Nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar ndaj futjes së taksës së re progresive nga qeveria.Nga atje thonë se Qeveria me sjelljen e taksës progresive është në rrugën që ta shkatërroj ekonominë e Maqedonisë. LSDM e shfuqizoi konceptin e taksës së sheshtë të barabartë që për 11 vite kishte dhënë rezultatet e saja, krijoi rritje dhe hapte vende të reja të punës, taksë e cila zbatohet në 20 vende në Evropë. Nga atje shtojnë se duke futur taksën progresive, LSDM bie në kundërshtim me komunitetin e biznesit. Biznesi është drejtpërdrejt i ndikuar nga kjo masë dhe do të ndikoj në…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykatësi shqiptar për zbatimin e sankcioneve Pajazit Pajaziti ka anuluar dje kërkesën e Nikolla Gruevskit për anulimin e vuajtjes së dënimit me burg, ka raportuar Makfax sipas burimeve të veta gjyqësore, shkruan Fakte. Pas kësaj, Gruevski ka afat prej 3 ditësh të ankohet në Këshillin gjyqësor penal dhe nëse edhe këtu refuzohet, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh, në burgun e Shutkës në Shkup. Mirëpo, ndërkohë duhet atij t’i hiqet imuniteti i deputetit, për çka është caktuar seancë e Komisionit adekuat kuvendor për të marten në mesditë. Ende nuk është e sigurtë nëse deputetët e larguar…
Megjithëse në qershor të vitit 2016, Prokuroria e Shkupit konfirmoi se piktori akademik 40-vjeçar, Kosta Krpaç, dëshmitar i PSP-së dhe ish-drejtor i kompanisë “Finzi”, ka kryer vetëvrasje, por hetimi për këtë rast ende është i hapur, konfirmojnë për “Makfax” nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Nga Prokuroria thonë se janë ende në pritje të regjistrimeve për vdekjen misterioze në Kapishtec të Shkupit të ndodhur para 2 vjetëve, që të konfirmohet nëse dikush e ka kërcënuar Krpaçin. “Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të ndërlidhura dhe që rrjedh nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve kërkoi…
Gazeta Kathimerini shkruan se presidenti grek Prokopis Pavlopoulos po e kundërshton nenin 36 në Kushtetutën maqedonase, i cili përmban referenca për “popullin dhe identitetin” maqedonas dhe nevojën për të mbrojtur “popullin” maqedonas që jeton jashtë vendit. “Qeveria e IRJM-së të premten dorëzoi amendamentet kushtetuese në Kuvend, me të cilat formalisht do ta riemëroj vendin në “Maqedoninë Veriore” pas marrëveshjeje për emrin të nënshkruar me Greqinë. Kryetari i Greqisë Prokopi Pavlopoulos thuhet se ka shprehur rezerva lidhur me nenin që i referohet pjesës për popullin maqedonas”, shkruan Kathimerini. Pavlopoulos insiston në atë që IRJM-ja duhet të me shkrim të tregoj se…
Koordinatorja rezidente e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershëm e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton, të cilës mandati pesëvjeçar në vend i përfundoi më 1 nëntor, në një intervistë lamtumire për Agjencinë Informative të Maqedonisë, thotë se Marrëveshja e Prespës është thelbësore në kthimin e vendit në rrugën e integrimit evropian, që do të ndihmojë në zbatimin e reformave dhe pa këtë, thotë ajo, vendi rrezikon që të humbasë kohën kot në dekadat e ardhshme. Koordinatorja rezidente e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershëm e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton, të cilës mandati pesëvjeçar në vend i përfundoi më 1 nëntor, në…
Kryetari i Komisionit të Maqedonisë për heqjen e irredentizmit, Viktor Gaber, konfirmoi se ka dorëzuar të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë ekspertëve grekë. “Faktor” është i kënaqur me bisedimet fillestare dhe u shpreh se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim. Në takimin në Selanik është miratuar rregullorja për punë, me çka është konfirmuar dinamika e takimeve të ardhshme. Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika.
Zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, për hotele në kuadër të institucioneve shtetërore dhe për restorante e kafene jashtë institucioneve, kur ka shkuar në punë ka harxhuar 235.163 denarë ose 4 mijë euro, tregon mjeti për llogaridhënien e harxhimeve të bartësve të funksioneve shtetërore, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Këtu hyjnë 130.713 denarë për shërbime hotelerie në kuadër të institucioneve, ndërsa 104.450 denarë janë për restorante jashtë institucioneve. Jashtë shtetit ka harxhuar 5.227 denarë. Mjeti përmban të dhëna që nga muaji maj. Që atëherë Lika ka filluar të mos shkojë në seancat e Qeverisë. Nuk ka të dhënat se përveç…
Shtatë mijë e pesëqind fëmijë do të përfshihen në çerdhe për katër vitet e ardhshme. Kjo do të mundësohet nga projekti i financuar nga Banka Botërore me 30 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, e cila do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska vlerësoi se projekti dhe përfshirja e këtyre 7.500 fëmijëve do të rrit në 50 për qind përfshirjen e fëmijëve nga tre në gjashtë vjet në arsimin parashkollor, që është një tregues në programin e Qeverisë. Projekti ka për qëllim përmirësimin e edukimit parashkollor,…
Furnizimi me energji elektrike i tuneleve në rrugën Demir Kapi-Smokvica nga ana e Demir Kapis, siç njoftojnë nga EVN, nga dje do të ç’kyçet për disa ditë do të përjashtohet për disa ditë nga dje. Për këtë arsye, furnizim me energji elektrike do të ketë vetëm nga ana e Udovos. “Nëse ka ndërprerje të energjisë nga të dyja anët, trafiku në autostradën Demir Kapi-Smokvica do të kryhet nën kushte të veçanta në tunele”, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Vladimir Petrov, këshilltar nga NP rrugët shtetërore thotë se të dy tunelet funksionojnë normalisht dhe nuk kan probleme me energjinë elektrike.…
Zëvendës kryeministri për euro-integrime Bujar Osmani është takuar me ambasadoren serbe në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq. Temë kryesore e takimit ishte hapja e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan. “Pika e kalimit kufitar lokal Llojan-Miratoc ka rëndësi të veçantë për popullatën nga komunat kufitare, ndërkaq finalizimi dhe vënia në funksion, me saktësi do të ilustrojë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë” – ka shkruajtur ministri Osmani në rrjetet sociale. Disa javë më parë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi paralajmëroi që aktivitetet e zhvilluara me Ambasadat e akredituara në Beograd si dhe takimet me kryeparlamentarin e Maqedonisë z. Talat Xhaferi dhe…
Sot nga zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov kanë reaguar në lidhje me shpenzimet për fluturimet me aeroplanë të publikuar dje nga tlevizionin “Tv 24”. Nga atje në reagim thuhet se njoftimet kanë për qëllim që të prishin imazhin e kryetarit. Siç thonë ata dëshmi më e mirë është se nuk ekziston asnjë dyshim apo parregullësi në lidhje me financimin e punës së zyrës së kryetarit. “Zyra e kryetari të Republikës së Maqedonisë mohon informacionin e publikuar në një artikull në televizionin “Tv 24”, transmetuar më 2 nëntor 2018, me titull “Shpenzimet e zyrës së kryetarit Ivanov”…
Nga 1 dhjetori i këtij viti do të ketë rritje të pagave për policët që punojnë drejtëpërdrejtë me qytetarët. Këtë e paralajmëroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nënvizoi se prioritet për të, Kryeministrin dhe Ministrin e Financave mbetet sigurimi i mjeteve për rritjen e pagave për të gjithë policët nga viti 2019. Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme “Dua të theksoj se që nga 1 dhjetori 2018, së bashku me sindikatin e policisë së Maqedonisë që punojmë së bashku, jemi marrë vesh dhe do ta implementojmë rritjen e rrogës së policëve gjegjësisht të pikëve…

