Aleanca për Shqiptarët ka nisur zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nën-degëve të partisë, në prag të mbajtjes së Kongresit të rregullt partiak informon Tetovasot. Në komunikatën për opinionin publik, krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Ziadin Sela, bën të ditur se vendimi është marrë në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, me qëllim forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres. Sipas njoftimit, i gjithë procesi do të zhvillohet mbi parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, duke u cilësuar si…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025. “Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debitore mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile. Sot, të njëjtët mund t’i tërheqin mjetet në të gjitha filialet dhe në ekspoziturat e hapura të bankave”, kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se nëse shpallen zgjedhje, LSDM-ja do të marrë pjesë në to dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike. Ai shpjegoi gjithashtu vendimin e tij për të mos pranuar një takim udhëheqësish me kryeministrin Hristijan Mickoski. “Nuk ka takim për qeverinë teknike. Është vija e fundit e mbrojtjes kundër abuzimit të plotë të vullnetit të lirë të qytetarëve në procesin zgjedhor. Qeveria teknike, e cila është e vetmja mundësi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk duhet të shfuqizohet. Ata nuk e duan sepse kur të hyjë një ministër nga…
Më 08.01.2026, rreth orës 06:50, në SPB Shkup është denoncuar një aksident trafiku në fshatin Petrovec. Një automjet “Shkoda”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.K. (46) nga Petrovec, ka goditur 61-vjeçaren J.C. nga Shkupi, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.TS
Po më 08.01.2026, rreth orës 12:00, në kryqëzimin e rrugëve “Moskovska” dhe “Zhenevska” në Shkup, një automjet “Citroen”, i drejtuar nga V.T. (54), ka goditur 74-vjeçaren L.V. nga Shkupi. Si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.TS
Më 08.01.2026, në kryqëzimin e rrugëve “8 Shtatori”, “Kërste Nale” dhe “Rashtanska” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Në aksident është lënduar rëndë M.C. (46) nga fshati Kukureçan, e cila është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Manastirit.TS
Një ngjarje tragjike është regjistruar më 08.01.2026 në Dibër, ku S.K. (40) nga Dibra ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në rrugën “Vëllazërim Bashkimi”. Ai ishte duke punuar në objekt në momentin e aksidentit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit publik.TS
Më 07.01.2026, rreth orës 15:15, në drejtimin rrugor për në fshatin Zërzë, rrethina e Prilepit, policia ka arrestuar R.A. (36) dhe L.R. (36) nga fshati Cërnilishtë, komuna e Dollnenit. Ata janë kapur gjatë gjuetisë së paligjshme, pas tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.TS
Më datë 08.01.2026, në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar M.H. (31) nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit. Sipas informacioneve të Tetovasot, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se ajo kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitjeje në Gostivar. E dyshuara po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal.
Më datë 08.01.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë, E.H. (27) nga fshati Zhelinë, pronar i një kompanie “rent-a-car”, ka denoncuar një rast mashtrimi. Sipas Tetovasot, më 10.12.2025, personi D.N. kishte marrë me qira një automjet “Audi” pa dokumentacionin e duhur, fillimisht në emër të një shoku, e më pas kontrata ishte vazhduar në emër të bashkëshortes së tij. Pas skadimit të afatit, automjeti nuk është kthyer dhe personi nuk është përgjigjur në thirrje. Vetura është gjetur në zonën e Shkupit dhe i është kthyer pronarit, ndërsa ndaj D.N. do të vijojë kallëzim penal.
NJPB Vallandovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (67) nga fshati Bashibos, rrethina e Vallandovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 15.08.2025, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar fishekë.TS
Kreu i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit (AKI), Arben Taravari, ka paralajmëruar se pas 11 janarit kjo parti do të dalë me një platformë të re politike për Shqiptarët. Deklarata u bë në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e përsëritura lokale në Gostivar dhe Vrapçisht. Siç raporton Tetovasot, Taravari u shpreh i bindur se kandidatët e AKI-së do të jenë fitues absolut, ashtu si në zgjedhjet e rregullta lokale të mbajtura në muajin tetor. Ai theksoi se rezultati i kandidatëve të AKI-së për Gostivarin dhe Vrapçishtin kishte qenë i thellë në raport me kandidatët e…

