Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin se në ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, që me procedurë të shkurtër janë propozuar nga pushteti dhe opozita në Kuvend, nuk është paraparë edhe fshirja e nenit të kontestueshëm për financimin e propagandës politike të partive gjatë kohës së fushatave zgjedhore. “Jemi të dëshpëruar se Qeveria që nuk i përmbush premtimet publike të dhëna para opinionit maqedonas dhe partnerëve ndërkombëtarë, se pas referendumit do të shfuqizojë mundësinë që paraja publike të shpenzohet për propagandë politike në media”. “Në fillim të shtatorit, këtë vit Qeveria iu…
Author: Hamdi Kumanova
Me marrjen në pyetje të personave ekspertë të MPB-së të cilët kanë bërë analiza në disa automjete, sot Gjykata Penale në Shkup e vazhdoi gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Për rastin “Monstra” në procedurë paraprake, lëndë e analizës kanë qenë automjetet “opell omega”, “golf 3”, “pezho 306” dhe “mazda 626”. Eksperti i parë, i punësuar si shef në Sektorin për çështje kriminaliste-teknike, ka kryer edhe analiza daktiloskopike, gjegjësisht analizën e gjurmëve të gishtërinjve dhe gjurmëve, siç tha, të automjetit “pezho 306” dhe materialit lëndë të marrë prej tij, si edhe të automjetit…
Ekspertja e daktiloskopisë Mimoza Peshovska, po shpjegon se si i ka marrë gjurmët e gishtërinjve në makinën Pezho 306 që ka qenë makina e Alil Demirit, i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, raporton Shenja. Ekspertja shpjegon se ka marrë disa mostra nga makina për analizë dhe ka dalë me rezultate të sakta. Sipas saj, gishtërinjtë lënë shenja unike dhe nuk ka shanse të ngatërrohen pasi çdo njeri i ka specifike. Shpjegoi se në botë janë gjetur vetëm dy persona me gjurmë të njëjta gishtërinjsh. Ngjashmëri, siç tha, ka mundësi të këtë, por përputhje të plotë jo.…
Lobit Euro – Atlantik Shqiptar ka folur për ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni dhe për pozicionimin e shqiptrëve si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ata e kanë komentuar “Marrëveshjen e Prespës” në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e kontestit të emrit ku tashmë kjo e fundit do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, por që për t’u zbatuar kjo, duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Lobi e sheh të arsyeshme edhe nismën e disa partive politike shqiptare në Maqedoni për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, por ata brengosen edhe për disa parti tjera të cilat nuk janë të mendimit të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Kurir” ka folur rreth ngjarjeve të fundit në shtet, ndryshimet kushtetuese si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve. Mickoski thotë se gjyqësori në Maqedoni është i kapur nga politika, Prokuroria është nën kërcënime, ndërsa krimi po lulëzon. Sipas tij, pushteti është i paaftë edhe për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur. “E dini se ka fotografi katastrofale ekonomike, ka krim që lulëzon, qeveria po bën inovacione kriminale, ka tenderë që përfundojnë në xhepat privat. Por, goditja do të vijë nga qytetarët dhe nuk duhet të jesh analist ose ekspert për ta…
Pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës të jepet deklaratë shtesë interpretuese në lidhje me gjuhën dhe shtetësinë, kërkon zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile të Greqisë dhe kryetare e partisë NEO, Katerina Papkosta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Papakosta thotë se propozimi i saj tashmë dihet, ndërsa në ditët në vijim do t’i ftojë në dialog partitë politike. “Vlerësoj se nevojitet deklaratë interpretuese menjëherë pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës në vendin fqinj. Më konkretisht, deklarata interpretuese që e propozon NEO do të përcaktojë se : a) gjuha e vendit fqinj nuk ka…
Presidenti Gjorge Ivanov, mbrëmë ka mbajtur fjalim në Forumin për Paqe në Paris ku ka folur për shkollën për liderë të rinj, që e organizohet për nëntë vite me iniciativë të tij. Ai tha se kjo mund të shfrytëzohet si model për ndryshimin e arsimit pragmatik dominues, i cili sipas tij, duhet të orientohet drejt zgjidhjes, “Mesazhi im për ju liderë të sotshëm është: mos shikoni zgjedhjet e ardhshme, por gjeneratat e ardhshme. Investimi në liderë të rinj duhet të bëhet modë, trend i ri. Për ide të këtilla nuk duhet të kërkohen të drejtat autoriale. Kjo është shumë e…
Analisti Sasho Ordanoski ka komentuar zhdukjen misterioze të Nikolla Gruevskit për disa ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve INA. Duke analizuar këtë rast, ai jep disa teori, duke mos përjashtuar edhe paraqitjen e tij në burgun e Shutkës. Sipas tij, një teori është se ai tashmë ka marrë rrugën për një Belize me pasaportën e bukur të këtij shteti, i cili është anëtarë i Komunitetit të Karaibev. Ai thekson se më këtë pasaportë Gruevski pa vizë mund të udhëtoj në Meksikë, Honduras, Guatamala, Angli, Salvador, Kosta Rika….vende të bukura dhe përrallore. Sipas kësaj teorie, deri në Belize ai ka…
Qëndrimin se Demokracia e re nuk do të votoj për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm, e përsëriti Kirjakos Micotakis, lideri i partisë më të madhe opozitare greke, nga Kosturi ku morri pjesë në shënimin e 106 vjetorit të çlirimit të qytetit. “Disa dhjetëra kilometra mbi liqenin në Kostur, ka një liqen tjetër, Liqeni i Prespës, të cilin sot, popullata greke e ka të njohur, jo nga bukuria e jashtëzakonshme natyrore e tij, por nga marrëveshja a turpshme e Prespës, të cilën e firmosën Cipras dhe Kamenos. Marrëveshje e cila e shmang gjuhën maqedonase…
Rritet dukshëm çmimi i biletave të autobusëve për transport ndër urban. Kompanitë arsyetohen se rritja e çmimit të biletave ka ardhur si pasojë shtrenjtimit të derivateve të naftës. Por ata që më shumë e ndjejnë këtë ndryshim, janë qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë mjet transporti. Madje disa nga ta thonë se me rritjen e çmimit të biletave, më llogari kanë që të udhëtojnë me makinë se sa me autobus. Nëse zvogëlohen çmimet normal që më shumë njerëz do e shfrytëzojnë transportin publik. Ashtu është! Ulja e çmimeve do i shtyje qytetarët që të udhëtojnë me autobusë. Është rritur çmimi…
VMRO-DPMNE po përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, tha sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Manastir. Udhëheqësi i partisë opozitar VMRO-DPMNE-së gjithashtu tregoi se nëse shumica parlamentare merr vendim për zgjedhje të parakohshme, partia të cilën ai e kryeson do të jetë e gatshme. “VMRO-DPMNE do të përballojë të gjitha presionet, VMRO-DPMNE nga dita në ditë është më e fortë, VMRO-DPMNE është po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, ndërsa nëse shumica parlamentare vendos, VMRO-DPMNE do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha…
Nesër, e hënë në Bruksel Maqedonisë do t’i prezantohet Kapitulli 24 për të drejtat, liritë dhe sigurinë e njeriut. Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, kapitulli do t’i prezantohet Bujar Osmanit, nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE). Në kuadër të vizitës së Osmanit në Bruksel do të realizohet edhe takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes…

