Author: Hamdi Kumanova

Me buxhetin e vitit 2019-të të përgatitur nga qeveria e LSDM-së, ne sigurojmë më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, thonë nga LSDM. “Pagat do të rriten në të gjithë sektorët. Në arsim, shëndetësi, gjyqësi, polici, çerdhe dhe administratën publike parashikohet rritja e pagave prej pesë për qind, ndërsa mjekët specialist do të marrin paga në rritje prej 10 për qind. Në vitin 2019, rritja e prodhimit të brendshëm bruto pritet të përshpejtohet në 3.2%, ku kontributi pozitiv në rritjen ekonomike pritet të ketë kërkesat e brendshme,…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski ka lëshiar Hungarinë dhe ka ikur në një vend tjetër ‘euroaziatik’, këtë e ka bërë publike para pak çastesh gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski, shkruan Fakte. Sipas tij, lëvizja më e re e të ikurit Gruevski ka ndodhur para një ore dhe ai tani është në vend të sigurtê. Nuk është publikuar emri i vendit ku tani po fshihet Gruevski, edhepse autori thotë se e ka të njohur lokacionin. 6 orë para se të publikohet informacioni se Nikolla kishte ikur në Budapest, po ky Nedellkovski kishte publikuar në faqen e tij këtë informacion, por askush nuk e kishte marrë…

Lexo më Shumë

Avioniuksoze private që përdoret nga qeveria hungarez dhe elita e biznesit Hungarez, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Viktor Orban, pas që ka qëndruar në Vienë për disa javë, të mërkurën herët në mëngjes me 14 nëntor, ka fluturuar për në Beograd, dhe pastaj është kthyer në Budapest. Fluturimi për në Beograd ka ndodhur një ditë pasi ish kryeministri Gruevski njoftoi në “Facebook” që është vendosur në Budapest dhe po kërkon azil politik nga autoritetet, shkruan portali hungarez “Atllaco.” Portali në shtator njoftoi se elita qeverisëse, duke përfshirë Orbanin, përdor një avion luksoz të ri “Bombardier Global 6000” me vlerë prej…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për punësimin e një këshilltari të ri për çështje sociale. “Për derisa 460 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri, Zaev përsëri punëson një këshilltar të ri në qeveri dhe për ironi oikërisht për çështjet sociale. 22% e qytetarëve jetojnë me një shujtje në ditë, ndërsa Zaev përdor paratë e qytetarëve për të paguar shërbëtorin e tij të partisë”, thonë nga VMRO. VMRO thotë se 33 prej 57 këshilltarëve të Zaevit nuk shkojnë në punë, qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen. “As ushtria e këshilltarëve nuk ka arritur për të shpëtuar Maqedoninë nga katastrofa e…

Lexo më Shumë

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë tri lokacionet që do të zgjidhen se ku do të ndërtohet Klinika e re. Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi në Komisionin në Qeveri se ka mbaruar procedura dhe se tani vijon debati në Kuvend në seancën e ardhshme. “Përparësitë gjatë zgjedhjes do të jenë mos pasja e nevojës të zgjidhen çështjet pronësore juridike, gjegjësisht lokacioni që do të ketë sa më shumë pronësi Republika e Maqedonisë, urbanizim më të lehtë dhe dokumentin të lehtë të dizajnit kryesor apo projektit kryesor”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp. Ai vlerësoi se…

Lexo më Shumë

Prokurorja Fatime Fetai propozoi, kurse gjykatësi Dushan Josifov miratoi, që ish kryeministri të arratisur Nikolal Gruevski të gjykohet në mungesë për lëndën “Shuplakat në komunën Qendër”. Mbrojtja kërkoi ndarje të procedurës, e jo Gruevskit të gjykohet në mungesë. Sapo filloi avokati i Gruevskit, Dangov të flasë se nuk është e saktë që Gruevski nuk është i kapshëm për gjykim dhe se dihet ku gjendet, prokurorja Fetai u ngrit dhe e ndërpreu: “Gjykatës i nderuar, nëse kolegu Dangov t’i ndihmojë për azil Gruevskit të arratisur, le të shkojë në Hungari. Ne këtu flasim për propozim që të gjykohet në mungesë, e…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter thekson se Maqedonia ka bërë progres në fushën e gjyqësorit. Ai shkruan se gjitha anëtaret e BE-së duhet ta përkrahin këtë proces “Ligji i së drejtës është kriter fundamental për BE-në. Pas disa viteve duke shkuar prapa, Maqedonia ka bërë progres të mirë në këtë fushë, duke përfshirë edhe ligjin penal. Gjithë vendet e BE-së dhe fqinjët duhet ta mbështesin këtë proces. Kjo është e rëndësishme për besimin e Evropës”, shkruan Hahn.

Lexo më Shumë

Nga 72 aktivitete të parashikuar me Strategjinë për reforma në administratë dhe Plani aksional (2018-2022) për të drejtat, gjysmën e vitit janë zbatuar tërësisht 27, në vijim është zbatimi i 36, ndërsa 9 aktivitete nuk kanë filluar ose vonojnë, tregon sot Raporti i parë i prezantuar sot gjysmëvjeçar për zbatimin e Strategjisë së Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Nga katër sferat prioritare nga Strategjia, në pjesën “krijim i politikave dhe koordinim” tërësisht janë zbatuar 12 aktivitete, ndërsa dhjetë janë në zbatim e sipër, ndërsa tre aktivitete kanë qenë tërësisht të zbatuara në sferën prioritare “shërbim publik dhe menaxhim me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, në të cilën kanë njoftuar për hapat e qeverisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetareve dhe prezantuan hapat që do të ndërmarrin. Në fund Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit. Zaev bëri apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lëshuar Maqedoninë me vullnet të plotë ose është kidnapuar, njofton Telegrafi Maqedoni. ““Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE është partia e parë në Evropë me kryetar nderi – kriminel në arrati dhe Mickoski në vend se të fshihet pas mediave sociale dhe pas reagimeve konfuze,  t’u përgjigjet qytetarëve, kërkon LSDM-ja nga kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së pas arratisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari. “Cili ka qenë qëllimi i vizitave të Mickoskit në Beograd dhe Budapest, para arratisjes së Gruevskit? Me kë është takuar dhe çfarë ka bërë?Bisedimet e Gruevskit për “momentet personale”, “të ardhmen e tij” dhe “temën e përbashkët”, siç thotë Mickoski në një intervistë gjegjësisht a janë biseda për arratinë e Gruevskit?”, janë pyetjet për të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare në kumtesë thekson se Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk ndërmarrin asgjë  derisa qytetarët helmohen nga ajri i ndotur. LSDM dy vite i trullos qytetarët. Nga opozita premtuan masa urgjente  për përmirësimin e cilësisë së ajrit,  nga pozita  në pushtet  nuk kanë ndërmarrë asgjë. Shkupjanët edhe këtë dimër do të thithin ajër të ndotur,  ndërsa ajo shihet edhe pas zvogëlimit të 2 milion eurove, mjete  të Buxhetit nga shkalla tarifore e mjedisit jetësor. “Shkupi në 10 ditët e fundit është në majën e listës së qyteteve më të ndotura në Evropë. Stacionet matëse në këtë periudhë  të vitit…

Lexo më Shumë

Sa më shpejtë e shohim Maqedoninë në Bashkimin Evropian dhe në NATO,  aq më mirë është për Bullgarinë dhe Greqinë,  tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në fjalimin e tij të samitit të tretë  në Selanik,  për perspektivën dhe bashkëpunimin  e Ballkanit Perëndimor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Nuk ka vend më të mirë se Bashkimi Evropian. Edhe në Greqi  kur u paraqit kriza  e cila në tërësi edhe ndihmoi? Kush u ndal pranë saj? Bashkimi Evropian. Nëse, mos dhashtë Zoti paraqitet ndonjë problem, kush do të na ndihmojë? NATO-ja, Bashkimi Evropian. Lidhshmëria jonë është edhe  gjeostrategjike në çdo fushë.…

Lexo më Shumë