Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në konferencën për shtyp të qeverisë në lidhje me reformën e pensioneve tha se, është stabilizimi i sistemit të pensioneve dhe theksoi se nuk do të ketë rritje të kufirit të moshës dhe nuk do të ketë ngrirjen të pensioneve, ndërsa do të ketë ndërhyje në mënyrë për të vënë nën kontroll deficitin buxhetor në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor e cili për 10 vjet është rritur me 150 për qind për shkak të politikave joadekuate. Ajo gjithashtu njoftoi se do të zgjidhen problemet me pabarazinë e pensioneve të pensionistëve aktualë…

Lexo më Shumë

Ish shefi i diplomacisë Denko Maleski vlerëson se pas finalizimit të marrëveshjes së Prespës, vendi do të kalojë nëpërmjet një procesit të transformimit shoqëror. Për shkak të mentalitetit ballkanik të shoqërisë dhe traditës autoritare, ky proces sipas tij do të jetë i vështirë.

Lexo më Shumë

Profesioni i gazetarisë po përballet me mungesë të kuadrove profesional pasi këtë vit ka rënë numri i studentëve të regjistruar. Në këtë viti shkollor të programeve të gazetarisë në Fakultetet e Maqedonisë janë regjistruar vetëm 21 studentë, transmeton MEDIAL. Mundësinë të të bëhen gazetarë të diplomuar, të rinjtë në vend e kanë në tre Universitetet Shtetërore, Të të të Shkupit, Tetovës dhe të Shtipit. Më shumë brucoshë ka në programin e gazetarisë në Fakultetin Juridik në Shkup -12, dyfish më pak apo 6 janë regjistruar në studimet e gazetarisë në Tetovë, derisa në studimet për mediat dhe komunikim me opinionin…

Lexo më Shumë

Kodra e Diellit, dalë nga dalë po çlirohet nga ndërtimet e egra, të mureve rrethuese, të vikend shtëpizave që kishin ngushtuar rrugët duke penguar kështu lëvizjen e lirë. Aksioni është marrë nga inspektorati i komunës së Tetovës, me qëllim që të gjitha muret rrethuese që janë ndërtuar pa leje dhe që kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve të prishen. ‘Ky nuk është një aksion at-hok, inspektorati komunal ka qenë i detyruar të ndërmarrë një veprim të tillë, pasi ka shterur të gjitha kornizat ligjore palët janë thirrur nga inspektorati, dhe kanë dorëzuar aktvendime, gjithashtu ka pasur edhe paralajmërime në…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VRMO-DPMNE e ka akuzuar LSDM-në se për 9 muaj, e ka futur në borxh shtetin për 400 milionë euro. Sipas VMRO-DPMNE-së këtë borxh do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme pa interes, ndërkaq nga kjo parti supozojnë se për disa muaj ky borxh pritet që të rritet, njofton Portalb.mk. “Çdo familje në vend është obliguar të paguaj  720 euro për 9 muaj. Këto janë para që do ti kthejnë gjeneratat e ardhshme me interes. Këto janë pothuajse 400 milionë euro që qeveria i ka marrë pa mbulim, pa financuar një deficit apo investim kapital që është në nivel historikisht më…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela i ftuar në emisionin Interaktiv KTV, vlerësoi se BE dhe NATO janë po aq të rëndësishme sa kërkesat shqiptare siç është përfshirja e shqiptarëve në Preambulë dhe gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, sepse BE dhe NATO janë aleanca popujsh dhe gjuhësh. “Ne po bëjmë përpjekje që të unifikojmë spektrin politik shqiptarë që bashkërisht t’i parashtrojmë këto kërkesa dhe t’i jetësojmë ato”, deklaroi Ziadin Sela në KTV.

Lexo më Shumë

Çdo vit java e 43 e vitit shënohet si java evropiane e sigurisë dhe shëndetit në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Edhe Maqedonia gjithashtu shënoi javën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ku me këtë bën përpjekje që të rrit ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme, por fatkeqësisht Maqedonia ende është në shkallën e atyre vendeve me aksidente të shumta në vendin e punës krahasuar me Evropën, njofton AIM. Në Maqedoni ekziston një rregullore ligjore që trajton këtë çështje, por sipas raportit vjetor të Shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit në punë për vitin 2017, shkalla e vdekjes në vendin e…

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançeski po qëndron për vizitë zyrtare në Montreal të Kanadasë, ku do të merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Praktikat më të mira për transferim më efektiv dhe demokratike të pushtetit”. Fokusi i kësaj ngjarje janë sfidat me të cilat përballen vendet dhe nevojitja e ndihmës gjatë transferimit të pushtetit çka pason pas zgjedhjeve demokratike. Ministri Mançevski mbajti edhe fjalim në panelet me temë “Bazat e komunikimit efektiv gjatë ndryshimit të pushtetit” dhe panelin “Bërja dhe qëndrueshmëria e koalicioneve në kontest të periudhës së tranzicionit”. Sempoziumi ndërkombëtar mbështetet nga Fondacioni Kombëtar për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka nisur prej sot një fushatë aktive në kohën kur po ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e vendit, në bazë të Marrëveshjes së Prespës. “Don’t call me 20%, I’m Albanian” (Mos më thirr 20%, unë jam shqiptar) është slogani që po shpërndahet në rrjetet sociale nga ana e anëtarësisë së kësaj partie, por edhe nga funksionarët e saj, përcjellë INA. ASH kërkon që përmes amendamenteve të saj që do ti propozojë në Kuvend, të shlyhet nga Kushtetuta emërtimi bashkësia etnike mbi 20% dhe në vend të saj të emërtohet “shqiptarët”. Po ashtu kërkohet ndërhyrja teknike edhe…

Lexo më Shumë

VMRO  ka akuzuar prokurorin publik se ende nuk ka rezultate të procedurës kundër kryeministrit Zoran Zaev për dhënie ryshfeti qytetarëve që të marrin pjesë në referendum. “Zoran Zaev është i vetmi kryeministër në Evropë i cili është abuzuar katër herë për krime. Njëherë për “Global” në vlerë prej 8 milionë euro, hera e dytë për rastin “Ryshfeti” e njohur për publikun si “një euro për Vice, një euro për kishën”, herë të tretë në një grusht shteti dhe herën e katërt për kërkesën e drejtuar biznesmenëve që të japin ryshfet qytetarëve që të dalin në referendum, për të cilat ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komsionit për mandate, Pavle Bogoevski, e ka caktuar me 6 nëntor seancën në të cilën do të shqyrtohet propozimi për marrjen e mandatit të deputetitNikolla Gruevski, njofton Plusinfo. Komisioni do të duhet të vendosë nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit, ndërkaq pas rekomandimit fjalën e fundit do ta jep Parlamenti. Për marrjen e imunitetit e nevojshme është dy e treta e shumicës parlamentare, e cila vështirë që mund të arrihet, duke marrë parasyshë që 8 deputetët e grupit të ri parlamentar që votuan për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se nuk do tа përkrahin një vendim të tillë.

Lexo më Shumë

Projekti “Sonçev Grad” është vetëm një nga projektet e shumta kriminale të bartëseve të krimit dhe Nikolla Gruevskit. Nga LSDM thonë se për t’i përmbushur apetitet kriminale dhe për të realizuar dëshirat peronale të Gruevskit janë harxhuar 7 milionë euro, para të qytetarëve, për rrugë jo të sigurta, ndërsa në të njëjtën kohë është dëmtuar hapësirë e madhe e gjelbërimit. “Plotësisht, për shkak të marrëveshjes së dështuar për ndërtimin e vendbanimit “Sonçev Grad”, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kriminal e kanë dëmtuar shtetin edhe për një milionë euro, para të qytetarëve, për të cilën për momentin po zhvillohet kontesti gjyqësor…

Lexo më Shumë