Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Republikës së Maqedonsë I nderuari z. Zoran Zaev Kryeministër i Republikës së Maqedonisë Përshëndetje të përzemërta I përkasim gjeneratës së njejtë, vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, ashtu që do ti tejkaloj formalitetet e panevojshme. Do mundohem që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ta elaboroj temën rreth të cilës po u drejtohem. Ju, dhe unë poashtu e përjetuam periudhën e ekzistimit të shtetit i njohur si RFSJ. Ishim krenar me atë shtet të përbashkët, i respekuar në botë, ishim të lirë të udhëtojmë në katër anët e botës. Me siguri se ky shtet i…
Author: Hamdi Kumanova
Arsimi është bazamenti i zhvillimit, ai është çelësi i së ardhmes. Cilsia dhe kualiteti i arsimit është esecniale për një shoqëri dhe këtë gjë ju mundëson kolegji privat MAARIF I cili do të ofrojë një arsim shumë kualitativ dhe do të jetë një derë ku do të dalin intelektualën e ardhshëm.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë këtyre ditëve ka vazhduar me aksionin “Shporta e Ramazanit”. Ndihma në produktet bazë ushqimore arriti edhe në thellësinë e Karadakut të Kumanovës ku familjet më të varfra iu gëzuan ndihmës si dhe iu lehtësua një barrë e madhe në shportën e tyre mujore. QSA Maqedoni gjatë kësaj periudhe bëri regjistrimin e familjeve të reja si dhe zgjeroi projektin duke i mundësuar ndihmë edhe atyre familjeve që nuk kishin mundësi të ndihmoheshin. Fal donatorëve tanë dhe vullnetit të hekurt të aktivistëve të kësaj organizate, fëmijët, pleqtë dhe të varfrit e Komunës…
Në emisionin “Shtypi javor” të TV1, mysafir ishte analisti Xhevdet Hajredini i cili foli gjerësisht për takimin midis presidentit shqiptar Ilir Meta dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Almakos. Hajredini theksoi ndërmjet tjerash atë se Ilir Meta nëse dëshiron që t`i përkrahe shqiptarët e Maqedonisë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk duhet që ta përkrahe Ali Ahmetin. Meta, sipas Hajredinit, duhet që ta përkrahe Prokurorinë Speciale dhe prokuroren Fatime Fetai, sepse sfida më e madhe e Maqedonisë është ndëshkimi i krimit të organizuar. “Për çfarë përkrahje bëhet fjalë? Dhe të mos zgjidhet problemi me emrin, Maqedonia do të…
Bardhyl Mahmuti Më 24 maj të këtij viti, teologu Mustafa Bajrami publikoi reagimin e tij ndaj shkrimit tim të titulluar «Jerusalemi kryeqytet i Izraelit, është e drejtë legjitime e popullit hebre». Mirëpo, siç e pohoi edhe vetë në mesazhin që ma dërgoi, në reagimin që ka bërë kundër meje nuk i ka qëndruar besnik tekstit të shkrimit tim. Po i drejtohem publikisht Mustafa Bajramit se është e drejtë legjitime e secilit person të shprehet lirshëm dhe të shpërndahet mendimi i tij, ashtu siç ia merr mendja. Së paku këto dy aspekte të të drejtave të njeriut për fjalën e lirë…
Për prokurorët Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Shkupit dhe për Zllatko Bikovskin nga Krimi i Organizuar përpara festës është hapur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për ngjarjet e dhunshme më 27 prill, njoftoi Telma duke u thirrur në burime nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. Ata janë udhëheqësja dhe zëvendësudhëheqës në Prokurorinë e Shkupit dhe udhëheqës në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokurorët ngarkohen se nuk kanë kryer kontroll në vendin ku ka ndodhur ngjarja penale, gjegjësisht nuk kanë shkuar në Kuvend ku ka ndodhur dhuna dhe ku janë lënduar mbi 100 persona.…
Një ndër çështjet që në mjekësinë veterinere konsiderohet si problematikë e theksuar dhe që po kërkon zgjidhje të shpejtë është çështja e tatimit të vlerës së shtuar tek barërat. Tatimi “hë për hë” është shumë i lartë, andaj veterinerët kërkojnë që i njëjti të jetë më i ulët, sepse ndikon keq në punën dhe veprimtarinë e tyre. Nga Oda e Veterinërëve të Maqedonisë pas konsultimeve të shumta me ekspertë financiarë kanë dale me kërkesë drejtuar ministrisë së Financave, që të ulë vlerën e tatimit nga 18% në 5%. Madje kjo zbritje e përqindjes sipas Odës nuk dëmton buxhetin e shtetit,…
Koha e mirë dhe vikendi i vazhduar u shfrytëzua nga një pjesë e madhe e shtetasve të Maqedonisë. Një pjesë prej tyre ikën për në Greqi, por shumica e vizituan Ohrin, ku sot u shënua 1.000 vjetori i themelimit të Peshkopisë së Ohrit, transmeton Almakos. Por ashtu si afrohet fundi i vikendit të vazhduar, ashtu edhe po rritet frekuenca e veturave nëpër rrugë. Kështu, qytetarët në rrjetet sociale po shkruajnë për tollovitë e mëdha që po bëhen në rrugën Strazhë-Gostivar në ato pjesë ku është duke u rinovuar rrugën. Disa prej qytetarëve kanë pritur ka një orë e gjysmë./Almakos/
UD drejtori i Entit për Kujdesin e Fëmijëve me problem sociale ka shpallur thirrje publike për punësim të 18 personave profesionist për kohë të pacaktuar pune, informon KOHA. Orari i punës është nga e hëna në të dielën, 40 orë në javë, ndërrimi i parë prej orës 7 deri 14, ndërrimi i dytë prej 13 deri në orën 20, ndërsa ndërrimi i tretë prej orës 20 deri në orën 7 të mëngjesit (ditën e nesërme). Orari punues mund të përshtatet në pajtueshmëri me nevojat e punëdhënësit. Paga neto është 23.197 denarë.
Maqedonia si shtet që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane ka arritur të shfrytëzojë vetëm 40% nga programi i fondeve evropiane IPA, mjete këto të dedikuara për përforcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit. Për periudhën 2014 – 2020, Brukseli i ka ndarë Maqedonisë 664 milionë euro për shfrytëzim nga programi IPA, mjete këto të destinuara kryesisht për përforcimin e kapaciteteve në administratën publike, transport, buqësi, por ekspertet thonë se në fokus mbetet lufta kundër korrupsionit dhe sundimin e shtetit ligjor, për këtë arsye qeveria mjetet nga fondet IPA duhet t’i orientojë në përforcimin e kapaciteteve në institucioneve që janë…
Pas dënimit me dy vite burg në lëndën “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, edhe gjatë javës së ardhshme do të duhet të paraqitet në gjykatë. Gruevski gjatë javës së ardhshme do të gjykohet në lëndët “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Qendër”, ndërsa vetëm të mërkurën nuk është caktuar seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nesër dhe të enjten janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën Gruevski gjykohet për parregullsi zgjedhore, ndërsa me kërkesë të avokatëve procesi disa herë është shtyrë. Të martën duhet të vazhdojë gjykimi për “Trajektoren” për tatimet e ndërtimit të autostradave. Ndërsa të premten është caktuar…
Sipas Konkursit të shpallur më 22 maj nga ana e sistemit elektronik për furnizime publike, Komuna e Gostivarit kërkon zgjidhje ideore arkitektonike për ndërtim të një parku me ujë në Gostivar, informon KOHA. Për këtë qëllim Komuna ka siguruar edhe lokacionin dhe parasheh që parkun ta ndërtojë rreth keut të Lumit Vardar, në një zonë ku parashihen aktivitete rekreative dhe sportive. Në këtë aqua park parashihet të ketë pishinë më të madhe, lum të vogël, pishinë për fëmijë deri 4 vjet, pishinë për fëmijë prej moshës 4 deri 14 vjet si dhe pishina më të mëdha të përshtatshme për rekuizitat…

