Author: Hamdi Kumanova

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes së Prespës, procesin e pajtimit në Maqedoni dhe përsëri me vendosmëri hodhi poshtë hapjen e qendrave për refugjatë në vend, transmeton Deutsche Welle. “Gjatë krizës së refugjatëve, Maqedonia mbrojti kufijtë e BE-së, dhe ne po vazhdojmë ta bëjmë atë. Por nuk mund t’i kërkoni një vendi që të ndajë barrën, por jo edhe përfitimet. Sapo të bëhemi anëtar i klubit dhe të gëzojmë të drejtën për anëtarësim në BE, me kënaqësi do të ndajmë barrën. Atëherë do të jemi plotësisht në gjendje…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis tha se për partinë e tij është e pa pranueshme pranimi i popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me marrëveshjen e Prespës. Në intervistë për “Deutsche Welle”, paralajmëron se nëse qeveria aktuale greke nuk arrin ta ratifikon marrëveshjen në përbërjen aktuale parlamentare në Athinë, ajo nuk do të ndodh edhe me përbërjen e re pas zgjedhjeve. Problemi më i madh për Mitsotakis është irredentizmi maqedonas. “Problemi më i madh me këtë marrëveshje është se ajo forcon elementet e të ashtuquajturës irredentizmi maqedonas”, tha Mitsotakis. Ai shtoi se “nuk mendon vetëm për emrin,…

Lexo më Shumë

30 faqe me vërejtje ka dërguar Bullgaria për librat e historisë në Maqedoni, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, njofton Portalb.mk. Duke u përgjigjur në pyetje deputetësh, ajo tha se Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimor është formuar pas Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe ka pasur dy takime, ndërkaq i treti është paralajmëruar për në fund të këtij muaji. Po shqyrtohen librat e historisë në të dy vendet, është bërë kontroll i librave për klasën e gjashtë dhe të shtatë në Maqedoni dhe për to janë dorëzuar 30 faqe me…

Lexo më Shumë

Do të sigurohen sasitë shtesë të vaksinave komerciale për gripin sezonal, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vaksinimi do të vazhdojë ditën e hënë në Qendrat e Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për herë të parë siguroi 28.000 doza të vaksinave pa pagesë kundër gripit sezonal për personat mbi 65 vjeç dhe për ata që kanë një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension. Bëhet fjalë për vaksinë me katër nivele të influencës që mbron nga katër lloje të gripit dhe është nën prodhimin…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u paraqitë as edhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, ku sot debatohet për propozim amendamentin e tretë në fazën e dytë të procesit për ndryshimet kushtetuese. Ai deri sot në mëngjes nuk u paraqitë as në burgun e “Shuto Orizares” ku duhet ta shlyej dënimin me burg prej dy vjetësh për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e mercedesit luksoz prej afro 600.000 euro. Më herët Gruevski ka kërkuar që të anulohet dënimi me burg, ndërsa shkak për këtë jozyrtarisht ka përmendur obligimet parlamentare në seancat për ndryshimet kushtetuese. Këshilli Penal dje e…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji i ri për automjete, me të cilin do të inkorporohet kategorizimi ekologjik i mjeteve motorike, përkatësisht markimi i tyre me etiketa me ngjyrë të gjelbër, të verdhë dhe të kuqe varësisht nga shkalla e tyre e ndotjes, parasheh edhe dënim prej 500 euro nëse automjeti privat nuk ka etiketë. Ndërsa nëse bëhet fjalë për firmë, dënimi do të jetë 2.000 euro, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. Kjo është përcaktuar në nenin 9 të propozimit të ligji, me të cilin ndryshohet neni 26 i ligjit ekzistues, me të cilin largohet etiketa në targa dhe zëvendësohet me etiketën e re ekologjike. Sipas…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e mbajtur më 31 tetor miratoi vendim për nisje të procedurës për anulim të vendimit të Këshillit të Komunës Gjevgjeli për shpallje referendumi për minierat në Kozhuf, informojnë për “Meta” nga Gjykata Kushtetuese, duke sqaruar se vendimi duhet fillimisht të publikohen në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk. Së këtejmi, tregojnë se në kohë shumë të afërt do të vendoset për këtë lëndë dhe duke gjykuar sipas përvojës me lëndët paraprake që kanë të bëjnë me vendime të vetëqeverisjes lokale për hapje të minierave në territor të tyre edhe ky vendim do të anulohet.…

Lexo më Shumë

Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, 60 për qind e ndotjes së ajrit në Tetovë ishte rezultat i funksionimit të fabrikës “Jugohrom”, prodhimi i të cilit u ndërpre në nëntor të vitit 2016 për shkak të mungesës së filtrave adekuate. Në vitin 2015, përqendrimi mesatar ditor i grimcave PM10 në Tetovë ishte 298 mikrogramë për metër kub. Një rënie e dukshme prej më shumë se 60 për qind e përqendrimit të grimcave kancerogjene është vërejtur në vitin 2017, kur fabrika nuk ka punuar.

Lexo më Shumë

Maqedonia është shtet ligjor, ligjet janë të vlefshme për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe askush nuk është mbi ligjin apo drejtësinë, thuhet në deklaratën e LSDM-së. “Gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Drejtësi duhet të ketë. Për të gjithë ata që nëpërmjet procedurave gjyqësore të ligjshme dhe transparente është vërtetuar se ai ka shkelur ligjet në bazë të të cilave ai ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, duhet të mbajë përgjegjësi. Sigurimi i drejtësisë dhe zbatimi i…

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku vlerëson se kryetari i nderit i partisë, Nikolla Gruevski është një viktimë e persekutimit politik dhe një “gjuetie shtrigash”. “Këshilli Penal ripohoi se gjyqësori në vend është i politizuar dhe shërben për persekutim politik të të gjithë atyre që kundërshton politikat ‘antishtetërore’ të Zoran Zaevit. Demokracia dhe proceset demokratike në vend vetëm mund të ëndërrohen”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO-së. Partia opozitare vlerëson se Maqedonia është gjunjëzuar dhe për këtë arsye kjo ‘dhunë politike dhe ekonomike’ e kryer nga LSDM duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e…

Lexo më Shumë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në orën 1:30 pas mesnatës arriti deri tek Gjykata dhe para mediave deklaroi se është e lumtur për vendimin e Gjykatës. Ajo i hodhi poshtë pohimet e avokatëve të cilët mendojnë se hetimi për rastin “Perandoria” është jashtë kompetencave të PSP-së. Prokuroja e Prokurorisë Speciale Publike vlerëson se hetimi i fundit i PSP-së është hapur në baza të kompetencave ligjore dhe juridiksionin e Prokurorisë dhe njoftoi akuza të reja për ngjarjen, njofton televizioni “Telma”. “Së shpejti do të deklarojmë se hetimi për këtë ngjarje do të zgjerohet me persona të rinj, por edhe…

Lexo më Shumë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin “Alfa” tha se ai nuk dëshiron të komentoj mbi letrën e dytë nga Sasho Mijallkov dhe se kjo për të është një libër i mbyllur. Mitckoski është i vetëdijshëm se ekziston gjithmonë shansi që dikush mund të rrezikojë pozicionin e tij dhe kujton se një ish-zyrtar tregoi qëllimin për të kandiduar për vendin e tij. “Ne të gjithë jemi njerëz të përkohshëm dhe unë jam një udhëheqës përkohshëm. Dikush tjetër do të vijë pas meje. Pyetja e vetme është vetëm se sa do të zgjasë ajo kohë konstante, një vit,…

Lexo më Shumë