Gjithsej 31 persona të shtunën deri në orën 24, kur përfundoi paraqitja e qytetarëve janë paraqitur për të votuar në kushte shtëpiake për referendumin e ardhshëm. Numri më i madh i paraqitjeve kanë arritur gjatë ditës së fundit. “Deri te Komisioni jonë komunal zgjedhor në afatin e parashikuar – 22 shtator, arritën gjithsej 31 paraqitje të qytetarëve, të cilët për shkak të problemeve shëndetësore kanë kërkuar të votojnë në kushte shtëpiake. Kjo shifër është shumë më e vogël për dallim nga zgjedhjet paraprake lokale dhe parlamentare kur arrinte rreth 200. Shumica e paraqitjeve (20), arritën gjatë ditës së fundit. Numri më i madh…
Author: Hamdi Kumanova
Pas publikimit të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin refuzojnë kërkesën e sopotasve për dëmshpërblim, ka reaguar partia Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se të burgosurit e rastit të Sopotit, nuk kanë me as jetë e as shpresë të enden nëpër gjykata për ta kërkuar dëmshpërblimin. Sipas kësaj partie, dëmshpërblimin atyre duhet tua kompensojë Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni. “Kjo Ministri e Drejtësisë që është pjesë e Qeverisë së LSDM dhe BDI-së, nuk e njeh as ligjin, as Kushtetutën madje as Konventat ndërkombëtare të institucioneve të Drejtësisë që sigurojnë të drejtën e dëmshpërblimit…
Ministria e Kulturës e RM-së e informon opinionin se përmes Ministrisë së Financave janë siguruar mjete për tejkalimin e problemit me valorizimin e punonjësve profesionalë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe realizimit të të drejtave të tyre ligjore. Për 134 punonjës nga institucionet nacionale dhe lokale të sferën së kulturës është marrë pëlqim për rritjen e pagave në bazë të titujve profesionalë të fituar në sferën e trashëgimisë kulturore. Në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi shumëvjeçar dhe do të kryhet korrigjimi i pagave për punonjësit në 21 institucione nacionale dhe 8 institucione lokale, sipas bazës së titujve…
Qyteti më i sigurt në botë është Abu Dhabi, sipas një studimi mbi faqen e internetit të Nombie. Në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, indeksi i krimit është 12% dhe kryeqyteti i Katarit, Doha është renditur i dyti. Tirana është 186 dhe ka një normë krimi prej 42.81%. Novi Sad është 169 me një normë krimi prej 11.01%. Ndër dhjetë vendet më të mira janë qytetet e Bazelit, Singaporit, Quebec, Osaka, Tokio dhe Berlin. Sofia është 167 nga 345 qytete dhe ka një indeks prej 44 për qind. Në renditjen në Shkup ka qytete të tilla si Milano, Gothenburg,…
Prej nesër temperaturat në Maqedoni do të ulen për 10 deri 15 celsius, ndërsa nga e mërkura në mëngjes temperaturat e mëngjesit do të ulen edhe rreth zeros, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Moti, informojnë nga DPHM, do të jetë kryesisht me diell, por me erë të përforcuar, si dhe dukshëm më i ftohtë. Temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit do të ulet për rreth 10, ndërsa në disa vende edhe për 15 gradë, transmeton MIA. Nga e mërkura në mëngjes rënie të ndjeshme do të ketë edhe në temperaturat e mëngjesit, të cilat në disa vende…
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ftoi maqedonasit të votojnë në favor të marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri të vendit të tyre (Maqedonia e Veriut), në referendumin e 30 shtatorit. ‘’Jepini vendit një ‘po’ për atë që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur si kusht për të përshpejtimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, thekson Kitaroviq. “Të dashur miq, Kroacia ju mbështet plotësisht në referendumin e ardhshëm. Ju jeni pjesë e familjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe Kroacia është gati për t’ju ndihmuar në këtë udhëtim duke ndarë me ju përvojën tonë “, tha presidentja kroate në një videomesazh.…
Përgjegjësi për Politikë të Jashtme nga partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos tha se nëse referendumi i 30 shtatorit është i suksesshëm, nga shtet i vogël ballkanik Maqedonia do të bëhet si anëtare e NATO-s. Kumucakos përsëriti qëndrimin e partisë së tij kundër ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin grek, pasi e njëjta pranon gjuhën dhe kombësinë maqedonase dhe se si e tillë është e dëmshme për Greqinë. Motivi për të votuar “Pro” është shumë i madh. Sepse së pari, Marrëveshja e Prespës, mbështet atë që e thotë Zaev, pra kombësinë dhe gjuhën, respektivisht identitetin e…
“Për momentin në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë punohet në realizimin e projekteve në vlerë prej mbi 800 milionë euro, që historikisht është program më i madh investues për përmirësimin e cilësisë së rrjetit rrugor në shtet”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, gjatë inspektimit të ndërtimit të urës në lumin Luda Mara në Vatashë. Kjo, sipas Sugareskit është dëshmi se qeveria maksimalisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës cilësore rrugore, me të cilën, siç tha, nga një anë do të kontribuojnë për transport të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe pasagjerëve, ndërsa…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i mbledh të dhënat nga Komisionet komunale zgjedhore për numrin e personave të paraqitur të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët dëshirojnë të votojnë në referendum. Deri pasdite nga gjithsej 80 komisione komunale zgjedhore deri tek KSHZ-ja kanë arritur të dhëna prej 56 KKZ-ve, në të cilat për votim janë paraqitur 1.260 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Afati për paraqitje për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm përfundoi më 22 shtator në mesnatë. Këta persona si dhe 1.558 të burgosur, sipas Listës zgjedhore, personat në arrest shtëpiak, si dhe 2.694 votues nga diaspora për çështjen…
Ministria e Drejtësisë as nuk ka kompetencë, as nuk mund të përzihet në përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me katër gjykatësit e theksuar në Raportin e posaçëm të PSP-së. “Kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë është që të krijojë kriter për zgjedhje dhe shkarkim të gjykatësve. Ne presim, siç presin edhe të gjithë qytetarët që Këshilli gjyqësor ta kryejë profesionalisht punën dhe se do t’i marrë parasysh të gjitha thëniet, të gjitha faktet dhe dëshmitë që i japin institucione relevante në Republikën e Maqedonisë”, tha Deskoska para…
Polica ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me incidentin e mbrëmshëm, kur në Hasanbeg të Shkupit është sulmuar një veturë Mercedes me 30 plumba. Sipas policisë, i plagosur në këtë rast ka mbetur një 22 vjeçar nga fshati Luboten, transmeton Gazeta Lajm. “Më datë 24.09.2018 në ora 00,20 nga Spitali i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup është denoncuar se tek ata është sjellur J.B. (22) nga fshati Luboten i Shkupit me lëndime nga armë zjarri. Deri sa ai ka lëvizur në rrugën ‘Alija Avdoviq’ me veturë ‘Mercedes’ persona të panjohur kanë gjuajtur drejt veturës së tij, me ç’rast…
Amendamentet kushtetuese nuk janë shkruar, as negociuar. Ato do t’i formulojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicë të madhe prej dy të tretave, me debat publik, me debat nëpër komisione. Ky është proces me afate të fuqishme të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, tha shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp në Qeveri për sqarim të të gjitha aspekteve nga Marrëveshja me Greqinë. Ai i sqaroi objektivat e katër amendamenteve kushtetuese. “I pari ka të bëjë me përcaktimin gjeografik verior ndaj emrit Maqedoni. I dyti ka të bëjë me atë që mos t’i prekim kufijtë, hap ende…

