Author: Hamdi Kumanova

Senad Idrizi dhe Amir Asllani janë nisur sot nga Tetova për në Haxh me biçikleta. Këto dy tetovar u përcollën nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre në rrugën e tyre për në Meke dhe Medinë, shkruan Almakos. Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra të cilën këto tetovar të tërën do ta kalojnë me biçikleta. Ata kanë marr mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen për në Haxh. Përndryshe, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë çmimin e Haxhit për sivjet e ka vendosur 4.100…

Lexo më Shumë

Fillon vendosja e skenës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me rastin e mbajtjes së protestës së organizuar nga grupi i qytetarëve “Të rinjtë për Maqedoninë, dhe për këtë shkak zona qendrore e Shkupit do të rikahëzohet, njofton Medial.mk. Nga MPB, konkretisht Departamentit për siguri në trafikun rrugor do të bëhet rikahëzim të trafikut në rrugët udhëkryqi Dame Gruev – Vasil Glavinov në drejtim nga “Kryqi i kuq” dhe anasjelltas nga udhëkryqi “11 Tetori – Koço Racin”. Apelohet deri tek qytetarët që të përmbahen nga çfarëdo akte të dhunshme gjatë protestave. “Ministria e Punëve të Brendshme e respekton të drejtën…

Lexo më Shumë

Fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, Ferid Murad, me origjinë nga Gostivari, po qëndron për vizitë në Maqedoni. Këtë mëngjes, ai u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e diasporës Edmond Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga koherenca e shtypit të Qeverisë, gjatë takimit u bisedua për vizionin e Qeverisë për shoqërinë multietnike gjegjësisht “Një shoqëri për të gjithë”, për proceset reformuese, përmirësimin e lidhjeve me vendet fqinjë, si dhe për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Nobeisti Murad, gjatë takimit, me kryeministrin Zaev i sugjeroj propozime konstruktive për përmirësimin e sistemit…

Lexo më Shumë

Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM kanë dhënë rezultate reale, deklarojnë nga LSDM, pas që Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar se paga mesatare neto për muajin prill të vitit 2018, ka arritur shumën e 23.942 denarë, çka është 5.6 për qind më shumë në krahasim me atë të prillit të vitit 2017-të, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Rritja e pagës minimale e ka hapur spiralen e rritjes së rrogave, fakti se rreth 90.000 punëtorë marrin paga më të larta ka ndikuar pozitivisht edhe në rritjen e pagës mesatare. Masat çka janë marr sigurojnë më shumë të holla tek…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë kritukuar politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Nga kjo parti thonë se në mungesë ideve se si për të zhvilluar ekonominë e Maqedonisë të dhënat e fundit bëjnë të ditur se shuma e tatimit e të ardhurave personale do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe në vend të tatimit aktual do të imponojë normat e taksave prej 10.15% dhe 18%. “Do tatohen edhe të ardhurat nga interesi mbi 12,000 denarë gjithashtu. Kjo do të thotë një barrë shtesë për sektorin privat që do të ndikojnë…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka përgjigje nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në letrën e Qeverisë me propozim që edhe Zyra e presidentit ta pranojë mjetin për transparencë, llogaridhënie dhe sundim të drejtë dhe të përgjegjshëm, me këtë, presidenti refuzon t’u përgjigjet qytetarëve për harxhimet e tij rrugore, kumtojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk. “Në letër dërguar më 29 maj, ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski e informoi presidentin Ivanov se Mjeti për transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme u është dërguar të gjithë funksionarëve të zgjedhur, të cilët duhet që në çdo moment t’i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev kërcënon me një padi kundër portalit “Republika” në qoftë se ata nuk kërkojnë falje për tekstin në të cilin kryeministri, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, u quajtëm andartë e brendshëm modern për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Andartët përndryshe janë anëtarë të një formacioni paramilitar guerilas grek, të cilët në fund të shekullit XIX-të dhe fillim të shekullit XX-të mori pjesë në Luftën për Maqedoninë, në mënyrë që pjesët e Maqedonisë dhe Thrakisë t’i bashkoheshin me Greqinë. Në demantimin e qeverisë, i nënshkruar nga kryeministri, kërkohet që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim para deputëve në Kuvend, në seancën ku po shqyrtohet Projekt-ligji për Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Ai ka thënë se kjo është ditë e madhe për endrrën për të dituar datë për fillimin e bisedimeve. “Evropa na zgjat dorën. Ftesa e hapur e aleatëve tanë nga NATO bëhet realitet. Hajde të jemi të gjithë bashkë rreth flamurit tonë kur do të ngritet në selinë e NATO-s muajin e ardhshëm. Para nesh janë fleta të bardha, t’i shkruajmë bashkë këto fleta me dashuri, unitet, solidaritet, për ardhmërinë tonë dhe për shtetin tonë të përbashkët Maqedoninë”,…

Lexo më Shumë

Si Qeveri, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, me metoda diplomatike dhe politike, me kontakte për të ndryshojmë këtë marrëveshje të dëmshme politike. Ky është obligimi ynë, deklaroi përgjegjësi për Politikë të Jashtme i “Nea Demokratia”, Jorgos Kumucakos, për televizionin grek Antena”. Kumucakos përsëriti edhe një herë se “Nea Demokratia”, do të vazhdojë ta kundërshtojë marrëveshjen në mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe se nuk do të votojë “pro” kur do të vijë në Kuvend. “Nëse vijmë në Qeveri, “Nea Demokratia” do të bëjë gjithçka që është e mundur, me metodë diplomatike dhe politike, të ndryshojë dhe të zvogëlojë…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup mbrëmë е promovoi gjeneratën e re të inxhinierëve dhe magjistrave të diplomuar, ndërsa në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Me këtë rast Ademi i ka u uruar të diplomuarit dhe magjistrat, duke theksuar se është veçanërisht i kënaqur që një numër gjithnjë e më i madh i nxënësve vendosin që arsimin e tyre ta vazhdojnë në disa fakultete teknike në vend dhe se kjo ishte e mirë sepse, siç tha,  për të studiuar në shkencat teknike do të thotë të investosh në një të…

Lexo më Shumë

Komuna e Aerodromit për herët të parë këtë vit ndan nga 3.500 denarë për secilin nxënës të klasë së parë. Për këtë, Komuna ka ndarë 2.800.000 denarë nga buxheti. Qëllimi i këtij projekti është që të lehtësohen harxhimet e prindërve për fëmijën i cili sapo ka nisur në shkollë për herë të parë. Në këtë mënyrë i kthejmë paratë tek qytetarët, mundësojmë fillim të këndshëm të vitit shkollor dhe kushte më të mira në procesin arsimor për çdo fëmijë, thotë Kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin. Nga sot prindërit e të gjithë fëmijve të klasës së parë në një…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov e ka ftuar kryeministrin Zoran Zaev menjëherë të ngrit procedurë për impiçment pasi që qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen për emrin është përfundimtar dhe ngelet i pandryshuar, njofton Portalb.mk. “E ftoj Zaevin me dy të tretën e shumicës e cila është e patjetërsueshme për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë, menjëherë të ngrit procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment”, thuhet në kumtesën e shkruar të presidentit, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov se nënshkruan Marrëveshjen me…

Lexo më Shumë