Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje brenda Qeverisë, siç shkruajnë mediat, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i’u përgjigjur një gazetari i cili pyeti se si po funksionon koalicioni qeveritar pas deklaratave kundërthënëse të kryeministrit Zaev dhe zv/kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani lidhur me Ligjin e gjuhëve, shkruan Gazeta Lajm. “Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje siç shkruajnë mediat. Mbrëme kishte mbledhje të qeverisë dhe në të gjithçka ishte si më parë. Se si interpretohen deklarata të caktuara, ajo i mbetet lirisë së shprehjes. Pra, puna e qeverisë rrjedh normalisht dhe pa asnjë problem” tha Boshnjakovski.
Author: Hamdi Kumanova
Pas apelit që ka ngritur në rrjetin social facebook gazetari Bekim Laçi, për të denoncuar padrejtësitë që ju bëhet në punë gazetarve ka reaguar edhe gazetarja e njohur Aida Xhoni. Xhoni në mbishkrimin e Laçit ka shkruar: “Po edhe punova rrafsh nje VIT, nuk me takoi pushim vjetor, asnje feste te lire, sepse gazetar qenkemi 24/7 si se pasmi dit u morrem vesh part-time, me rroge minimale, nga dita ne dite obligimet shtoheshin u bona full time, rroga su mirrke parasysh me u diskutu. DHE VENDOSA MU LARGU!” shkruan Xhoni.
Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase disa qaste më vonë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.Ai ka qenë njëri ndër hendbollistët më të dalluar të klubit Rinia. /SHENJA/
Mbrëmjen e kësaj të marte klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi ka mbetur pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta është ndarë Arsim Idrizi. Lajmin e kanë bëri të ditur bashkëlojtarët e tij të klubit Rinia, me Idrizin që në moshë 35 vjeçare ndahet nga kjo jetë për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Butel pas namazit të ikindisë. /SHENJA/
Ish kryeprokurori, Marko Zvrlevski, është marrë në pyetje për skandalin e fundit me “përgjimin” e telefonisë fikse në Prokurorinë Republikane. Sipas Nezavisen, Zvërlevski ka qenë dëshmitari i fundit që është marrë në pyetje për skandalin në fjalë. Lajmin për përgjimin e bisedave në Prokurorinë Themelore e njoftoi kryeprokurori aktual Ljubomir Joveski, në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se në qendrën e telefonisë fikse në Prokurorinë Republika janë zbuluar dy hard-disqe me biseda të përgjuara të prokurorëve. Krahas Zvërlevskit, lidhur me këtë procedurë para-hetimore në Prokurorinë e Shkupit janë marrë në pyetje edhe 20 dëshmitarë tjerë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente prej të cilave në shtatë lëndime të lehta trupore kanë marrë 10 persona, ndërsa në një aksident është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se janë sanksionuar 41 shoferë për vozitje të shpejtë dhe tre të tjerë kanë qenë nën ndikim të alkoolit. “Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 20 shoferë të cilët kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre shoferë fillestarë. Gjithashtu nga komunikacioni janë edhe 14 automjete të paregjistruara”, thonë nga SPB Shkup. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 80 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa…
Familja e Almir Aliut nga Kumanova ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e lëndës në rigjykim. Babai i Almirit, Sedat Aliu ka deklaruar për Alsat-M se nga Gjykata e Kumanovës nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi për djalin e tyre. Aliu është shprehur skeptik se Gjykata e Kumanovës mund të sjell vendim të drejtë duke potencuar se bëhet fjalë për trup të njëjtë gjykues dhe prokuroren e njëjtë. /Alsat-M/
Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër I.S.(51) nga fshati Rrahmanli, Kumanovë, për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, kundër V.R.(35) dhe S.E.(40), dytë nga Gostivari për kryerjen e veprave penale “ punë e pandërgjegjshme në shërbim” dhe “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe kundër F.S.(49) nga Gostivari për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, transmeton Almakos. Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 në Gostivar, i padituri i parë si investitor, ka ndërtuar një ndërtesë kolektive e cila në kundërshtim me lejen për ndërtim ka…
Me 21.01.2019 në ora 14.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga jetimorja “Ranka Milanoviq” është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.45 minuta, një jetim 17 vjeçar me vet dëshirë e ka lëshuar jetimoren dhe ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë në ora 15.50 në Stacionin Policor në Kisella Voda L.K.(47) nga Shkupi ka lajëmruar se rreth orës 14 në shtëpinë familjare nga ana e djalit të saj 17 vjeçar që ka ikur nga Jetimorja “Ranka Milanoviq” është sulmuar fizikisht. Në Stacionin Policor Kisella Voda dhe T.M.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se në…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër V.R.B.(41) nga fshati Radobil i Madh, Prilep për kryerjen e veprës penale “vjedhje” dhe kundër N.K.(24) nga fshati Buzalkovo, Prilep për kryerjen e veprave penale “ ndihmë “ në lidhje me “ vjedhje “ dhe veprën penale “fshehje”, transmeton Almakos. Me 01.11.2018, i padituri i dytë e ka angazhuar të paditurin e parë që të kryej transportimin e druve të prera ilegalisht, për të cilat i ka marr me një dërgesë false nga Ndërmarrja e Pyjeve “Bor i Zi”. Pas kësaj, ditën e njëjtë në Prilep nga…
Me 22.01.2019 në ora 00.30 S.K.(23) nga Shkupi ka lajmëruar se me 21.01.2019 rreth orës 22.00, në një kazino në bulevardin ‘Aradhat Partizane’ është sulmuar fizikisht nga A.A. dhe O.A., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 21.01.2019 një i punësuar në burgun e Idrizovës ka lajmëruar se rreth orës 15.00 në burgun e Idrizovës, i burgosuri G.N.(45) nga Kavadari ka tentuar që të bëje vetëvrasje, ndërsa është penguar nga të burgosurit tjerë, transmeton Almakos. Rrugës për në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, G.N. ka vdekur. Është njoftuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të kryhet obduksion mbi trupin e të vdekurit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

