Kryeministri Zoran Zaev në shënimin e tij të urimit për përvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, tha se pajtimi i palëve ndërluftuese ishte personifikuar në Bashkimin Evropian. “Evropa dhe bota e kujtojnë këtë ngjarje, sepse lufta traumatizoi dhe lanë plagët e thella për të gjithë njerëzit. Fatkeqësisht, më 11 nëntor 1918 nuk u ndaluan luftërat në Evropë. U deshën një konflikt tjetër botëror për të arritur një pajtim përfundimtar në mes palëve ndërluftuese. Sot ai pajtim është reflektuar në Bashkimin Evropian, një aleancë e vendeve të mësuarit nga e kaluara, përcaktohen përmes bashkëpunimit dhe besimit reciprok për të…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetari denoncon: Përshëndetje Pa Censurë, e ëma ime ka problem me zemrën, sot shkuam që të bëjë një Eho, edhe pse bëhet fjalë për një sëmundje shumë të ndijshme dhe problematike, mjeku që e kontrolli mamanë time ishte gjatë tërë kohës me cigare. Gjesti i tij më nervozoi shumë, dua që t’i bëj publike këto foto nga Spitali i Tetovës dhe ta shohin të gjithë trajtimin e pacientëve nga ky mjek dhe kërkoj që urgjentisht i njëjti të penalizohet! Për të qenë skandali edhe më i madh, në derë ku kryhet kontrolli shkruan se rreptësisht ndalohet konsumimi i cigares! Tmerr…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës merr pjesë në përvjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 dhe përkujtimin e viktimave, të lënduarve, të zhdukurve dhe personave të zhvendosur nga të gjithë popujt në të gjithë luftërat. Ceremonia me rastin e përvjetorit të Armëpushimit të vitit 1918 mbahet sot në Manastir dhe në të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga elita politike dhe përfaqësues diplomatik në vend.
Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj mos pranimit të Kosovës në ENTSO, dhe për këtë kanë bërë përgjegjëse edhe BDI-në. “Vota e përmbajtur e Maqedonisë ndaj pranimit të Kosovës në Shoqatën evropiane të rrjetit energjetik ENTSO, e ka pamundësuar Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të Kosovës. Abstenimi i Maqedonisë ndaj Kosovës, në ENTSO, tregon se Maqedonia nuk e ka me gjithë mend njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, dhe në rastin në fjalë, vota abstenim, ka plotësuar vetëm dëshirën e Serbisë dhe…
Bordi Ekzekutiv i Partisë së Pensionistëve (PP), në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2018, konfirmoi qëndrimin e partisë për veprime vendimtare për të përshpejtuar proceset që sigurojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për Partinë e Pensionistëve nuk ka asnjë alternativë tjetër, as një opsion që mund të tejkalohet pengesa më e madhe të angazhimit strategjik të vendit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, duke forcuar identitetin kombëtar, duke konfirmuar gjuhën maqedonase, mbi të gjitha edhe nga fqinjët, në planin afatgjatë për të siguruar prosperitet, stabilitet dhe kushte për reforma cilësore në vend”, thuhet në deklaratën e…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Gjorçev kritikoi politikat ekonomike të qeverisë gjatë seancës së sotme në Kuvend për rebalancimin e buxhetit. Sipas Gjorçevit, turpi është se kryeministri Zoran Zaev e ka promovuar investimin e KFC-së në Maqedoni si një sukses të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kemi ardhur deri aty që Kryeministri të hap restorant dhe ta promovoj atë si një sukses të madh investues. Ju pengojnë qindra investimet të cilët punësua mijëra njerëz dhe falë tyre është rritur eksporti, ndërsa ju KFC e promovoni si një investim të suksesshëm. Në vend të fabrikave keni hapur restorante”, tha Gjorçev. Pjesëmarrja në seancën…
Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Shutkë. Gjykata, ditën e premte, pati një përpjekje të pasuksesshme që t’ia dorëzojë vendimin për dënimin 2-vjet burg për rastin Tanku. Korrierët gjyqësorë dje nuk e gjetën Gruevskin në shtëpi, dhe gruaja e tij Borkica iu tha atyre se ai nuk ishte aty. Me këtë, ish kryeministri përfitoi dy ditë lirie. Deri vonë në mbrëmje, një numër i madh i ekipeve të gazetarëve e pritën kryeministrin që të mbërrijë në Shutkë. Të hënën, vendimi ose do t’i dorëzohet në dorë në Gjykatën Penale ku duhet të paraqitet në seancën gjyqësore “Titanik” ose do ti…
Ish-deputetja dhe anëtarja e LSDM-së, Sofija Kunovska në profilin e saj të rrjetit social Facebook ka kërkuar që ish-funksionarëve të cilët janë të dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi. “Nuk e di se cili ligj duhet ndryshuar, por është e logjikshme që zyrtarëve e dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi që vlen për ish-zyrtarët. Me siguri nuk do të shkojnë me sigurimin e tyre që ta shlyejnë burgun”, shkruan Kunovska. Kjo ka të bëjë në lidhje me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në burg për shlyerjen e dënimit prej dy vjetësh. Mirëpo Gruevski ende nuk është paraqitur…
Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot do të përfundojë debatin mbi propozim amendamentet dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2018 në leximin e dytë që filloi ditën e premte. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, rebalancimi bazohet në një parashikim për rritjen e BPV-së reale prej 2.8 për qind në 2018 dhe deficiti buxhetor është i pandryshuar në 2.7 për qind të BPV-së. Sipas rebalancimit, pozita fiskale e komunave pritet të përmirësohet, e cila pritet të jetë tre miliardë denarë. Gjatë debatit, deputetët nga radhët e opozitës akuzuan se rebalancimi është joreal dhe se nuk do të arrinte normat…
Plani 18 i shpalosur ditë më parë nga qeveria është një domosdoshmëri që kushtëzohet nga BE dhe duhet të implementohet për afatin e caktuar, vlerëson profesori universitar Ylber Sela. Nga çka janë fushat ku duhet të realizohen reformat, Sela thotë se në fushën e gjyqësorit nuk mund të bëhet progress i mjaftueshëm për shkak të situatës politike që mbretëron tani, e cila është e mbingarkuar dhe duhet kohë më e gjatë për ta bërë gjyqësorin pushtet të pavarur. “Këtu sidomos ka të bëjë me aspektin gjyqësorit dhe aty është më problematikja dhe unë nuk kam shumë optimist që makslimalisht d…
Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dagnov për televizionin “Tv21” tha se për vendimin e Këshillit Penal nuk kemi të drejtë të ankohemi në Gjykatën e Lartë. Ai tha se ndaj vendimit të Këshillit Penal nuk kemi të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë. Kemi mundësinë të paraqesim një iniciativë deri tek Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. Ai, si kompetent, mund të paraqesë një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për shkak të këtij afati, nisma jonë do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas pranimit të vendimit. “Iniciativat nuk konsiderohen si mjete efektive për…
Aktivistja Mirjana Najçeska në rrjetet sociale ka komentuar ngjarjet në lidhje me burgosjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 2 vjet burg, ndërkaq mbrëmë edhe pas shumë përpjekjeve shërbimet nuk kanë arritur që ta gjejnë për t’ia dorëzuar vendimin që i njëjti të shkojë prapa grilave në Shutkë, njofton Portalb.mk. “Çfarë është ky budallallëk të pritet deri të hënën. Personat e dyshuar për vepra penale i kanë kërkuar dhe ndjekur njësitet speciale dhe me pranga i kanë dërguar në paraburgim, ndërkaq kriminelin e dënuar duhet që ta lusim që të vijë ta mbajë…

