Më 10.08.2025, rreth orës 19:30, në Stacionin e Policisë së Gostivarit, J.U. (43) nga fshati Banjicë e Epërme ka denoncuar se rreth orës 18:30, pas një mosmarrëveshjeje për ujitjen e arave me bashkëfshatarin e tij B.N., është sulmuar fizikisht nga ky i fundit. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Më 10.08.2025, rreth orës 19:30, E.S. (54) nga Tetova ka raportuar në polici se rreth orës 11:00 ka vërejtur dëmtim në xhamin e përparmë të automjetit të tij “Opel Corsa” me targa të Tetovës, shkaktuar nga një plumb i padestinuar. Automjeti ishte parkuar që nga mbrëmja e një dite më parë, rreth orës 20:00. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nder të sportistëve të rinj pjesëmarrës në kampin “Serbia të thërret 2025”, njoftoi Qeveria. Takimi i gjashtë me radhë, me karakter sportiv dhe edukativ, për fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora “Serbia të thërret” po zhvillohet në kompleksin e Shtëpisë së Nxënësve të Shkollave të Mesme “Patriarku Pavle” në Beograd, ndërsa këtë vit në të po marrin pjesë edhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut. Pritjen në Pallatin e Serbisë,…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se kjo qeveri dhe koalicioni qeverisës kanë fituar më shumë se 600 mijë vota dhe do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale. Mickoski tha se sa i përket fushatës pret që të fokusi të jetë tek projektet, por që BDI, po zbaton politika që i kthen qytetarët 25-30 vite pas. “Pres që fushata të jetë një fushatë që do të fokusohet në projekte, por është e qartë që një parti politike, para së gjithash mendoj për BDI-në, e cila, në vend që të flasë për projekte dhe për të ardhmen, na…
Më datë 10.08.2025 në orën 20:25, në Departamentin e policisë Tearcë, Sh.B.(22) nga fshati Nerasht, ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 19:45, derisa ai me shokun e tij ishin në një objekt hotelierik në fshat, ka ardhur ish-dhëndri i tij A.R. nga i njëjti fshat, i cili i është afruar dhe e ka spërkatur me sprej lotsjellës, ndërsa më pas nga automjeti i tij i pasagjerëve “bmw” ka nxjerrë një thikë dhe e ka kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Skandalet e njëpasnjëshme në Komunën e Çairit – nga aferat korruptive, uzurpimet e pronave publike, qindra ndërtime ilegale, falsifikimi i dokumentacionit për legalizim kriminal të objekteve paleje, klientelizmi, deri te keqpërdorimet e përditshme në institucionet komunale – tash e 20 vite kanë dëmtuar rëndë jetën e qytetarëve. Tetori do të jetë muaji i shpëtimit për banorët e Çairit. Sipas raportimeve publike, aktualisht në territorin e komunës po ndërtohen mbi 50 objekte të reja pa leje, ndërsa institucionet heshtin. Dëshmitë e shumta tregojnë se Komuna e Çairit ka përdorur një regjistër të falsifikuar për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, duke…
Më datë 10.08.2025 në orën 11:50, në DPB Gostivar, V.B.(61) nga Gostivari, e cila ishte denoncuar si e zhdukur nga bashkëshorti i saj S.B. në datën 08.08.2025, ka ardhur në stacionin policor dhe ka thënë se nuk ishte e zhdukur, por se kishte qenë në vizitë te të afërmit.
MPB njofton se me datë 10.08.2025 në orën 09:30, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria peronin D.S.(46) nga Tetova, i cili është denoncuar nga djali i tij, se në shtëpinë familjare në Tetovë e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Sot në orën 7:00 të mëngjesit, vetëm një zjarr është aktiv në të gjithë vendin, 18 janë shuar dhe një është vënë nën kontroll, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave. Është aktive zjarri në Jasen, Makedonski Brod, ku gjatë fundjavës ka interevenuar dy ai-traktor. Në Jasen po digjet mal i përzier. Nën kontroll është edhe zjarri në fshatin Dolno Dupeni, komuna e Resnjës, ku digjet një mal dhe bimë e ulët.
Nuk është problem që Venko Filipçe shkoi me pushime, problemi është hipokrizia e tij, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. “Ndërsa Venko Filipce po argëtohet në një jaht në Detin e Bardhë, LSD-ja e tij në të njëjtën kohë bën zhurmë dhe ndez zjarre, ndërsa në të njëjtën kohë mban konferenca për shtyp për të përhapur panik dhe frikë. Ndërsa Venko Filipce, në shoqërinë e Zoran Zaev, po shijon kapitalin e tij të fituar në mënyrë të dyshimtë, në Shkup Ljupco Kocevski i tyre po e mbron atë me të gjitha forcat për të mbrojtur kapitalin e tyre dhe…
“Mos e përfshi Branko Crvenkovskin në përpjekjet e kota për ta bërë Martin Kostovskin kryetar të komunës së Kumanovës. Kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, dhe ju vetë e dini”. Kështu u përgjigj ministri Goran Minçev, pasi ish-kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski-Cic, deklaroi në një emision se Branko Crvenkovski as nuk e krijoi partinë ZNAM dhe as nuk e mbështet atë, dhe se Minçev ishte aty për qëllime fitimprurëse. Ai shtoi se Damjanovski ishte personi i fundit që kishte të drejtë të akuzonte dikë për motive fitimprurëse. “Shoku Cic, e di që ende…
Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe pa takime të komisioneve. Me pak fjalë, gjatë këtyre javëve nuk diskutohet – e aq më pak vendoset – për ndonjë çështje të rëndësishme. Por, sapo diplomatët dhe zyrtarët të kthehen në zyrat e tyre në shtator, BE-ja do të përballet me vendime të mundshme të vështira dhe dilema gjatë vjeshtës. Radio Evropa e Lirë sjell pesë çështjet kryesore që pritet të jenë në qendër të vëmendjes në muajt në vijim. A do të zhbllokohen…

