Author: Hamdi Kumanova

Sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë kundër ndryshimeve kushtetuese që parashihen sipas marrëveshje së Prespës. Si iniciator i kësaj proteste shihet lëvizja “Maqedonia bojkoton”, e udhëhequr nga Todor Petrov, Janko Baçev dhe Filip Petrovski. Sipas informacioneve nga rrjetet sociale pritet që në protestë të dalin një numër i madh i qytetarëve.

Lexo më Shumë

Naum Stoilkovski në një konferencë për shtyp ka akuzuar gjyqësorin në Maqedoni për mungesë të argumenteve për vendimin për paraburgim të Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit. Stoilkovski tha se sqarimi i djeshëm i Prokurorisë Speciale Publik tregon se sa është e politizuar dhe se sa është e pa bazë vendimi për paraburgimin e Mile Janakieskit. “Ata heshtin të tregojnë nëse Jankieski dhe Bozhinovski i kanë respektuar në tërësi masat e caktuar. A ka ndonjë të premte që ata që nuk janë lajmëruar në gjykatë”, tha Stoilkovski. Ai shtroi pyetje se kush ka dhënë urdhër që DSK të ndjek kryetarin e…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet thonë se me buxhetin e vitit 2019-të është siguruar drejtësia sociale, më shumë para tek qytetarët dhe më shumë ndihmë për çdo familje, njofton Telegrafi Maqedoni. Me reformimin e sistemit social dhe mbrojtje të fëmijëve në vitin 2019-të janë siguruar plotësisht 2.2 miliardë denarë. “Për më shumë se për 60.000 fëmijë është paraqitur shtesë edukative dhe të ardhura shtesë për fëmijë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. Nga atje shtojnë se me reformën e sistemit social dhe mbrojtjen e fëmijëve çka e ka përgatitur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për 300 për qind e rritë ndihmën…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetëror të ekstradimit me Hungarinë, me të cilën do të kërkohej që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të shlyej dënimin me burg dyvjeçar për blerjen e “mercedesit”. Nga Ministria e Drejtësisë për “Makfaks” thanë se nëpërmjet akteve të tjera ligjore do t’i kërkonte autoriteteve hungareze që ta dorëzonin atë në Maqedoni. Aktet ligjore përmes të cilave kërkohet ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, konventa evropiane për ekstradimin nga viti 1957 dhe dispozitat e marrëveshjes ndërmjet RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga viti 1968. Në mënyrë…

Lexo më Shumë

Derisa ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në arrati, familjarët e tij po kryejnë obligimet e përditshme ashtu si duhet. Kështu, sipas mediave maqedonase bashkëshortja e tij Borkica shkon në punë rregullisht derisa nga Komisioni për letra me vlerë thonë se ajo bën punët ashtu si duhet. “Znj. Borkica Gruevska në Komisionin për letra me vlerë është punësuar në shtator të vitit 2002 dhe cdo ditë po bën punët si duhet në vendin e punës si kordinatore në Sektorin për hulumtim dhe zhvillim të tregut të kapitalit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë”, theksojnë kështu nga ky institucion.

Lexo më Shumë

Tregu i shërbimeve postare në Maqedoni duhet të liberalizohet tërësisht që nga 1 janari i vitit 2019-të. Kjo është ajo që përshkruhet nga dispozitat e tanishme të Ligjit të Shërbimeve Postare, që parashikon heqjen e zonës së rezervuar për dërgesat deri në 50 gram. Më pak se dy muaj para këtij afati, Posta Maqedonase si mbajtëse e monopolit në zonën e rezervuar, përsëri kërkon, anulimin e katërt të liberalizimit, ndërsa Ministria përkatëse ende analizon nëse do të pranojë kërkesën ose do të mundësojë liberalizimin e plotë të tregut. Në të njëjtën kohë, rregullatori, Agjencia postare, si dhe operatorët privatë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Alsat tha dje se ai është i sigurt se Gruevski do të kthehet në Maqedoni. “Nëse ka përgjegjësi, do të mbaj përgjegjësi secili, duke filluar nga unë dhe secili njeri tjetër. Por, nuk mundemi të shkarkojmë njerëz, për shkak se publiku është i zemëruar. Edhe më herët ishte dilema nëse Zaev është marrë vesh me Gruevskin në Marrëveshjen e Përzhinos, doli se nuk paska qenë ashtu”, tha Zaev Ai shtoi se Gruevski do të kthehet dhe shteti i Hungarisë duhet të thotë nëse ai ka qenë i rrëmbyer dhe a ka hyrë me vullnetin…

Lexo më Shumë

Qeveria në propozim buxhetin e ardhshëm ka ndarë 1.1 miliardë denarë për rritjen e punësimit dhe mbështetjes së punësimit në vend, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Veles. Ajo tha se është duke u përgatitur 91 për qind e planit operativ për vitin e ardhshëm, i cili drejtohet së bashku nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë e Punësimit, Fondin e Inovacionit, Odat Ekonomike dhe zyra e zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushe. “Ne po përpiqemi të krijojmë një plan që mund të rrisë punësimin…

Lexo më Shumë

Përqindja e vdekjeve të foshnjave të parakohshme është zvogëluar, këtë e konfirmojnë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë. Sipas të dhënave nga klinika në vitin e kaluar 2017, numri i foshnjave të parakohshme të vdekur ishte 167 nga 781 ose 21% e pacientëve të trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa në vitin 2018, gjithsej 96 nga 595 ose 16% e pacientëve të trajtuar vdiqën në të njëjtën periudhë prej 10 muajsh. Nga Klinika theksojnë se bëhet fjalë për vdekshmëri të vdekjet e parakohshme, të cilat janë foshnje të parakohshme dhe foshnje me rrezik të lartë. Klinika e Gjinekologjisë këtë…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar ndaj caktimit të masës së paraburgimit për Mile Jankieskin dhe Kiril Bozhinovksin duke theksuar se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen e opinionit. “Nëse gjykata i hedh poshtë ankesat pa asnjë argument, ajo do të jetë një konfirmim se shteti i drejtë këtu nuk ekziston. I respektuari, Zoran Zaev është i gatshëm që ta sakrifikojë të tërë shtetin, zyrtarët policor dhe zyrtarët kufitar vetëm që të shpëtojë veten dhe të ikë nga përgjegjësia. Pas kësaj, sakrifikon dhe arrestohen njerëz si Mile Janakieski, Kiril Bozhinoski, dhe kushdo që të jetë në radhë vetëm…

Lexo më Shumë

Bojko Borisov i Bullgarisë ishte pari burrështetas i huaj i cili ka udhëtuar me “Tankun” e Gruevskit gjatë një vizite zyrtare në Maqedoni. Thuhet se mjeti i “frikshëm” me çmim astronomik, ka bërë pak më shumë se 26.000 kilometra. Tashmë, Mercedezi 600 mijë euro ka ndryshuar rrjedhën e jetës së Gruevskit, siç ndryshoi dhe rrjedhën politike. Pas dënimit me dy vite burg, ai ka vendosur të kërkojë azil në Hungari.

Lexo më Shumë

Të gjitha partitë politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, që gjatë regjistrimit të popullsisë të fshihet paragrafi rreth përkatësisë etnike dhe asaj fetare. Këto reagime vijnë pasi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka paralajmëruar se në bazë të propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë, nuk parashihet paragrafi mbi përkatësinë etnike dhe religjionit. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, ka theksuar se të dhënat rreth përqindjes së përkatësisë etnike dhe asaj fetare janë keqpërdorur për qëllime politike. Në bazë të regjistrimit të popullsisë, që parashihet të realizohet në prill të vitit 2020, për…

Lexo më Shumë