Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni. Gjatë kësaj vizite kryedemokrati Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni. Temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkia e Shkupit këtë vjeshtë do të subvencionojë 2000 mijë amvisëri dhe subjekte tjera në rajonin e Shkupit për pastrimin e oxhaqeve. Për këtë qëllim në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit janë ndarë dy milionë denarë. Shuma e subvencionit është 1.000 denarë, pavarësisht nga vlera e shërbimit për pastrim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për kompensimin të një pjese të shpenzimeve dhe vërtetimin se kriteret për marrje pjesë janë plotësuar, qytetarët duhet që deri te Bashkia e Shkupit të dorëzojnë disa dokumente. Ata janë kërkesë për kompensim që mund të merret në arkivën e Bashkisë së Shkupit ose të sigurohet në web-faqen…
Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM pranoi se televizioni maqedonas nuk do të jetë maqedonas. Stevo Pendarovski pranoi se humbet identiteti institucional. “LSDM-ja pranoi se edhe AShAM-i, nuk do ta mbajë emrit, por do të duhet patjetër të ndryshohet. Stevo Pendarovski morri guxim dhe e tha atë që Zaev nuk mund ta thotë”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO duke shtuar se Pendarovski pranoi se Maqedonia vetëm humb me marrëveshjen me Greqinë dhe se nuk fiton asgjë. Sipas VMRO-DPMNE-së Zaevi frikësohet, prandaj edhe ikë nga ballafaqimi në debat, për shkak se sipas VMRO-DPMNE-së, nuk ka argument…
KSHZ sot fillon fushatën e informimit-edukativ publik e cila do të mbajë disa video spote çka do të transmetohen nëpër mediume lidhur me referendumin e emrit që do të mbahet më 30 shtator. Fushata do të zhvillohet me moton “Qëndrimi yt, e drejta jote”. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski organizimi rreth referendumit për emrin po zhvillohet pa probleme dhe se po respektohen afatet e caktuara. “Rreth asaj që është e obliguar KSHZ, ndërsa ajo është organizimi dhe mbajtja e referendumit, mund të them se edhe ne i kemi marr të gjitha masat për organizim të mirë, i respektojmë afatet që…
Duke u afruar drejt NATO-s dhe BE-së mund të pritet përshpejtimi i rritjes ekonomike, ndërsa integrimet euroatlantike do të sigurojnë mundësi për rritje më të madhe nga ajo që është e projektuar për këtë vit. Këtë e ceki ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë lëviz në drejtim pozitiv. “Nga BE-ja sigurisht se kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht kemi grande që na ndihmojnë diçka që është e nevojshme si autostradat apo infrastrukturë tjetër, stacione të trajtimit të ujit etj. Përafrimi në BE sigurisht do të thotë edhe vendosje të rendit,…
Zoran Zaev, i cili fjalën debat nuk e ka tërhequr nga goja e tij, tani po largohet nga debati si një djall i temjanit. Zaev iku nga debati që e thirri kryetari ynë, Hristijan Mickoski. Zaev është një frikacak që nënshkroi kapitullimin e Republikës së Maqedonisë për një kolltuk. Aktualisht Zoran Zaev është kryeministër me zemër të tërbuar, reagojnë nga OBRM-PDUKM. “Kjo mjafton se Zaev nuk dëshiron të përballet me qytetarët dhe se nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me referendumin. Por çështja kryesore është se, kush e ndalon Zoran Zaevin të dalë dhe të përballet…
Banorët e Dollogozhdës të Strugës sot kanë protestuar në shenjë proteste kundër prerjes së drunjve. Ata përveç që kanë protestues i kanë dërguar një kërkesë edhe Drejtorisë së Pyjeve të Maqedonisë – filiali në Strugë, ku është kërkuar ndalimi i prerjes së drunjve dhe marrjes së pishave, informon INA. “Kemi marrë vendim që të ndalohet prerja e pyllit dhe marrjave pishave nga lokacioni vreshtat e fshatit. Të hënën ftojmë drejtorin e pyjeve që të vjen në ambientet e shkollës së fshatit dhe të jap sqarime rreth situatës aktuale”, thuhet në kërkesën e banorëve. Ata thonë se ndalojnë rreptësisht hyrjen mjeteve…
Nga Prokuroria Speciale Publike, në një raport të veçantë gjashtëmujor kushtuar sjelljes së papërshtatshme të gjyqtarëve, njofton se Svetllana Kostova, e cila ka qenë e zgjedhur për gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative, paralelisht ka punuar në policinë sekrete për disa muaj. Sipas PSP-së, me provat të cilat janë në dispozicion të tyre, sidomos në bisedat telefonike dhe sms mesazheve të Svetllana Kostovës, nga periudha e vitit 2011, në disa tema dhe me disa persona, vendosin çështjen e papajtueshmërisë së funksionit gjyqësor, duke kryer detyra të tjera publike, punë ose veprimtari, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas biografisë së saj profesionale postuar…
Gjatë tubimit që u mbajt mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Gostivar, fjalë rasti kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili mes tjerash tha se: Shqiptarët nuk e duan Serbinë dhe Rusinë, mos harroni shqiptarët janë të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Rexhepi gjithashtu shtoi se: Ne jemi në anën e atyre që do ti themi PO referendumit, ne jemi ata që do i themi PO euro-integrimeve dhe gjithashtu ne jemi ata që do i themi PO mirëqenies së qytetarëve’’ përfundoi Skender Rexhepi – Zejd.
Mekanizmin e Vettingut e zbatuam gjatë përzgjedhjes së Kryeshefit të policisë në Tetovë muaj më parë – z. Amir Dalipi. Këto ditë përzgjodhëm po ashtu me anë të mekanizmit të Vettingut edhe Kryeshefin e policisë kriminalistike në Tetovë – kolegun Idriz Milaimi. Jami krenar që jemi të parët në shtet që zbatojmë Vettingun me bindje se vetëm kështu do të kemi polici në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Ju siguroj se përzgjedhja e Kryeshefit të policisë kriminalistike në Tetovë dhe avansimet tjera në MPB nuk janë rezultat i marreveshjeve politike partiake, por i profesionalizmit dhe meritokracisë!
Misioni i OSBE-së në Shkup demanton informatat në lidhje me artikujt në media për një sondazhin të supozuar të OSBE-së për referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk. “Misioni i OSBE-së në Shkup ka mësuar për artikujt e fundit të mediave të cilat pretendojnë se OSBE ka realizuar sondazh mbi referendumin e ardhshëm. Misioni nuk ka realizuar asnjë sondazh të tillë. Të gjitha përmbajtjet mediatike që pretendojnë të kundërtën, janë tërësisht të pasakta dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë punën dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagimin e OSBE-së. Ndryshe, nëpërmjet mediat e afërta me opozitën, janë…
Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka shprehur mbështetje për referendumin e 30 shtatorit. Ai siguroi se nëse pas referendumit Shkupi i bën edhe ndryshimet kushtetuese, Kuvendi grek do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës me shumicë absolute dhe do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Edhe kryeparlamentari grek, Nikos Vucis u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet në Kuvendin grek. Megjithatë nga partia opozitare, Demokracia e Re edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin se për ta marrëveshja është e papranueshme dhe se nuk do ta ratifikojnë.

