Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në Samitin e tretë “Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo Marrëveshje ofron në planin ekonomik. Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë një model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve në mënyrë të pranueshme nga të dy palët. Një model për rajonin shumë të trazuar të Ballkanit. Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ndërhyjë në rastin me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil politik në Hungari. Në një deklaratë për “Pressing TV”, zëdhënësja e Komisioni Evropian Maja Kocijançiq, tha se nëse Hungaria si vend anëtare e BE-së miraton kërkesën për azil, atëherë ata do ta respektojnë vendimin. Sipas Kocijançiq, rasti nuk duhet të politizohet. “Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Gruevskin. Ne nuk komentojmë procedura gjyqësore që janë në rrjedhë. Sundimi i së drejtës është parim themelor i BE-së, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Presim që gjithë palët e interesuara të veprojnë sipas…
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore i ka refuzuar kërkesat e Orce Kamçevit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të dalë nga paraburgimi, shkaku i gjendes së rënduar shëndetësore. Siç njofton gjykata, Këshiilli i ka vlerësuar faktet dhe provat dhe solli vendim me të cilin i refuzon ankesat e të dyshuarve. Kështu vërtetohet masa e paraburgimit për një pre biznesmenëve më të pasur në Maqedoni Orce Kamçev, dha katër bashkëpunotërëve të tij, që për momentin gjenden në burgun e Shutkës. Edhe në këtë rast, i dyshuar është Sasho Mijallkov, por Prokuroria Speciale është e bindur se ai nuk do të arratiset. Në…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungari, sipas ligjeve hungareze, mund të kërkojë azil në bazë të dy kushteve – nëse ka status të personit nën mbrojtje apo status të personit të pranuar, ndërsa procedura do të zgjaste deri 90 ditë. Duke pasur parasysh dispozitat e caktuara ligjore për afatet për zbatimin e tërë procedurës dhe përvojës nga praktika, autoritetet hungareze duhet të deklarohen rreth kërkesës së Gruevskit për azil në afat prej tetë përkatësisht 15 ditëve, ndërsa për realizimin e të drejtave të azilit për 45 deri 90 ditë. Sipas ligjit hungarez dhe ndërkombëtar në…
Eksperti juridik Naser Ziberi vlerëson se arratisja e Gruevskit nga shteti pa pasaportë, do të thotë dështim i gjithë sistemit të shtetit. Sipas tij, Prokuroria, Gjykata dhe Ministria e Brendshme nuk i kanë marrë masat e duhura për izolimin e Gruevskit dhe të tre institucionet kanë bërë lëshime. Ziberi thotë se duhet të hetohet urgjentisht rruga në të cilën u arratis Gruevskit dhe për të njëjtën gjë, do duhet të jepet përgjegjësi. “Këtu ka dështuar i gjithë sistemi. Që nga Gjykata, Prokuroria e deri te MPB-ja. Por secili ka dështuar në pjesën e vetë të përgjegjësive që kanë konform dispozitave…
Bashkia e Shkupit edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin për nominimin e Shkupit si kandidat i mundshëm për titullin e Komisionit Evropian “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”. “Ky aplikim është dëshmi për përpjekjet tona se Shkupi duhet të jetë qytet modern evropian, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivel më të lartë. Të gjitha aktivitetet e qytetit ose në qytet, siç është renovimi i Sallës universale, do të kahëzohen drejt qëllimit që Shkupi në vitin 2028 të bëhet kryeqendër evropiane e kulturës”, tha Shilegov. Ai shtoi se të jesh kryeqendër evropiane e kulturës nuk do të thotë vetëm program…
Këshilli i Prokurorëve Publik sot e ka zgjedhur Vilma Ruskovskën, për shefe të re të Prokurorisë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup. Vilma Ruskovska, përveç rastit të 27 prillit i ka udhëhequr edhe hetimet për “Lagjen e Trimave”, “Syri i gjarprit” dhe “Detonator”. Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik janë zgjedhur edhe shefat e Prokurorisë së Lartë në Shkup – Mustafa Hajrullahu, Prokurorisë së Lartë në Gostivar – Islam Abazi, Prokurorinë Themelore të Velesit – Gordana Todorova, Prokurorinë e Kavadarit – Elizabeta Misheva dhe në Prokurorinë Themelore të Manastirit është zgjedhur Lile…
Numri i të sëmurëve nga diabeti në Republikën e Maqedonisë është në rritje. Prej 120.000 pacientëve me diabet, 40.000 pranojnë terapi me insulinë. Sipas të dhënave në vitin 2015 prevalenca e diabetit ka arritur pesë për qind, ndërsa në vitin 2017 gjashtë për qind. Në një të diagnostikuar ekziston një që nuk është i diagnostikuar dhe nuk e dinë që e ka sëmundjen, theksoi drejtoresha e Klinikës Universitare për Endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska në shënimin e 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit. Theksoi se çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me pacientë me diabet, por edhe me një numër të madh…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari. Ai kërkon që deri në mbajtjen e zgjedhjve presidenciale të ketë qeveri ekspertësh. “Të nisin hetime serioze dhe të pavarura për ata që e realizuar dhe mundësuan ikjen e Gruevskit. Kjo nuk mund të ketë ndodhur pa ndihmën e aktoreve politik në vend, por edhe në rajon. Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Sela, Në…
Propozim-ligji për amnisti të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit i dorëzuar nga VMRO-DPMNE, para deputetëve do të gjendet në seancën e planifikuar më 26 nëntor. Me këtë propozim-ligj parashihet që të dënuarit për këto ngjarje të lirohen dhe të ndërpriten të gjitha procedurat penale në lidhje me 27 prillin.
Deputetit që mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, i hiqen 5% nga rroga Në koordinim te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u mor konkludimi se deputeti Nikola Gruevski, prej ditës së sotme konsiderohet si mungues pa arsyetim, duke i marrë parasysh informatat e organeve kompetente se ai është në ikje. Nga kuvendi përmes një njoftimi bëjnë të ditur se sipas Nenit 30 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti i cili është i penguar të jetë i pranishëm në seancë të Kuvendit, nëpërmjet Grupit parlamentar…
Ministri i Jashtëm hungarez, Petar Sijarto, në pres konferencën e sotme është pyetur edhe në lidhje me arratisje e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, në Hungari, megjithatë ai nuk ka dhënë informata se si Gruevski ka hyrë në Hungari pa pasaportë. Edhe përkrah insistimit të gazetarëve, Sijarto nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, duke thënë se nuk ka të drejtë dhe as kompetenca që të ndaj informata për procedura për azil që janë në rrjedh. “Supozoj se lënda është në procedurë për azil. Deri atëherë, nuk mund t’ju jap më shumë informata”, ka deklaruar ai. Sipas ligjeve të Hungarisë, Gruevski pas…

