Referendumi për marrëveshjen e emrit me Greqinë, i caktuar më 30 shtator, ka thelluar përplasjet mes partive, në veçanti pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes se do të ndajë 1 milion euro nga buxheti i saj për fushatën, apo informimin e qytetarëve me marrëveshjen dhe përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. VMRO DPMNE-ja e opozitës ka akuzuar qeverinë, përkatësisht Ministrinë e Mbrojtjes se në vend që të punoj për përmirësimin e kushteve për ushtarët, ajo shpenzon mjetet për gjëra tjera, që sipas saj, fare nuk kanë të bëjnë me ushtrinë. “Derisa ushtarët nuk kanë ende të siguruar transportin,…
Author: Hamdi Kumanova
Në Maqedoni do të ketë disa ndryshime në të ardhmen për të respektuar nenet e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit. Dokumentet e qytetarëve, emri zyrtar në hartat ndërkombëtare dhe çdo gjë që është zyrtare në vend do të merr emër tjetër: Republika e Maqedonisë së veriut, Republic of North Macedonia ose Република Северна Македонија. Shkurtimisht vendi do të quhet Maqedonia e veriut, duke anashkaluar Republika për përdorime të shkurtëra. Tek regjistrimi i veturave në vend të MK do të përdore NM që është shkurtesë për North Macedonia. Pas ndryshimit të emrit të gjithë dokumente zyrtare do të duhet të ndryshohen, përfshirë këtu edhe pasaportat e…
“Kam marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 1994 dhe çdo herë kam bashkëpunuar me institucionet. Janakieski mund të ketë dhënë urdhra, por unë a e kam dëgjuar atë që ka thënë është çështje tjetër. Me të vërtetë nuk më kujtohet”, tha Derkoski për Makfaks, në lidhje me “bombën” e publikuar në seancën e sotme të lëndës “Titanik”. Nga biseda e realizuar më 30 maj të vitit 2011 dëgjohet se si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i ka dhënë instruksione ish-drejtorit të atëhershëm të “Hekurudhave të Maqedonisë” për aktivitete konkrete në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në…
Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të referendumit, i cili duhet të mbahet më 30 shtator, ndërkaq Qeveria e Maqedonisë i siguron se identiteti maqedonas nuk do të “shkelet”. Kryeministri Zaev, siguron se hyrja në BE do të jetë e mirë për Maqedoninë, njofton Portalb.mk. “Me hyrjen e Maqedonisë në BE do të kemi standard më të lartë jetësor. Me hyrjen në BE do të kyçemi në tregun e 500 milionë konsumatorëve. Do të kemi rritje të eksportit dhe rritje ekonomike”, porositi Zaev në profilin e tij të “Facebook”.
Kryetari i ri i KSHZ-së, Oliver Derkovski, është i përfshirë në materialet e përgjuara të cilat i ka Prokuroria Speciale ose të njohura në opinion si “bomba”, njofton Portalb.mk. Gjatë seancës së sotme të rastit “Titanik”, më 30 maj 2011, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Derkovskit, i cili atëherë ka qenë atëherë ka qenë drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, i thotë se do të marrin materiale gjegjësisht pankarta dhe udhëzime për ditën e votimit. “Tanët të pinë kafe deri në ora 7 në shtab. Deri në 9 të votojnë. Deri më 10 të votojnë miqtë dhe familjarët, deri më 12…
Në Gjykatën Penale të Shkupit është duke vazhduar dëgjimi i bisedave të përgjuara ose siç njihen në opinion si “bomba” që lidhen me rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk. Në disa biseda të 30 majit 2011, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski e porosit ish-drejtorin e DAP, Goran Trajkovski, siç thuhet në bisedë, për inspektime të forta në lagjen rome në Strumicë. “Çdo ditë të ketë inspektime atje”, tha Janakieski. Por, Trajkovski iu ankua se nuk mundet që menjëherë t’i mbyllin shitoret: “Nuk e keni ndërruar ligjin”. “Cili inspektor është kompetent për miellin?”, pyeti Janakieski dhe konfirmoi se…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit shtetëror amerikan Mikel Pompeo, prej sot deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njoftojnë nga MPJ, përkrah takimit me sekretarin shtetëror Pompeo, është planifikuar që Dimitrov të takohet edhe me përfaqësues të administratës amerikane, Këshilli për siguri kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe përfaqësues të OJQ-ve në Washington.
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka njoftuar se ende nuk ka vendim prokurorial për rastin e djegies së deponisë së Tetovës, transmeton Portalb.mk. Nuk janë kompletuar as dëshmitë materiale dhe verbale. “Prokurori përgjegjës i Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës në mënyrë aktive punon në lëndën e deponisë së djegur në Tetovë. Pas kompletimit të dëshmive materiale dhe verbale, do të sillet edhe vendim prokuroria adekuat”, thanë për Portalb.mk, nga PTHP Shkup. Ndryshe, më 19 gusht u bë një vjet që kur deponia e Tetovës u djeg dhe tetovarët për një javë thithën ajër, i cili nga mjekët u cilësua si kancerogjen dhe me pasoja…
Stevçe Jakimovski, ish kryetari i Komunës së Karposhit, sot u paraqit para Gjykatës Penale, ku ka për obligim të paraqitet çdo të hënë, informon MEDIAL. Kjo masë kujdesi iu shqiptua kohë më parë, kur Policia Financiare hodhi dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë ndarjes së dy tenderëve. Si masë kujdesi, Gjykata Penale, Jakimovskit ia ka konfiskuar edhe pasaportën.
Cdo ditë nga Qendra për Komunikim në LSDM lëshohet nga një kumtesë. Kumtesa shterpe në të cilat përsëriten tezat e njëjta, të pavërteta dhe gënjeshtra, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së nga kumtesës së Social Demokratëve, informon MEDIAL. “Qendra për Komunikim e LSDM-së po mbron Zaevin nga krimi, për arsye se ai vet është kriminel. Po e mbron atë me teza tashmë të zbehura lidhur me referendumin, po manipulojnë opinionin. Por me kështu gjëra nuk mund të mbulohet marrëveshja kapitulluese me Greqinë. Nuk mbulohet as skandali me tenderët dhe punësimet partiake të mbi 6 mijë personave në administratë. Zoran zaev dhe LSDM…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se kur bëhet fjalë për çështje kyçe për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrim të qartë dhe plan konkret. Nga LSDM thonë se është joserioze dhe e papërgjegjshme që të mos konfirmohet qëndrim për këto çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka konfuzion në OBRM-PDUKM. Derisa Mickoski thotë se janë në konsultime, në partinë e tij nuk kanë asnjë informacion për atë që dje u konfirmua nga Aleksandar Nacev. Në vend që të fshihet pas lajmeve të rrejshme që plason partia e tij, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve…
VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë për skandalin e ndarjes së parave në Fondin e inovacionit. Dimçe Arsovski, zëdhënës i kësaj partie akuzoi drejtuesit e Fondit se kanë ndarë mijëra euro dy kompanive që janë në proces të fshirjes dhe mbylljes në Regjistrin Qendror. Nga kjo parti akuzuan se Qeveria aktuale nuk meriton të udhëheq me vendin dhe se me këto keqpërdorime të parave të qytetrëve vendi nuk mund të integrohet në NATO dhe BE. “Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur zbardhëm skandalin e “Inovacionit Kriminal” dhe qeveria kriminale e LSDM-së nuk ka ndërmend të tërheqë në…

