Author: Hamdi Kumanova

Rusia ka kryer një sulm të madh ndaj Kievit me dronë dhe raketa, duke shkaktuar zjarre pothuajse në të gjitha distriktet e qytetit, tha kryetari i bashkisë, Vitali Kliçko. Të paktën 11 persona janë plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë, shtoi ai. Zyrtarët njoftuan se mbetjet e dronëve dhe zjarret kanë dëmtuar ndërtesa të larta banimi, një shkollë, një institucion mjekësor dhe godina administrative. Kliçko deklaroi gjithashtu se është dëmtuar sistemi i ngrohjes së qytetit, duke paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë. “Rusët goditën ndërtesa banimi. Ka shumë objekte të…

Lexo më Shumë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore sot shënon 25 vjet nga themelimi dhe funksionimi i tij i pavarur. Në ceremoninë e paralajmëruar pritet të flasë kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të udhëheqësisë së Fondit. Gjatë ngjarjes do të prezantohen sukseset kryesore, reformat dhe rezultatet e arritura gjatë këtyre 25 viteve të punës. Ceremonia do të zhvillohet në Filharmoninë Kombëtare.(INA)

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin “Klik Plus” në TV21 njoftoi se procedura për zgjedhjen e operatorit të tretë mobil është duke u zhvilluar. Sipas Andonovskit, procesi ishte pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, por tani është riaktivizuar. “Besoj se do të ketë një ofertues për frekuencat. Procedurën e udhëheq Agjencia për Komunikime Elektronike, dhe shpresoj që në kohën e afërt të përfundojë”, tha Andonovski. Ministri shtoi se kompania tashmë ka hapur selinë në vend dhe ka angazhuar staf të kualifikuar, gjë që sipas tij do të ndihmojë që procesi të dinamizohet në periudhën…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri të quajtur “Shtiza e Jugut”, i cili synon goditjen e grupeve të ashtuquajtura “narkoterroriste” në hemisferën perëndimore. Operacioni do të drejtohet nga një Task Forcë e përbashkët e Southern Spear dhe Komanda Jugore e SHBA-së (Southcom), me objektivin për të “mbrojtur Shtetet e Bashkuara, eliminuar narkoterroristët nga hemisfera jonë dhe për të mbrojtur atdheun nga droga që po vret popullin tonë”, deklaroi Hegseth. Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolás Maduro i ka bërë një apel publik presidentit amerikan Donald Trump që të “bashkohen për paqen e kontinentit”.…

Lexo më Shumë

Kanadezët po shmangin udhëtimet drejt Shteteve të Bashkuara, duke vazhduar një trend që ka nisur që me ardhjen e Donald Trump në presidencë. Kristy Gammon, banore e Nova Scotia, tregon se nuk udhëton më në SHBA, madje as përmes këtij vendi për të shkuar në Ontario, një shkurtim për një udhëtim 18-orësh. 62-vjeçarja thotë se ajo dhe shumica e miqve të saj kanë vendosur të mos vizitojnë më SHBA –të si formë proteste ndaj politikave që nuk i mbështesin dhe ndaj masave tregtare që Trump ka vendosur ndaj Kanadasë. “Ka kaq shumë gjëra që na tronditin mbi…

Lexo më Shumë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur padi kundër shtetit të Kalifornisë, pasi zgjedhësit miratuan javën e kaluar hartat e reja zgjedhore që i japin avantazh Partisë Demokrate. Hartat synojnë të neutralizojnë fitimet e republikanëve në Teksas, pas rishikimit të zonave të votimit në atë shtet. Propozimi 50, i cili u miratua me shumicë votash, u jep demokratëve përparësi në pesë zona të reja të Kongresit. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi akuzoi guvernatorin Gavin Newsom për një “grabitje të hapur pushteti” përmes hartave të dizajnuara sipas kritereve racore. “Këta humbës e humbën betejën në kutinë e votimit dhe së…

Lexo më Shumë

Rrjeti i lajmeve BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, montimin e fjalimit të tij, por refuzoi kërkesën për kompensim. Korporata ka thënë se ajo ndërhyrje ka dhënë “përshtypjen e gabuar se presidenti Trump ka bërë thirrje direkte për veprime të dhunshme” dhe ka thënë se nuk do ta shfaqë më atë program, raporton BBC. Avokatët e Trump kanë kërcënuar se do ta padisin BBC-në duke kërkuar kompensim 1 miliard dollarë nëse korporata nuk bën tërheqjen, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson presidentin amerikan. Kjo ngjarje ka çuar te dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm të…

Lexo më Shumë

Filip Kostiç ishte për herë të parë kapiten i Serbisë, ndërsa Anglia fitoi me rezultatin 2-0. Futbollisti serb nuk u kursye aspak pas ndeshjes, ndërsa thumboi ish-trajnerin Dragan Stojkoviç. “Është një nder dhe kënaqësi e madhe të mbaj shiritin e kapitenit. Është një ëndërr dhe është diçka që më jep edhe më shumë motivim për të luftuar për ekipin kombëtar. Sa i përket ndeshjes, luajtëm kundër një prej ekipeve kombëtare më të mira në botë. Por treguam se mund të bëjmë shumë më mirë. Sa i përket rolit tim, unë jam në dispozicion të trajnerit për të luajtur çfarëdo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorime, t’i pdorëzojnë ato në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë, duke hedhur poshtë spekulimet e opozitës se edhe njerëz të tjerë nga pushteti janë të përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazës së dytë të zgjerimit të hapësirave të reja në SHFK “Blazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, përsëriti se ata janë e vetmja qeveri…

Lexo më Shumë

Një grua nga Velesi ka marrë dënim me katër vjet burg pasi më 12 korrik të vitit të kaluar la foshnjën e saj gjashtëmuajshe vetëm në qendër të qytetit dhe u largua. Vendimi u dha nga Gjykata Themelore e Velesit, ku S. K. (22) u shpall fajtor për veprën penale “Braktisje dhe keqtrajtimi i fëmijës”, dhe është i formës së prerë. Sipas aktakuzës, ajo me neglizhencë të rëndë ndaj detyrave të saj si prind la foshnjën e porsalindur në një bankë, në kushte të temperaturës mbi 40°C, e zhveshur, të uritur dhe të dehidratuar. Një kalimtar e gjeti foshnjën dhe…

Lexo më Shumë

Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët duhet të bëjnë kombinime mes tyre, dhe pozita të reja nuk ka. Nuk jepen zyrtarisht detaje nga takimi i mbrëmshëm, por ai ishte i pari kokë më kokë që nga koha e fushatës. I pyetur nga mediat, kryeministri nuk deshi të zbardhte informacione rreth takimit i cili tha se takimi ishte në vazhdën e takimeve të rregullta mes partnerëve. “Të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Mirë,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, reagoi pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSZH), duke theksuar se afati ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në katër komuna fillon që nga 29 tetori, dhe jo nga dita e shpalljes së fundit të rezultateve. Sipas tij, që nga kjo datë ka nisur të rrjedhë afati 60-ditor për zhvillimin e zgjedhjeve në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Zhupë, ndaj mbajtja e tyre duhet të bëhet jo më vonë se fundi i dhjetorit. “Duhet bërë dallimi ndërmjet konkluzionit për shpalljen përfundimtare të rezultateve zgjedhore dhe…

Lexo më Shumë