Vaksinim i detyrueshëm, kontrolle të vazhdueshme në teren, veçanërisht në shkollat fillore dhe kopshte për fëmijë, ndalim i të gjitha vizitave në kopshtet e fëmijëve si dhe spitale, si dhe krijimi i mundësisë për vaksinim edhe mbi moshën 14 vjeç në qendrat e shëndetit publik, janë një pjesë e masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, pasi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të martën shpalli epidemi të fruthit në gjithë territorin e vendit për të parandaluar shtrirjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse. Nga fillimi i këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga fruthi, kurse mbi 1 mijë…
Author: Hamdi Kumanova
Georgi Prvanov, presidenti bullgar nga 2002 në 2012, i kërkoi Bullgarisë dhe Maqedonisë që të arrijnë një marrëveshje tjetër të veçantë vetëm për kryengritjen Ilindenit, e cila “do të përcaktojë historinë e përbashkët”. Këtë e theksoi Prvanov në prezantimin e vëllimit të dokumentuar nën editorialin e tij “Kryengritja Ilindenit e vitit 1903 sipas pikëpamjeve të diplomatëve evropianë”. Ai tha se nuk është kundër fqinjëve që të ndërtojnë një identitet të ri, por se ai nuk do që kjo të bëhet në llogari të bullgarëve. “Me kalimin e kohës, nevoja për një marrëveshje të re politike-diplomatike midis Shkupit dhe Athinës do…
Me 19.04.2019 në ora 13.15 në rrugën “1506” në Shkup, në vendin e quajtur “Mumin Potok”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Reno Megan” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.H.(29) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Fiat Punto” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga T.A.(51) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar rëndë T.A., derisa V.H. është lënduar lehtë. Dyve iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Nxënësit e shkollës periferike “Drita” të fshatit Kopanicë, që funksionon në kuadër të shkollës qendrore “Drita” të Komunës së Sarajit, sot e vizituan Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit në ambientet e Universitetit tonë, filloristët e fshatit Kopanicë u takuan me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me të cilin realizuan edhe disa fotografi. Ata, bashkë me arsimtaret, shprehën admirimin e tyre për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Universitetit të Tetovës. Kampusi i Universitetit tonë, si qendër e dëshmuar e veprimtarisë arsimore –shkencore, për qyetatrët e vendit tonë e në veçanti për vizitorët nga jashtë, tanimë…
Me 19.04.2019 në ora 19.00 në rrugën Alija Avdoviq në Shkup, vetura e tipit ‘Seat Leon’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.A.(46) nga fshati Hasanbeg, Shkup, e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Hasanbeg i cili është lënduar rëndë dhe me veturë tjetër është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër B.S.(40) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 18.12.2018 në Prilep, në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një pako të dedikuar për të paditurin është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 19.04.2019 në ora 17.35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Jugo”, e drejtuar nga A.M.(37) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.A.(32) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas aksidentit M.A. dhe bashkëudhëtarët nga vetura e tij “Pezho 307”, I.N.(32) dhe dy persona të moshës nga 10 dhe 8 vjeç, të gjithë nga Shkupi, me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe iu është dhënë ndihmë…
Partia e politikanit serb në Kosovë, Sllobodan Petroviq, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë anëtarit të tyre dhe këshilltarit të ministres së Bujqësisë, Srecko Spasiq. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ai është ndaluar mbrëmë nga MUP-i serb për dy orë në Vranje. Në momentin kur është ndaluar, dikush nga autoritetet serbe thënë Spasiqit që “ Dikush ka nevojë të flas me ty”, tregon komunikata. Megjithatë edhe pas dy orësh askush nuk kishte ardhur, dhe Spasiq u kishte thënë se do të duhet të vazhdojë rrugëtimin. Partia e Petroviq tregon se Spasiq ishte nisur në Serbi…
Gjithsej 42 të moshuar, të sëmurë dhe të brishtë dhe 20 të burgosur sot do të ushtrojnë të drejtën e votës në komunën e Strugës në zgjedhjet e gjashta presidenciale që do të mbahen nesër. Në komunën e Strugës, 60.459 persona kanë të drejtë të votojnë në 101 vendvotime. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba i konfirmoi MPB-së se të gjitha qendrat e votimit ishin gati për votim dhe se është duke u zhvilluar shpërndarja e materialit të votimit. Sipas tij, nga 22 të burgosur të raportuar në burgun e Strugës, 20 persona tashmë kanë realizuar të drejtën e…
Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se në aksidentit e mbrëmshëm që ndodhi në rrugën “Kema Sejfulla” në Shkup janë lënduar pesë persona, në mesin e tyre dhe dy fëmijë. “Më 19.04.2019 në orë 17:35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë në mes një veture “Jugo” e drejtuar nga A.M. (37) nga Shkupi dhe një veture “Peugeot 207” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.A. (32) nga Shkupi. “Pas aksidentit M.A dhe bashkudhëtarët e tij në veturën “Peugeot 207”, I.N. (32) dhe dy fëmijë të moshës nga 10 dhe tetë vjet, të gjithë nga…
Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë 34 persona të sëmurë. Sipas kryetares së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Elmira Bakalli, në Dibër do të votojnë 33 persona. “Dibranët me të drejtë vote për president të shtetit do të votojnë edhe për kryetarin e ri të komunës. Nesër do të votohet në 27 vendvotime, prej tyre 22 në qytet, dy në fshatin Mogorç dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën zgjedhore janë të regjistruar 18.625 persona me të drejtë vote”, deklaroi Bakalli. Në komunën Qendra Zhupë,…
Qytetarët sot në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohërit, Dibrës dhe Novo Sellës do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë: 0800-54321 e cila do të funksionojë nga ora 7:00 deri 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit. Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për qytetarët për t’i ndihmuar ata në realizimin dhe…

