerë subarktik të Jamal-Nenets, i kanë ulur pagesat që u jepen burrave që nënshkruajnë kontrata për t’iu bashkuar ushtrisë. Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me vetëdëshirë nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë. Kjo që tregon si telashet buxhetore të shkaktuara nga ekonomia e dobësuar e Rusisë, ashtu edhe ndryshimet në prioritetet e forcave të armatosura. Në javët e fundit, të paktën tetë rajone, kryesisht në rajonin…

Lexo më Shumë

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pres që Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE të ketë 59 kryetarë komunash, që do të rrumbullakos numrin më të lartë në historinë e Maqedonisë demokratike, për nga numri i kryetarëve të komunave, që ka ndodhur ndonjëherë. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe fitoren e sigurt të Orce Gjorgjievskit për Qytetin e Shkupit, i cili udhëheq 3:1 pas raundit të parë në krahasim me kundërshtarin e tij, atëherë rrumbullakosim numrin prej 60 kryetarëve të komunave që do të vijnë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, përfshirë edhe kryeqytetin, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski…

Lexo më Shumë

Lideri Ali Ahmeti, së bashku me kandidatin për kryetar komune të AKI-së, Bajram Rexhepi, zhvilluan një takim në shtabin e partisë në Reçicë të Madhe. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti theksoi rëndësinë e investimeve për ruajtjen e dinjitetit dhe krenarisë së shqiptarëve gjatë 25 viteve të fundit. “Për 25 vjet kemi investuar maksimum që dinjitetin dhe krenarinë t’ia ruajmë popullit. Ju të gjithë jeni hisetarë të gjithë atyre arritjeve që janë bërë për ne këtu në Maqedoni, duke filluar prej Universitetit të Tetovës e deri te Kryeministri i parë shqiptar,” tha Ahmeti, njofton TS. Ai gjithashtu shtoi “E…

Lexo më Shumë

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot do të shënojë hapjen e ceremonisë për festimin e 65-vjetorit të themelimit. Oktaj Hasani, sekretar i Departamentit të Historisë, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka pohuar se e gjithë ceremonia do të fillojë nga ora 16:00 në Amfiteatrin e Fakultetit. Sipas tij, të ftuar janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerë të Fakultetit Filozofik, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë. “Pra, do të jetë një aktivitet ceremonial që do të përcillet edhe nga dy ligjërata hapëse nga akademikët Rexhep Ismajli dhe…

Lexo më Shumë

Ukraina ka ndërmarrë për të tretën natë radhazi sulme me dronë kundër Moskës, duke shkaktuar pezullime të përkohshme në funksionimin e aeroporteve të kryeqytetit rus. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, mbrojtja ajrore rrëzoi 57 dronë ukrainas gjatë një periudhe tre-orëshe të mbrëmjes së së martës, mes tyre katër në periferi të Moskës dhe tetë të tjerë në rajonet përreth. Për muaj të tërë, ushtria ukrainase ka zhvilluar sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Moskës dhe zonave të tjera ruse, duke deklaruar se objektivi i tyre janë strukturat ushtarake dhe industriale. Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, njoftoi…

Lexo më Shumë

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni, informoi avokati i tij, Asmir Alispahiq, njofton 4NEWS.mk. “Me kërkesë të klientit tim, dua publikisht të bëj të ditur se ai, para gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarisht e ka deponuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës drejtor të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”. Ky është një akt moral i tashmë ish-drejtorit, i cili nuk dëshiron që opinioni të mendojë se në çfarëdo mënyre do të përpiqet ta pengojë…

Lexo më Shumë