Ky është qyteti i tretë të cilin e vizitoj, pas Tetovës dhe Kumanovës, dhe nga kjo që e shoh mendoj se punët po shkojnë në drejtim të mirë, sepse gjithmonë kemi ditur që për vendime të mëdha të tregohemi të mençur. Zgjedhja është e madhe, udhëkryqi historik është i madh, por nuk ka lidhje me atë se a vlerësojmë kryetarin e komunës ose Qeverinë, nuk ka lidhje me njërën ose tjetrën parti dhe do të jetë papërgjegjësi e madhe nëse nuk ngrihemi pas gjithë kësaj, para së gjithash ata janë ftuar që të kenë përgjegjësi për të përgjithshmen. Por qytetarët…
Author: Hamdi Kumanova
Punët ndërtimore në rrugën Ohri-Kërçovë të cilat më shumë se një vit janë ndaluar, do të vazhdojnë në vjeshtë. Këtë sot e theksoi ministri për Trasport dhe Lidhje, Goran Sugarevki. Bisedimet me kompaninë kineze “Sinohidro” rreth për plotësimin e parave për vazhdimin e punëve, janë në fazën finale, përcjell “Alsat-M”. “Pritjet e mia janë se në ditët e ardhshme drafti i marrëveshjes të shkojë në seancën e Qeverisë dhe pastaj në Kuvend për miratim tek deputetët me qëllim që pastaj të kyçet dhe zhbllokohen së pari ato 230 milionë euro të cilat kanë ngelë nga banka Eksim për harxhimin e…
Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit. Me ndryshimet në ligjin e parë do të duhet të zvogëlohen tarifat që i paguajnë qytetarët ndaj përmbaruesve, por edhe ndaj noterëve dhe avokatëve. Me ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, më në fund duhet të formohet Komisioni Kundër Korrupsionit. Por, në ndryshimet e propozuara në këtë Ligj, parashihet që anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit, falë Nenit 53 B, të mund t’i shohin të gjitha llogaritë bankare të qytetarëve që ky Komision dëshiron t’i hetojë. Në emisionin Magazina Ekonomike, që do të transmetohet…
A mundet qytetarët e Maqedonisë të presin rritje të vëllimit të investimeve të huaja, dhe me atë të hapen vente të reja të punës nëse ka sukses referendumi për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë, që do të rezultonte me përshpejtimin e anëtarësimit të vendit në NATO, është pyetja që meriton kujdes duke e pasur parasysh që po afrohet 30 shtatori, dita kur është caktuar votimi për referendumin, shkruan “Meta” dhe Portalb.mk. Përvojat e “freskëta” të Malit të Zi, vend i cili një dekadë nga fillimi i rrugës drejt NATO-s u bë anëtare e plotë e aleancës në qershor të vitit të…
Disa muaj jemi në negociata me Shoqatën e mjekëve amë dhe po vlerësohen mundësitë se si nga viti i ardhshëm t’iu dilet ballë dhe të rritet pika e tyre e kapitacionit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se në bisedimet janë përfshirë edhe përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe dëshirojnë të përgjigjen në kërkesën jo vetëm për rritjen e pagave të tyre, por edhe për disa punë tjera të cilat i kërkojnë, ndërsa kanë të bëjnë në ndryshimin e sistemit në të cilin funksionojnë. Sipas tij, kur do ta gjejnë mënyrën do të përmirësohet funksionimi i…
Ministria e Financave ende nuk ka të dhëna konkrete se sa janë borxhet e komunave, e as se në çfarë mënyre do t’i paguajnë borxhet e tyre. Në mars të këtij viti, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se qeveria do të sigurojë kredi prej 120 milion euro për shlyerjen e borxheve të vetëqeverisjeve lokale. Por, nga Ministria e Financave thonë se për momentin komunat ende nuk i kanë dorëzuar plotësisht të dhënat se sa kanë borxhe. Pritet që deri në fund të vitit ta kenë shumën e saktë të borxhit. Aktualisht, shumat që komunat mund të marrin hua janë të kufizuara.…
Ka përfunduar seanca publike në Gjykatën e Apelit në të cilën është diskutuar për ankesat për aktgjykimin e shallës së parë të Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit për lëndën “Tanku”. Siç tha kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Cvetana Periq, vendimi do të shqiptohet nga Gjykata Penale tek të cila do të dërgohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. I dënuari Gjoko Popovski sot në seancë tha se nuk është kriminel dhe nuk e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe se nuk e di se si bëhet ajo vepër. Për aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Tanku” janë dorëzuar gjashtë ankesa, katër nga avokatët e…
Në mëngjesin e sotëm, mediat në vend njoftuan se 6 komuna nga vendi përfshirë këtu atë të Zhelinës dhe Studeniçanit, sotë do të nënshkruajnë kontratë për marrjen e fondeve për projekte infrastrukturore. Vlera totale e fondit për të cilën 6 komunat kanë konkuruar ka qenë 290,7 milionë denarë. Para pak orësh, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki informoi se ka procesi i nënshkrimit të kontratës ka kaluar me sukses dhe komuna ka fituar 17.455.819,30 denarë nga shuma e përgjithshme. Këto mjete të siguruara nga Banka Botërore nëpërmes Ministrisë së Financave sipas Sadiku-t do të harxhohen për ndërtimin e sheshit…
Në rast të dështimit të referendumit të 30 Shtatorit për çështjen e emrit në Maqedoni, vendimi do të merret nga institucionet. Deklarata u bë në një intervistë për mediat vendase nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi. Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u shpreh i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 Shtatorit dhe i bëri apel opozitës që të sillet me përgjegjshmëri. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet pjesëmarrja e nevojshme në referendum, Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve. Ai theksoi…
Në ankesën e Nikolla Gruevskit për dënimin e tij me burg theksohet se në shkurt të vitit 2018 vepra penale ndaj tij është vjetëruar sepse biseda telefonike është bërë më 26,02.2012, transmeton Portalb.mk. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka ngritur ankesë në Gjykatën e Apelit e cila ëshë e mbushur me citate nga aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Siç thuhet në ankesë, ai nuk mmund të dënohet në bazë të bisedave të përgjuara ose siç njihen në opinonin “bombave” Gjithashtu, ai konsideron se “bombat” janë kopje, e jo dëshmi origjinale dhe se nuk është lejuar konfirmimi i…
Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski i ka vlerësuar si të pabaza të gjitha ankesat e dorëzuara nga ana e avokatëve të Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në Gjykatën e Apelit për aktgjykimin në lëndën “Tanku”. Bubevski duke sqaruar një nga një të gjitha ankesat e të akuzuarve tha se edhe pohimet se lënda është e vjetëruar, nuk janë të vërteta pasi Gruevski është i akuzuar edhe në katër lëndë tjera të cilat janë aktive në Gjykatën Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokurori shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Penale nuk është bazuar vetëm tek “bombat”, por ka pasur edhe dëshmi tjera materiale. Përndryshe,…
“Njëra ndër prioritetet themelore të udhëheqësisë aktuale të MPB-së është edhe bashkëpunimi dhe partneriteti me sektorin civil, gjegjësisht asociacionet qytetare aktivizmi i të cilave ka të bëjë me fushat të cilat janë në rrethin e punës së ministrisë sonë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në takimin me organizatën qytetare “Civil” dhe koordinatorin nacional për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm, Bor[e Petrovski, njofton Portalb.mk. “MPB dhe asociacioni qytetar “Civil” kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm për [ka dëshmon edhe memorandumi për bashkëpunim që ne si dy institucione e nënshkruajtëm dhe i cili na ka hapur kornizë më të madhe normative për…

